N
Nik
Guest
[-XOb das stimmt oder nicht keine ahnung , aber wäre ich de biazi wäre ich noch vorstichtig mit solchen aussagen
- - - Aktualisiert - - -
Tendenca për krijimin e kombëtares së Kosovës është tendencë për përçarjen e kombit, në ata segment ku ai është më i bashkuari. Kjo e ashtuquajtura kombëtare po zhvillon ndeshje miqësore me leje të Serbisë dhe pa asnjë symbol, bile as simbolet e Ahtisaarit. Për më tepër, në fanellat e kësaj ekipe do të figurojë fusnota që na e mohon republikën e na e mohon pavarësinë. Kjo e ashtuquajtur kombëtare e Kosovës, do të zhvillojë ndeshje në qytetin e ndarë të Mitrovicës dhe atë më 5 mars, pikërisht në përvjetorin e sulmit të fashistëve serbë në familjen Jashari. Ne duam t’ua përkujtojmë të gjithëve që Adem Jashari nuk luftoi për këso ngjyra, nuk luftoi për fusnotë, nuk luftoi për Mitrovicë të ndarë, por për shtet shqiptar të bashkuar, me sovranitet të plotë, me Mitrovicë të bashkuar dhe nën flamurin kuq e zi me shqiponjë dykrenare.
Albert Kastrati