Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

28.November 2010 - Nationalfeiertag des albanischen Volkes

Schweiz

28_11_2010_gjyste_vulaj_leonida_17.jpg


New York
76420_474830988150_41342098150_5567954_7055968_n.jpg


Prishtina
150533_470254502699_51198312699_5467131_6715810_n.jpg


Tirana
76380_10150094946536096_99235476095_7292762_2405478_n.jpg
 
Presheva/Bujanoc

thumbnail.php




files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

files.php

Kryetari i Kuvendit Jonuz Musliu, Dilaver Kryeziu-drejtori i Ansamblit Shota dhe Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi
 
“Vetëvendosje”: Rinisë i ndalohet Festa e Flamurit

Koncerti “Rock për Bashkim”, i organizuar në mbrëmjen e 28 Nëntorit në sallën “1 Tetori”, është ndërprerë qëllimisht, thuhet në një kumtesë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ky koncert, i organizuar nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSH) u ndoq nga rreth pesë mijë të pranishëm, por nuk u mbërrit të zhvillohej deri në fund, për shkak të dy ndërprerjeve të njëpasnjëshme të energjisë elektrike.
“Në kontratën paraprake të lidhur me drejtorin e sallës, Fatmir Sfishta, na është dhënë siguria se nuk ndërpritet rryma elektrike në këtë ndërtesë, pasi rrjeti i furnizimit është i lidhur me institucionet më të rëndësishme qeverisëse të Prishtinës, spitalin dhe konviktet e studentëve. Mirëpo gjatë koncertit janë larguar të gjithë përgjegjësit e punëtorët e sallës, dhe aty nuk kishte asnjë person që të mbante përgjegjësi për organizimin. Pas ndërprerjes së parë të dritave, u detyruam të hyjmë në dhomën e siguresave, ku vumë re se ishte ulur çelësi i furnizimit të përgjithshëm, të cilin e vumë vetë në funksionim duke e rikthyer rrymën në sallë. Mirëpo vetëm pas 10 minutash, energjia është ndërprerë sërish, kësaj radhe prej një pike tjetër. Në të gjitha ndërtesat rreth sallës ‘1 Tetori’ ka patur energji elektrike pa ndërprerje”, thuhet në kumtesën e “Vetëvendosjes”.
Ky incident na bën të kuptojmë qëndrimin e kësaj administrate ndaj festës të së gjithë shqiptarëve.
Ky veprim, sipas kësaj lëvizje, tashmë të shndërruar në subjekt politik, nuk është për t’u habitur. “Kjo administratë e ka fshirë 28 Nëntorin prej memories institucionale në Kosovë, kjo është administrata që i ka ndërruar brutalisht simbolet e shqiptarëve, duke u imponuar atyre flamuj të rinj e simbole të rinj, e duke i ndaluar të jenë shqiptarë. Na mbetet të konsiderojmë fatkeqësinë që ka sjellë kjo klasë politike në Kosovë, dhe të angazhohemi aktivisht për ndryshimin sa më të shpejtë të saj”, përfundon kumtesa e “Vetëvendosjes”. /Telegrafi/
 
Zurück
Oben