Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Albanian Army - Info & Gallery

[h=2]Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, inspektoi trupat shqiptare në stërvitjen e NATO “Trident Juncture 15”, në Sardenja Itali[/h]E enjte, 05 nëntor 2015 05:01

020_664_443_90.jpg

Nga një pikë dominante e poligonit stërvitor në Capo Teulada, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Jeronim Bazo, i ftuar special i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Italisë gjeneral Graziano, pati mundësinë të ndiqte veprimet e trupave pjesëmarrëse në stërvitje dhe në mënyrë të veçantë të një prej kompanive të Batalionit të Dytë të Forcave Tokësore, përkrah të cilave stërviteshin edhe forcat amerikane të Gardës Kombëtare të New Jersey. Ishte radha e njësive të dislokuara në Sardenjë të Italisë (Capo Teulada), të cilat si pjesë e komponentit tokësor të stërvitjes Trident Juncture, të demonstronin atë çfarë kishin planëzuar e përgatitur për të ekzekutuar pas më shumë se 10 ditë stërvitje të përbashkët. Forca kryesore që i përkisnin Brigadës italiane të Mekanizuar Sassari, kishin bërë pjesë të tyre edhe formacione të ardhura nga vendet e tjera të Aleancës si pjesë e përpjekjes së përbashkët për të demonstruar aftësi e gatishmëri si dhe për të krijuar në një kohë të shkurtër kapacitete operacionale që janë në gjendje t’i përgjigjen kërcënimeve e rreziqeve të sotme dhe atyre të nesërme.

Në thelb ishte demonstrimi i aftësisë për të kryer operacione klasike të natyrës mbrojtëse, dhe me tej për të kaluar në veprime mësymëse që çojnë në zmbrapsjen apo asgjësimin e kundërshtarit.

Për rreth dy orë trupat e angazhuara në stërvitje demonstruan profesionalizëm, disiplinë, aftësi për të ndërvepruar dhe fuqi e shpejtësi për të realizuar me sukses misionin e ngarkuar. Spektri i plotë i operacionit iu dha mundësinë të gjithë elementeve të demonstrojnë aftësinë e tyre për të përmbushur detyrat e caktuara në funksion të misionit. “Ndjehem thellësisht i privilegjuar që me jepet mundësia t’i drejtohem Brigadës së Mekanizuar Sassari tashmë shumëkombëshe për shkak të marrjes në “gjirin” e saj edhe të njësive e formacioneve nga vende aleate e partnere të Aleancës” - iu drejtua gjeneral Bazo në fund të demonstrimit trupave të rreshtuara. Duke përgëzuar të gjithë personelin pjesëmarrës në stërvitje, gjeneral Bazo theksoi se sa e rëndësishme është të stërvitemi së bashku pasi “stërvitja është mënyra më e mirë për të mbajtur nivelin e duhur të aftësive operacionale dhe ndërveprueshmërinë si çelës të suksesit”. Një mesazh të veçantë përcolli gjeneral Bazo për trupat shqiptare - "jam në mënyrë të padiskutueshme krenar për atë që pashë të demonstrohet nga ju dhe ju siguroj që përpjekjet tona do jenë maksimale për mbështetjen tuaj."

Me fjalët më të mira për atë që arritën të demonstronin, trupave pjesëmarrëse ju drejtua edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Italisë, gjeneral Graziano, dhe komandanti i JFC Brunssum (Allied Joint Force Command Brunssum) gjeneralmajor Domröse. Të dy gjeneralët vlerësuan pjesëmarrjen cilësore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Trident Juncture 2015. “Stërvitja Trident Juncture është një demonstrim i rëndësishëm i forcës, në një moment të veçantë në të cilin jemi të impenjuar për të luftuar terrorizmin që vjen nga ISIS si dhe mbrojtjen nga kërcënimet që vijnë nga Lindja dhe nga Jugu” - u shpreh gjeneral Graziano.

010_664_443_90.jpg

030_664_443_90.jpg

035_664_443_90.jpg

040_664_443_90.jpg
 
Po të mos ishte Shqiperia ne NATO a mendoni se Shqiperia ka mundësi per ta mbrojtur veten?? Për shëmbull kunder Maqedonise ose vendeve në rajon si me Shkinijen?
 
FYROM edhe Malizi nuk jan problem per shqiperin. Kunder shkavin ni lufte defensiv mujna mi fitu. Me NATOn mas 1 jav jena Beograd.
 
Komandanti i Komandës Forcës Bashkuar të NATO në Napoli, admiral Mark Ferguson për vizitë zyrtare në Tiranë

E enjte, 12 nëntor 2015 11:15
140_664_443_90.jpg

Gjeneralmajor Jeronim Bazo priti në një takim komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli, admiral Mark Ferguson, i cili po ashtu është komandant i Forcave Detare amerikane në Evropë (Flota e 6-të amerikane) dhe Afrikë.Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit ushtarak midis FARSH dhe Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO, çështjeve të sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe krahun jugor të NATO, ku kjo komandë mbulon edhe misionin KFOR.Gjeneralmajor Bazo e njohu admiralin Ferguson me zhvillimet më të fundit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë si rishikimi i paketës ligjore dhe hartmi e miratimi i dokumentave strategjikë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe Plani Aftagjatë i Zhvillimit, dokumente të cilat jo vetëm ndihmojnë veprimtarinë kushtetuese të FARSH por përcaktojnë edhe objektivat kryesorë të FARSH në përmbushje të detyrimeve dhe angazhimeve që ka Shqipëria kundrejt NATO dhe partnerëve. Admirali Ferguson vlerësoi kontributin e Shqipërisë në drejtim të misioneve të NATO si dhe angazhimet e saj në drejtim të Planit të Veprimit të NATO dhe Task Forcën e Përbashkët me Gatishmëri të lartë të NATO, ku Shqipëria është ndër kontribuesit më të mëdhenj në raport me numrin e popullsisë.Gjithashtu, u vlerësua performanca e lartë e forcave shqiptare jo vetëm në misionet e NATO, por edhe rishtazi në stërvitjen e NATO “Trident Juncture 15”, ku forcat shqiptare ndërvepruan përkrah forcave të tjera të vendeve të NATO.
Bashkëpunimi ushtarak rajonal nëpërmjet iniciativave rajonale si “Karta e Adriatikut, A-5” iniciativa e SHSHP të vendeve të Ballkanit dhe roli i Shqipërisë në këtë drejtim u vlerësuan nga dy gjeneralët, të cilët theksuan rëndësinë e ruajtjes së një paqeje afatgjate në rajon.

Gjatë vizitës në Shqipëri, admirali Ferguson pati takime edhe me ministrin e Mbrotjes znj. Mimi Kodheli si dhe kreu një vizitë në komandën e Forcës Detare.

010_664_443_90.jpg

020_622_443_90.jpg

030_627_443_90.jpg

050_664_443_90.jpg

060_664_443_90.jpg

070_664_443_90.jpg

100_593_443_90.jpg

110_539_443_90.jpg

120_664_443_90.jpg

130_664_443_90.jpg

140_664_443_90.jpg

- - - Aktualisiert - - -

Stërvitje në Policinë Ushtarake

E mërkurë, 04 nëntor 2015 14:42

001_664_443_90.jpg

Në zbatim të Programit të Veprimtarive Kryesore të Policisë Ushtarake (PU) për vitin 2015, në datat 29 - 30 tetor 2015, Policia Ushtarake zhvilloi stërvitjen “Vlerësimi i kapaciteteve operacionale të kompanisë së dytë “Shëngjergji - 15”. Kjo stërvitje prej 48 orësh u planëzua dhe u zhvillua për testimin e kapaciteteve operacionale të Policisë Ushtarake në mbështetje të njësive dhe reparteve të Forcave të Armatosura të angazhuara në Emergjencat Civile (EC) dhe u realizua në tre faza: faza e parë konsistoi në përgatitjen e dokumentacionit dhe pajisjeve të nevojshme për stërvitje; faza e dytë konsistoi në testimin e kapaciteteve operacionale të nënrepartit të PU; faza e tretë dhe përfundimtare ishte zhvillimi i stërvitjes në terren me pjesëmarrës në stërvitje në kushte fushore të forcave.Qëllimi i stërvitjes ishte aftësimi i strukturës së drejtimit të kompanisë së dytë operacionale si dhe zhvillimi i kapaciteteve reaguese të saj për mbështetjen e FA të angazhuara në EC, duke ndjekur dhe zbatuar me rigorozitet procedurat standarde të drejtimit të trupave gjatë procesit të planëzimit, ekzekutimit dhe analizës së stërvitjes për testimin e kapaciteteve të PU në Emergjencat Civile.

Objektivat e planifikuar dhe të arritura në përfundim të stërvitjes ishin:
- Rritja e nivelit të linjës komanduese të kompanisë pjesëmarrëse në stërvitje.
- Aftësimi për përdorimin e procedurave standarde të drejtimit dhe testimin e sistemeve të komunikimit e informacionit dhe pajisjeve mbështetëse.

Stërvitja u planëzua dhe u realizua me sukses falë një punë të shkëlqyer të shtabit të PU dhe komandantit të kompanisë së dytë operacionale në hartimin, planifikimin dhe ekzekutimin e lojës stërvitore.

Në përfundim të stërvitjes trupat pjesëmarrëse i inspektoi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili me anë të një brifingu të shkurtër u njoh nga afër me punën e bërë dhe rezultatet e arritura në stërvitje .

Në fjalën e tij gjeneral Bazo përshëndeti trupat pjesëmarrëse në stërvitje dhe i uroi për rezultatet arritura në përfundim të saj. Ai theksoi se: “Polica Ushtarake me këtë stërvitje ka treguar se di t’i paraprijë situatave të ndryshme në EC në të cilat vendi ynë është përfshirë vitet e fundit. Ideimi i stërvitjeve të kësaj natyre shërben për dhënien e ndihmës dhe koordinimin me autoritete civile në EC nëse Forcave të Armatosura do t’u kërkohet të përfshihen dhe të japin ndihmesën e tyre. Duke parë ngjarjet e fundit që po ndodhin në rajon dhe fluksi i emigrantëve të cilët përdorin Ballkanin si rrugë kalimi, mendohet që edhe Shqipëria mund të jetë një destinacion i mundshëm kalimi dhe nëse FA do të përfshihen në të, atëherë duhet të jemi gati për menaxhimin e këtij lloj operacioni. Stërvitja që ju zhvilloni është një lexim i drejtë i situatave dhe detyrave me të cilat mund të angazhohen FA por dhe ju si Polici Ushtarake do të keni një punë të vështirë dhe përgjegjësi të madhe. Kjo stërvitje dhe skenarët që keni marrë në konsideratë do ju ndihmojnë të përballeni me sukses në operacione të tilla. Koha që kaloni, mundi e djersa që ju derdhni në stërvitje do ju shërbeje për të përballuar çdo vështirësi që do të hasni në operacione të ndryshme. Policia Ushtarake ka detyra shumëplanëshe, të vështira por dhe shumë fisnike. Kompletimi me mjete të reja të blinduara për ju rrit në një shkallë më të lartë kapacitetet operacionale në kompletimin me pajisje, por kjo kërkon angazhim, përgatitje dhe stërvitje me këto mjete për të lëvizur paralelisht kapaciteti operacional i pajisjes me mjete me atë të përdorimit të tyre dhe stërvitjes. Përgëzime për stërvitjen që zhvilluat dhe t’i gëzoni mjetet e reja.”

Komandanti i Policisë Ushtarake kolonel Xhevdet Zeneli falënderoi gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe nëpërmjet tij, Shtabin e Përgjithshëm të FA për mbështetjen që kanë dhënë për Policinë Ushtarake dhe i premtoi që Policia Ushtarake do të jetë gjithmonë e gatshme në përballimin e situatave nga më të vështirat dhe në zbatimin me rigorozitet të detyrave që do të ngarkohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA. Gjithashtu ai falënderoi dhe efektivin për seriozitetin dhe disiplinën e treguar gjatë stërvitjes.

010_664_443_90.jpg

020_710_399_90.jpg

030_710_399_90.jpg

Verstanden.

Shaka Zulus Armee bekommt endlich eine Geschirrspülmaschine. Davor war die Hälfte der Armee mit Geschirrspülen beschäftigt gewesen.
 
Zurück
Oben