Kosova është një vend demokratik dhe prosperues, thotë Engell
Nëse filloni me ndarje në Ballkan, atëherë ndarja nuk ka të ndalur pohon kongresisti amerikan, Elliot Engell, në një intervistë për Radio Kosovën. Engell tha se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës sepse kjo do të thotë ndryshim të kufijtë dhe kjo paraqet rrezik për stabilitetin e rajonit. Zoti Engell, cili është kuptimi i realitetit të ri në Evropë, me Kosovën si shtet të pavarur?
Elliot Engell:Mendoj se do të kemi një vend demokratike dhe prosperues, në zemër të Ballkanit. Vitet e ardhshme do të jenë të vështira, për shkak të problemeve të vazhdueshme që është duke i krijuar Serbia së bashku me Rusinë. Por në fund unë besoj se kosovarët do ta tejkalojnë këtë, duke u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Në Kosovë tani kemi edhe misionin e ri evropian, EULEX-i, në të cilën është janë përfshi edhe amerikanët. Si e shihni rolin e këtij misioni duke marr parasysh kontradiktat e shumta që janë rreth zbarkimit të këtij misioni?
Elliot Engell: Ajo që është më e rëndësishme është që Kosova është shtet lirë dhe i pavarur, i njohur nga 53 vende të ndryshme, të cilat në vitet tjera do të rriten. Unë mendoj se njerëzit e Kosovës përkundër të gjitha vështirësive, janë të aftë të qeverisin me vendin e tyre dhe me këtë edhe një herë përsëris se nuk kam asnjë dyshim që Kosova do të integrohet në Bashkimin Evropian, ne Kombet e Bashkuara dhe në NATO.
Zoti Engell a ka rrezik për ndarje të Kosovës, ndarje për pjesën veriore të vendit?
Elliot Engell: Mendoj se rreziku ekziston sepse mazhuritete serbe ne Beograd janë duke shpresuar por edhe punuar për të krijuar probleme që ndërlidhen me çështje ndëretnike, protesta dhe forma të ndryshme, për t’i përdorur si argument pastaj se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç ndarjes. Por unë mendoj se nuk do të ketë ndarje sepse autoritete në Kosovë janë duke punuar rreth asaj që të mos ketë incidente ndëretnike, ose të paktën ato po mbahen në minimum. Nëse filloni me ndarje në Ballkan, atëherë nuk ka të ndalur. Pra për këtë nuk mund të ketë ndarje, nuk mund të ndryshohen kufijtë sepse është rrezik. Ne duhet të sigurohemi që Kosova është e plotë dhe sovrane e jo e ndarë, duke garantuar të drejta për të gjithë qytetarët e saj.
Mendoni se ka një strategji të qartë rreth integrimit të pjesës veriore të vendit, por edhe minoritit serb në shoqërinë dhe institucionet kosovare?
Elliot Engell: Është problem sepse serbët janë duke rezistuar. Madje edhe serbët në Kosovë, të cilët dëshirojnë të integrohen janë nën një presion të madh nga ana e qeverisë në Serbi. Dhe ky është problemi. Shpresoj që më kalimin e kohës, por jo pas një kohët shumë të gjatë, njerëzit do ta kuptojnë se serbët në Kosovë kanë të drejtat e tyre dhe se Kosova funksionon si shtet.
Zoti Engell, tanimë bëhet gati një vit që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Si e vlerësoni punë e institucioneve kosovare gjatë kësaj kohe?
Elliot Engell: Mendoj se është duke shkuar mjaft mirë. Natyrisht ka probleme, por në përgjithësi mendoj që kanë vepruar mirë. Nuk dua t’i mbivlerësojë ata, por e di se në qeveri është duke u punuar shumë për zgjidhjen e problemeve dhe jam optimist se këto probleme do të tejkalohen.
Beriana Mustafa
RTK
-----------------------------------------------------------------
dieser ami da hat recht wenn man anfängt regionen zu spalten nur weil dort eine andere ethnie die bevölkerungsmehrheit darstellt dann hätte man im ganzen balkan komplett andere grenzen ziehen müssen !