http://gazetatribuna.com/foto.php?foto=/sport/2014_05/Terima_20140521082011.jpg&pozita=foto_lajm_in
U zhvillua ndeshja historike, ndërsa tani është radha për takimin e dytë. Nuk bëhet fjalë për Haitin, po për një kundërshtarë shumë herë më të madh dhe më të fortë. Në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’, Përfaqësuesja e Kosovës do ta presë një fuqi në futbollin evropian siç është Turqia e cila kishte zënë pozitën e tretë në Kampionatin botëror 2002 dhe në Kampionatin evropian 2008.
Populli i Kosovës dhe në përgjithësi shqiptar besojnë fuqishëm në një paraqitje dinjitoze të futbollistëve tanë ndaj yjeve turq të cilët po shkëlqejnë në kampionatet e ndryshme evropiane.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku ka deklaruar se është fat për Kosovën që do t’i ketë dy kundërshtar të fuqishëm. “Është fat i mirë dhe nderë që kemi dy lojë kundër Turqisë dhe Senegalit, kundërshtar superfuqi. Pavarësisht që janë dy lojë ne kemi dashur të marrim një numër të vogël të lojtarëve që ta ruajmë kualitetin. Këto lojë janë për të testuar dhe ta shohim nivelin e tyre”, deklaroi Bunjaku. Tutje trajneri i
Përfaqësueses ka deklaruar se janë bërë gati të gjitha përgatitjet dhe e ka skuadrën më të mirë të mundshme në dispozicion.
“Janë bërë të gjitha përgatitjet. I kemi bërë analizat për dy kundërshtarët. Baza jonë do të jetë brenda grupit tonë. Do të jetë test i mirë për qëndrueshmërinë tonë mentale. Do të përqendrohemi vetëm për lojën me Turqinë. Pas dy ditëve do të nisim të mendojmë për Senegalin. E kam skuadrën më të mirë të mundshme. Besoj në këtë skuadër. Ne i kemi ditur më herët që do të kemi vështirësi. Kampionati evropian e botëror është objektivi jonë”, tha Bunjaku.
‘Shikuesit na ndihmojnë’
Sulmuesi më me përvojë i Kosovës, Albert Bunjaku është shprehur se atmosfera në grup është shumë e mirë dhe do të përballën me dy kundërshtarë shumë të fortë dhe Përfaqësuese profesioniste. “Shumë mirë po ndihem që erdha prapë për të luajtur me Kosovën. Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe përpara kemi dy lojë shumë të forta me kualitet të lartë. Luami ndaj dy skuadrave profesioniste dhe mendojmë që të paraqitemi sa më mirë. Edhe ne kemi skuadër të mirë dhe duhet të paraqitemi sa më mirë në këtë ndeshje”, tha Bunjaku. Tutje sulmuesi i skuadrës gjermane Kaiserslautern, ka deklaruar se beson në rezultat pozitiv të Përfaqësueses, pasi tifozët i kanë mbrapa dhe ata do t’i ndihmojnë për ta arritur një gjë të tillë. “Po normale që mungesat e bëjnë të vetën pasi i njeh lojtarët pak më mirë por gjithmonë ndryshon formacioni por kjo nuk duhet të na pengoj dhe duhet të përqendrohemi në ndeshje. Besoj që kemi me marrë rezultat pozitiv pasi i kemi shikuesit pas shpine. Krejt shqiptarët na përkrahin dhe besoj se do t’ia dalim”, përfundoi sulmuesi i rrezikshëm i Kosovës.
Zeigt es auch ein Türkischer Sender?
Danke im voraus.