Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

★ ★ ★ Përfaqësuesja e Kosovës ★ ★ ★

Gati për 5 mars

foto.php


3.JPG


2(9).jpg


1.JPG




In dieser kurzen Zeit wurde echt einiges getan und das verdient Respekt.
Dennoch sind die Arbeiten noch nicht komplett fertig, aber man bleibt dran:

5.JPG





 
Stadiumi shum bukur po duket! Kan bo pun t'mir ene t'pastër! I lumt!!!

- - - Aktualisiert - - -

MOE, a e din, se kush e ka financu renovimin?
 
Ndjehen krenarë, premtojnë maksimumin

ndjehen-krenar-euml-premtojn-euml-maksimumin_hd.jpg


Sulmuesi i Kaiserslauternit, Albert Bunajku, mesfushorët Enis Alushi (Kaiserslautern) dhe Fanol Përdedaj (Energie Cottbus), ndjehen krenarë që do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës në ndeshjen e parë miqësore pas lejimit nga FIFA, ndaj Haitit. Futbollistët e lartpërmendur premtojnë maksimumin më 5 mars.
Grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen miqësore me Haitin, sfidë e cila do të zhvillohet më 5 mars në Stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, ka filluar të dielën (dje). Shumica e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaki, tashmë kanë ‘ateruar’ në Kosovë. Njëri ndër lojtarët më me peshë që i tha ‘OK’ Kosovës, është edhe sulmuesi Albert Bunjaku, i cili aktivizohet me skuadrën gjermane Kaiserslautern në Bundesliga 2.

“Kur kam marrë ftesë, ka qenë normale që ta pranoj me kënaqësi. Edhe po të më ftonte Zvicra në të njëjtën kohë, do ta zgjedhja Kosovën. E kam përfunduar punën me Zvicrën, tash ka nisur një histori e re për mua dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Organizimi është i mirë dhe duhet ta shfrytëzojmë rastin që na ka dhënë FIFA. Duhet të japim imazh të mirë dhe t’i tregojmë botës se jemi të gatshëm për të luajtur edhe në eliminatore. Duhet të punojmë në frymë pozitive. Mendoj se e kemi ekipin e fortë’, ka deklaruar të dielën Albert Bunjaku.

Të kujtojmë se Bunjaku më parë ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës. “Shpresoj se ndeshja me Haitin do të përfundojë në mënyrë sa më të mirë. Si unë ashtu edhe të gjithë lojtarët që do të luajnë në këtë ndeshje, jemi gëzuar shumë që do të jemi pjesë e kësaj historie. Shpresoj të shënoj gola për t’i ndihmuar ekipit”, përfundoi Albert Bunjaku.

Alushi e Përdedaj

Krenar që do të luajë për Kosovën u shpreh edhe mesfushori Enis Alushi. Ky i fundit luan me Kaiserslauternin në Ligën e Dytë gjermane (Bundesliga 2), kurse vite më parë ka qenë pjesë e Gjermanisë U-20. “Dëshira dhe kërkesa ime është plotësuar. Gjithmonë kam thënë që do të luaj për shqiptarët, pa marrë parasysh Shqipërinë apo Kosovën. Jam krenar që kam marrë ftesë nga Kosova. Po gëzohemi të gjithë për këtë ndeshje, pasi është historike dhe nuk ka më mirë që si sportist të shkruajmë histori. Po shoh që ka nisur të zhvillohet jo vetëm shteti, por edhe Federata e Futbollit të Kosovës. Organizimi është shumë më i mire se në vitet e kaluara. Pritja ka qenë shumë e mirë dhe nuk po na mungon asgjë”, tha Enis Alushi.

Edhe mesfushori i Energie Cuttbus, Fanol Përdedaj premtoi maksimumin. “Jam i kënaqur që jam pjesë ekipit për këtë ndeshje historike. Unë i njoh Enis Alushin, Albert Bunjakun dhe do të njoftohemi edhe me të tjerët. Do të shohim se çka mund të sjellë loja. Por, do të mundohemi ta japim maksimumin në fushë. Haiti ka lojtarë të fortë, por ne do të mundohemi ta fitojmë këtë ndeshje. Unë jam luftarak dhe do të mundohem t’ua prish lojën për të fituar”, potencoi Fanol Përdedaj, i cili më parë ka luajtur për grupmoshat e reja të Kombëtares së Gjermanisë.

Agjenda e Përfaqësueses (e hënë – sot)

07:00-08:00: Mëngjesi
08:00: Nisja nga hoteli
08:00-12:00: Aktivitet i përbashkët (Vizitë stadiumit në Mitrovicë, Skenderaj, Prishtinë)
12:00-13:00: Dreka
13:00-15:00: Kohë e lirë në hotel (kohë e rezervuar për takime familjare)
15:00: Ushqim i lehtë (para/darka (obligative)
15:30: Teori para ushtrimit në hotel
15:40: Nisja për ushtrim
16:00-17:30: Ushtrimi nr. 2 (Stadiumi i KEK-ut)
17:30-17:45: Kohë për intervista në stadium
17:45: Nisja për hotel
18:30-19:30: Darka
20:00–21:00: Aktivitet i përbashkët

© telegrafi.com
 
Zurück
Oben