Kosova uron Januzajn, pret t’i kthehet
Një tjetër humbje vjen për Kombëtaren e Shqipërisë. Kuqezinjtë përfundimisht nuk do të mund asnjëherë ta angazhojnë në radhët e tyre super talentin e Manchester Unitedit, Adjan Januzajn.
Kjo pasi futbollisti kosovar ka vendosur që ta veshë fanellën e Kombëtares së Belgjikës, ku edhe është rritur.Lajmin e gëzuar për tifozët belgë, por shumë të keq për tifozët shqiptarë e ka bërë të ditur përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter. “Është zyrtare, Adnan Januzaj ka zgjedhur Kombëtaren e Belgjikës”, ka shkruar Wilmots.
Në këtë mënyrë, Belgjika ka fituar përballë Shqipërisë, Anglisë dhe disa shteteve në përpjekjet e tyre për ta bërë të vetin 19- vjeçarin, për të cilin besohet se e pret një e ardhme tejet e ndritur.
Me Januzajn, Belgjika do të shkojë edhe më e fortë në Botërorin ‘Brazili 2014’, ku pritet të luajnë edhe Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili eventualisht edhe Pajtim Kasami, të gjithë këta me Zvicrën.
Bunjaku uron Januzajn, e pret në Kosovë
Sigurisht se përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi nuk e ka pritur aspak mirë lajmin rreth vendimit të Adnan Januzajt për të luajtur me Shqipërinë. Por, kështu nuk mund të thuhet edhe për përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku. Seleksionuesi kosovar vendimin e Januzajt e konsideron si të pritshëm.
“Është pritur një vendim i tillë. Si shqiptarë, edhe unë do të dëshiroja që ai ta zgjedhë Shqipërinë, por nëse i lëmë anash ndjenjat kombëtare e patriotike, atëherë them se Januzaj e ka marrë një vendim shumë të qëlluar e të mirë, po them në aspektin sportiv”, ka deklaruar për “Zërin” Bunjaku.
“Në një moshë të re, ai do të luaj në Botëror me Belgjikën, e cila për bindjen time shumë lehtë mund të jetë befasi e këndshme e ‘Brazilit 2014’”, theksoi Bunjaku, duke e përgëzuar futbollistin me origjinë nga Istogu, me shpresën që pas pranimit të plotë të Kosovës, Adnani ta lë Belgjikën për t’iu bashkuar Kosovës. “Deri më tani kanë qenë 7-8 shtete në garë për të, por Belgjika fitoi. Kur pranohet Kosova në UEFA e FIFA, atëherë Januzaj do të mund të zgjedhë sërish, sikurse shumë kosovarë tjerë. Por, e ardhmja e tij në Kosovë varët shumë edhe nga puna jonë, se a do të mund ta joshim në Përfaqësuesen tonë. Optimizmi nuk dua të më mungojë”, shtoi Bunjaku.
Vokrri: Januzaj mund të luajë për Kosovën
Rreth vendimit të Adnan Januzajt për të luajtur me Belgjikën ka folur edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ish- futbollisti i famshëm thotë se vendimi i 19 -vjeçarit duhet të respektohet, derisa i urojë suksese me Kombëtaren belge. “Zgjedhja e Adnan Januzajt duhet të respektohet, sepse bëhet fjalë për zgjedhje në aspektin sportiv. Do të thotë shumë për karrierën e tij pjesëmarrja në Botërorin e verës, sepse në Kampionate Botërore nuk mund të marrësh pjesë çdo vit”, deklaroi Vokrri për “Zërin”. “Por, e mira e gjithë çështjes ‘Januzaj’ është se pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, ai do të mund të rizgjedh sërish se për kë dëshiron të luajë, Belgjikën apo Kosovën”, theksoi Vokrri.
Memli: Suksese Adnan
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Sportit të Kosovës rreth vendimit të Adnan Januzajt për të luajtur me Belgjikën. “Urime Adnan Januzajt dhe i dëshiroj suksese me Belgjikën ne Kampionatin Botëror 2014. Shpresoj ta shohë duke luajtur për Kosovën një ditë”, ka shkruar ministri Memli Krasniqi në “Twitter”.
© DitaPress
Kurze Übersetzung:
Albanien hat somit keine Chance mehr, dass Adnan Januzaj für sie aufläuft.
Weitere Albaner die wahrscheinlich bei der WM spielen werden sind: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili und Pajtim Kasami.
Albert Bunjaku (Trainer Kosovos) gratuliert Januzaj. Er meint, dass er als Albaner sich auch gewünscht hätte, dass Januzaj sich für Albanien entscheidet, doch diese Entscheidung war vorhersehbar. Er ist jung und will bei der WM spielen, sowas kann man auch nicht Jahr für Jahr. Dazu meinte er, dass die Zukunft Kosovos in der Arbeit des Verbandes liegt. Er hofft, dass Januzaj und andere aus dem Kosovo stammende Albaner sich später dann für Kosovo entscheiden werden. Aus sportlicher Sicht sieht er bei januzaj eine sehr gute Entscheidung.
Fadil Vokrri (Präsident der FFK) sagt, dass man die Entscheidung des 19-Jährigen vor allem aus sportlicher Sicht respektieren muss und er wünscht ihm viel Glück mit der belgischen NM. Auch Vokrri meint, dass es später zu einer neuen Entscheidung kommen kann, wenn Kosovo bei der FIFA aufgenommen wird.
Memli Krasniqi (Minister für Kultur, Jugend und Sport) schließt sich den beiden anderen an. Er wünscht Januzaj viel Glück bei der WM und hoff ihn irgendwann im Kosovo-Trikot zu sehen.