Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Es geht voran in Kosova

Turqia do të vazhdojë të punojë për njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete



Kështu ka ri-konfirmuar kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Koksal Toptan gjatë një takimi të veçantë me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili po qëndron në Stamboll. Ndërkaq, presidenti Sejdiu ka ritheksuar se pavarësia e Kosovës ka sjellë paqe e stabilitet në rajon. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka marrë mbështetjen e plotë të Turqisë për të vazhduar lobimin për pavarësinë e Kosovës. Gjatë qëndrimit në Turqi, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik Ero-aziatik, presidenti Sejdiu ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Koksal Toptan.
Në këtë takim vëmendje e veçantë iu është kushtuar procesit të njohjes së shtetit të Kosovës dhe kontributit të Turqisë në këtë proces.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu veçoi rolin e bashkësisë etnike turke që jeton në Kosovë, e cila, siç tha, është pjesë e rëndësishme e pavarësisë së Kosovës.
Edhe në këtë takim, Presidenti Sejdiu mori konfirmimin e z. Toptan, se diplomacia turke do të vazhdojë të punojë për njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete. “Pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe dhe siguri në rajonin tonë", ka thënë Sejdiu, duke shtuar se Kosova pavarësisht sfidave që ka, tashmë është një faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal. Ai ka theksuar se Kosova e ka pasur dhe do të vazhdojë ta ketë Turqinë vend aleat shumë të rëndësishëm, me të cilin synon që t'i intensifikojë edhe më tepër marrëdhëniet e ndërsjella të bashkëpunimit. Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Presidenti Sejdiu është takuar edhe me ish Presidentin e Turqisë, Sylejman Demirel, të cilit i shprehu mirënjohjen për përkrahjen e përhershme që ai i ka dhënë çështjes së Kosovës.





RTK
 
Hapet Biblioteka e parë Elektronike Evropiane në Prishtinë





Shefi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Renco Davidi, nënshkroi sot marrëveshjen për hapjen e Bibliotekës së parë elektronike evropiane në Prishtinë, e cila do të funksionojë në kuadër të Bibliotekës Evropiane, që është hapur në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Drejtori i Bibliotekës Evropiane, Beqë Cufaj, tha se që nga momenti i nënshkrimit së kësaj marrëveshjeje, çdo gjë që do të shtypet në Komisionin Evropian, do të jetë e pranishme edhe në Prishtinë. Biblioteka elektronike është e vendosur në institucionet e arsimit të lartë ose qendrat kërkimore dhe është e lidhur me Komisionin Evropian, përmes një marrëveshjeje të nënshkruar nga struktura drejtuese dhe shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian.
Shefi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Renco Davidi, tha se kjo bibliotekë është e domosdoshme dhe e nevojshme, sepse është një burim i rëndësishëm informativ, sidomos për studentët.
“Me anë të kësaj biblioteke, që promovon disa gjëra në disa vende për shkak të asaj që ne kemi parë në shumë vende rreth Evropës dhe madje edhe në botë, është një burim shumë i rëndësishëm i njohurive për Evropën. Në mënyrë të qartë përfituesit kryesorë janë studentët. Pra janë ata që do të përfitojnë nga kjo, por edhe të tjerët, të cilët janë të interesuar të dinë më shumë për Evropën, kulturën etj”, tha shefi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Renco Davidi.
Ndërkaq, drejtori i Bibliotekës Evropiane, në Kosovë, Beqë Cufaj, tha se kjo është një ditë e veçantë si për Bibliotekën ashtu edhe për studentët.
“Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian, për herë të parë i ofron bibliotekës evropiane, e cila është një iniciativë joqeveritare, që përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje nga ky çast çdo gjë që do të shtypet në Komisionin Evropian, do të jetë e pranishme edhe në Prishtinë, që është një ngjarje shumë e veçantë, sidomos për studentët e Kosovës”, tha Beqë Cufaj.
Detyrat kryesore të kësaj biblioteke janë të ndihmojë strukturën drejtuese të promovojë dhe konsolidojë mësimin dhe hulumtimin në fushën e politikave të BE-së, të vë në dispozicion të publikut informacione mbi Bashkimin Evropian dhe politikat e tij, që të dyja në baza universitare dhe të tjera, të marrë pjesë në debate mbi Bashkimin Evropian, sipas nevojës me rrjete të tjera.
Gjithashtu, përfshinë dhe fut të gjitha publikimet e Komunitetit në një përmbledhje të vetme, siguron qasje dhe mundëson konsultimin e publikimeve dhe materialeve të tjera për së paku 20 orë në javë.





RTK
 
Gambia dhe Kosova shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit ndërshtetëror




Ambasadori i Republikës së Gambisë Gyorgy Suha ka vizituar Odën Ekonomike të Kosovës, ku është pritur nga drejtori për marrëdhënie me jashtë Safet Gërxhaliu, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e ardhshëm në mes të dy vendeve.




Agjencia e Pavarur e Lajmeve- Kosova Press
 
[smilie=to funny.gi:[smilie=to funny.gi:[smilie=to funny.gi::help:[/quote]

icon10.gif
 
Kosovo police arrest 12 suspected drug runners


Kosovo police said they arrested 12 suspected drug traffickers in raids on 10 suspect sites in the southern town of Prizren early Friday, AFP revealed.
"After questioning and in consultation with the prosecutor, eight of them are being held in the detention while four others will face justice by the regular procedure," the police said.
Police seized a "small amount of herion and marijuana," a statement added.
Kosovo is considered a key crossroads for drug trafficking from the east towards European Union countries.



FOCUS Information Agency
 
Thaçi premtoi investime në jug dhe në veri të Mitrovicës




Të shtunën në Broboniq të Mitrovicës është bërë përurimi i rrugës së asfaltuar në gjatësi prej 6 kilometrash, projekt ky i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT)në vlerë prej 750 mijë eurosh.


Agjencia e Pavarur e Lajmeve- Kosova Press
 
Ka filluar rindërtimi i shtëpive të serbëve në lagjen Kroi i Vitakut, në veri të Mitrovicës


Në lagjen Kroi i Vitakut ka filluar pa probleme rindërtimi i katër shtëpive në pronat e blera nga serbët, të cilat më herët janë shitur nga shqiptarët. Forcat e njësisë speciale të EULEX-it, po kujdesen për sigurinë në këtë lagje, ku në njërën anë po punohet për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve dhe anën tjetër për rindërtimin e shtëpive të serbëve. Ndërkohë, në veri të Mitrovicës po qëndron sot i ashtuquajturi monistër serb për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq. Bogdanoviq ka hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje në veri dhe po takohet me përfaqësuesit e serbëve të lagjes Kroi i Vitakut.
Bogdanoviq nuk ka kërkuar leje për hyrë në Kosovë nga askush.

Bogdanoviq tha se vizita e tij ka qëllim të mirë që t’i qetësojë banorët serbë, të cilët kanë protestuar disa ditë rresht në lagjen Kroi i Vitkaut. Ai tha që është shenjë e mirë edhe fillimi i rindërtimi në pronat serbe në lagjen Kori i Vitakut.




RTK
 
Zurück
Oben