Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren
  • Guten Rutsch, Sretna Nova, Καλή Χρονιά, Gëzuar Vitin e Ri, Mutlu Yıllar
    Wünscht das BalkanForum-Team

Albanische Kampfsportler

Triumf në Bern


azem3.jpg
Azem Maksutaj ka fituar të Shtunën në Bern të Zvicrës duelin kundër francezit Ajinca me KnockOut në raundin e tretë dhe nisi mbarë këtë vitë i cili do të sjell edhe duele tjera të mëdha me kikboksierin nga Deçani i Kosovës.
Maksutaj deri tani ka zhvilluar afër 100 duele profesioniste dhe i ka fituar mbi 75, gjithsejt ka grumbulluar 14 tituj të botës e shumë mirënjohje tjera në mbarë botën.

Brenda vitit 2010 Maksutaj ka per qellim te zhvilloi edhe 4 beteja tjera, si p.sh. ne Basel, ne Las Vegas, Dubai dhe ne fund ne Prishtine.
AlbanianBoxing.com do ju njofton me kohe edhe per duelet e lartpermendura.
Valon Lokaj
01.02.2010
 
Über Azem Maksutaj Karriere gab es seit kurzem ne verfilmung mit dem titel "being azem", vom kroaten Tomislav Mestrovic und dem serbisch/italienisch stämmigen Nicolo Settegrana. Der Film läuft glaub ich seit gestern
 
Besim Kabashi mbron titullin me KnockOut


Kikboksieri i fuqishëm Shqiptarë Besim Kabashi mbron titullin e botës me KnockOut në raundin e dytë, duke rrëzuar kundërshtarin nga Estonia Andrei Manzolo me Lowkick. Mbrëmë në Zenith-Halle të Mynihut luftoi Kabashi para 3.500 shikuesve.
Si gjithnjë u mirëprit kikboksieri Shqiptarë nga bashkatëdhetarët në sallë me shumë entusiazëm dhe ia arriti qëllimit që ti shpërblen ata me një fitore tjetër, fitore me KnockOut ashtu siç e deshirojnë tifozët e flaktë të këti sporti.
Ndër shikuesit në radhën e parë pranë ringut ka qenë edhe boksieri ynë Haxhi Krasniqi i cili duelin Kabashi vs. Manzolo e komentoi: "Besimi ishte i hatashëm në këtë duel, e zhvilloi një luftë të bukur prej gongut të parë dhe na e dha gjithnjë përshtypjen e kampionit të botës. Kundërshtarin Manzolo e shkatërroi kryesisht me Lowkick (goditje në këmbë) dhe nuk i dha shpresa për titullin e tij."
Besim Kabashi përmirësoi kështu rekdordin e tij profesionist në 32 fitore, 25 nga ato i ka shenuar me KnockOut dhe nëse i numrojmë me përqindje ky numër jap rezultatin prej 75%. Goditjet e tij sidomos me dorën e djathtë janë shkatërruese, opinionistet gjerman e krahasojnë me boksierin Vitali Klitschko i cili posedon poashtu fuqi të paparë në grushtin e tij. Kabashi aktualisht është edhe Kikboksieri më i suksesshëm në Gjermani.
Luftën Kabashi vs. Manzolo mund ta ndiqni me datë 25 Mars në kanalin sportiv gjerman DSF nga ora 22:15.


besim19.jpg
 
Zurück
Oben