BOSs
Shqipe
Salt Lake City, Utah, SHBA - 11 Maj 2009 - Naim Terbunja është shqiptari i parë në historinë e boksit që fiton turneun më të madhë kombëtar Amerikanë "National Golden Gloves".
Më heret nuk është lejur të luftoj ndonjë boksier jo-amerikanë për këtë titull, Terbunja mbanë nënshtetësinë kosovare dhe suedeze por mundesia për të luftuar për titullin National Golden Gloves ishte ekskluzive për talentin Naim Tërbunja.
Terbunja për shtatë ditë sa u mbajt turneu në qytetin Salt Lake City të Utah-së i fitoi pesë duele me rezultate fenomenale duke u shkruar në histori të boksit amierkanë dhe shqiptarë.
Terbunja arriti t`a mposht në finale Luis Arias nga Wisconisin me 3:2. Terbunja hyn në analet e boksit botërorë duke u konsideruar me legjendat e boksit që kanë fituar këtë turne dhe duke u bërë të famshëm më pastaj në ringjet botërore si Muhammed Ali, Joe Fraizer, George Forman, Mike Tyson, Evander Holyfield, Oscar De La Hoya, Antonio Tarver, Roy Jones Junior e shumë tjerë.
Ndryshe, duhet cekur se Naim Terbunja me datë 16 Prill 2009 kishte fituar turneun "New York Golden Gloves" apo i njohur edhe si "Daily News Golden Gloves" ku mernin pjesë edhe shtetas të huaj që jetojnë në amerikë. Suksesi tani i dytë me radhë në këtë vitë është edhe suksesi më i madhë që kishte Terbunja deri tani në karrierën e tij të pasur me më shumë se 200 luftra. Me këtë rekord të tanishëm Naim Terbunja ka tejkaluar bindshëm sukseset e çdo boksieri tjetër amator shqiptarë.
E përgëzojmë Naim Terbunjën për suksesin e arritur dhe besojmë në të ardhmen e tij. Ai disponon një talent të jashtzakonshëm.