Der Ermittlungsrichter hat noch keine Beweise, auch wenn wir als Anwälte jeden Tag darauf bestehen, dass die gesicherte Beweisen zu präsentieren sagte Rufi. Einzige Beweis ist die Ausage von Haki Haziri, aber wir denken,die Aussage von Haki Haziri ist keine Beweis, dass die Angeklagten schuldig diesem Fall sind. Hakiu war nicht im tatort hat keine Waffen oder maskierte mäner gesehn sagte der Anwalt Rauf.
Inszenierte Geschichte.
Ende asnjë dëshmi për vrasjen e pesëfishtë
25/05/2012 13:38:00
“Monstrës” po i del boja
“Gjykatësi hetues nuk ka prezantuar ende asnjë provë edhe pse ne si avokatë për çdo ditë insistojmë që të na prezantohen provat e siguruara. Deri tani si dëshmi e vetme merret ajo e Haki Hazirit, mirëpo ne mendojmë se me dëshminë e Haki Hazirit nuk ka prova, nuk ka dokumente që të akuzuarit janë fajtorë për këtë rast. Hakiu nuk ka thënë që ka pa ngjarjen, s’ka pa as armë e as persona të maskuar”, thotë avokati Raufi
Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre javë nga aksioni Monstra, ende nuk është siguruar asnjë dëshmi se të arrestuarit gjatë këtij aksioni kanë qenë të involvuar në vrasjen e pesëfishtë në afërsi të Shkupit. Avokati Naser Raufi, i cili mbron disa prej të arrestuarve në këtë rast, thotë se vonesa e dëshmive po tregon se të arrestuarit janë të pafajshëm.
“Gjykatësi hetues nuk ka prezantuar ende asnjë provë edhe pse ne si avokatë për çdo ditë insistojmë që të na prezantohen provat e siguruara. Deri tani si dëshmi e vetme merret ajo e Haki Hazirit, mirëpo ne mendojmë se me dëshminë e Haki Hazirit nuk ka prova, nuk ka dokumente që të akuzuarit janë fajtorë për këtë rast. Hakiu nuk ka thënë që ka pa ngjarjen, s’ka pa as armë e as persona të maskuar”, thotë avokati Raufi.
Në ndërkohë të mërkurën ka filluar procedura për suspendim të tre gardianëve në burgun e Manastirit, pasi dyshohen se kanë torturuar në burg dy të arrestuar gjatë aksionit policor “Monstra”. Avokati Raufi thotë se nuk do të pajtohet vetëm me suspendim të gardianëve, por do të parashtrojë edhe padi penale ndaj tyre dhe ndaj gjykatësit përgjegjës.
“Për dhunën e ushtruar do të informojmë reprezentët e Komisionit Evropian, për preventivë nga tortura. Do të bëjmë padi kundër Nënkryetarit të Gjyqit të Manastirit sipas nenit 213, sepse ai si përgjegjës ka për detyrë mbikëqyrjen e personave që janë në paraburgim, është dashur të informoje institucionet për dhunën që është bërë dhe të reagojë”, shtoi Raufi.
Aksioni policor “Monstra” u zhvillua më 1 maj, kurse një ditë më pas ministrja e brendshme Gordana Jankullovska deklaroi se gjatë këtij aksioni janë arrestuar autorët e vrasjes së pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilokovc të Shkupit. Ky aksion ngjalli dyshime të shumta te shqiptarët, për shkak të kundërthënieve të shumta që u paraqitën.
Për shkak të këtyre dyshimeve, opozita shqiptare dhe organiziatat joqeveritare kanë kërkuar që vrasja e pesëfishtë të hetohet nga policia amerikane FBI.
Tortura ka filluar më 1 maj!
Avokati Naser Raufi ka paralajmëruar se lidhur me rastin “Monstra” nuk mjafton vetëm suspendim i gardianëve në Burgun e Manstirit, por duhet kërkuar përgjëgjësi edhe nga policët që kanë marrë pjesë në aksion, Raufi thotë se tortura ndaj të arrestuarëve ka filluar më 1 maj, ditën kur është zhvilluar aksioni.
“Do të padisim të punësuarit e MPB-së sepse tortura ka filluar më 1 maj në stacionin e policisë. Kjo vepër sanksionohet me nenin 242 të Kodit penal për mundim, maltretim dhe veprim jonjerëzor ndaj të paraburgosurve”, deklaroi Raufi./lajm