Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Albanische Botschaft in Sarajevo eröffnet

Adem

********
[h1]Hapet ambasada shqiptare në Sarajevë [/h1]

05-sarajeve4.jpg


Është inauguruar Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bosnjë-Hercegovinë, në praninë e zëvendëskryeministrit dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Shqipërisë Ilir Meta

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm shefi i diplomacisë së Bosnjë-Hercegovinës, Sven Alkalaj, shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, i Ngarkuari me Punë i Shqipërisë, Flamur Gashi, si dhe qytetarë vendas me origjinë shqiptare.

Meta tha se hapja e Ambasadës shqiptare në Sarajevë reflekton qartë marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe i hapë rrugë intensifikimit të mëtejshëm të tyre. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu sot në këtë inaugurim zyrtar të Ambasadës sonë. Mendoj se është një hap historik në marrëdhëniet e reja midis Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, si dhe tregues i qartë i prioritetit shumë të rëndësishëm që Shqipëria u kushton marrëdhënieve me fqinjët, kontribut që ne do ta shtojmë akoma më tej, në shërbim të integrimit evropian të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Meta.
 
Bei der Eröffnung war auch Skender Hyseni (KS) dabei? :D da tut sich wirklich was in Bosnien ;) Und ausserdem in Bosnien lebende Albaner. Freut mich echt,
 
Zurück
Oben