Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Albanische Sprache/Dialekte

nööö, absolut nicht. die dialekte in den dörfern im sharr bei uns sind sogar noch ein bisschen anders als in tetovo selber. und die aus opoja reden halt so das typisch kosovarische.

also verständigen würden wir uns schon, aber nur wenn beide improvisieren und nicht voll den slang benutzen.^^


Aus welchem Dorf kommst du? Ich komm auch ausm Sharr Gebirge.
 
@Eli: :facepalm:
Ansonsten: http://www.balkanforum.info/f61/ghegen-tosken-194805/

Ein interessanter Artikel von Halil Matoshi. Solltest mal einen Blick drauf werfen, Eli :rolleyes:

N’ TIRANË KOSOVARI BËHET “MALOK”, “LALUCE”, “JORGO” ...

Pse dhe si po rritet racizmi i shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë ndaj shqiptarëve kosovarë dhe a ka ndokush normal që i duron termat përçmuese dhe pezhorativë si “malok”, “laluce”, “jorgo”, etj.,

Pse dhe si po rritet racizmi i shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë ndaj shqiptarëve kosovarë dhe a ka ndokush normal që i duron termat përçmuese dhe pezhorativë si “malok”, “laluce”, “jorgo”, etj., që janë të rezervuara rëndom për kosovarët? Ata, që nga liderët politikë të Kosovës e deri tek autori i këtij shkrimi janë personazhe që u vishen etiketat e sipërme në “Portokalli”. Ata nuk janë “ne”, janë ndryshe. Ata nuk flasin shqip. Ata nuk kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre të fortë, së këndejmi ata duhet nënshtruar...




01.10.2011

Halil Matoshi

Porse duke qenë se shqipe e bukur është edhe ajo e Atë Gjergj Fishtës dhe e Ndre Mjedës sikur edhe e Anton Pashkut e Esad Mekulit dhe po aq e bukur është edhe shqipja e Naim Frashërit e Lasgush Poradecit, çfarë të thuhet për ata shqiptarë që shajnë e pështyjnë një prishtinali, një kamenicali ose një llapjan (me Ll), vetëm nga shkaku se gjuha e tyre shqipe (varianti gegë) është sakatuar me një vendim të Partisë Komuniste dhe Enver Hoxhës!?

Sharësit racistë vafshin në dreq. Ndërkaq më neveritin ata shqiptarë kosovarë që në Tiranë luftojnë me veten për ta ndërruar theksin, fillimisht e mundësisht edhe gjuhën...

E ç’faj kanë kosovarët për vendimet e Enverit?

Duke qenë nën okupimin gati njëshekullor të tri Jugosllavive të dominuara nga Serbia, shqiptarët kosovarë janë në hall se si të jenë më të pranueshëm në Shqipëri (sidomos në Tiranë e më poshtë) pra, a duhet që të jenë krenarë me prejardhjen dhe mënyrën se si flasin dhe të kërkojnë nga pjesa tjetër e atyre njerëzve që konsiderohen apo perceptohen “krejt si na” apo duhet ta pranojnë dhe të vuajnë nga kompleksi i vlerës më të ulët dhe të bien në inferioritet duke “thyer” gjuhën keqas, duke rrëshqitur shpesh në situata qesharake. Këtë vikend në Tiranë, disa kolegë të atjeshëm tregojnë një barsoletë kur një kosovar nga Llapi qëllon në një ndejë shumë vëllazërore në Vlorë dhe kosovari kureshtar po i pyet të pranishmit se nga cili vend janë. I pari thotë se ishte nga Lezha, nga Libohova i dyti, kurse i treti nga Leskoviku. E tashti njëri nga shqiptarët anas do ta pyesin siç e do rendi kosovarin se prej nga vjen. Ai, duke dashur që të fliste si ata, thotë shkurt: Nga Lapi (me l)!?

Nga kjo barsoletë mund të dekonstruktohet miti i një gjuhe unike sipas standardit të vitit 1972, ndonëse shumë kosovarë krekosen se e kanë absolvuar standardin e shqipes, por kjo gjë as që u shkon ndërmend shkodranëve ta zëmë, apo tropojanëve e hasjanëve, të cilët, megjithatë, ndonëse kuptohen mirë me gjirokastritët, së paku nuk fyhen sikur shumë kosovarë.

Gazetarët janë observatorë të mirë, atyre shpesh u ndodh të vëzhgojnë situata të “mosmarrëveshjeve”, sepse hetimi dhe shkrimi është vokacioni i tyre është vëzhgimi.

Çka të thuhet kur në një dyqan në Tiranë, sipas një rrëfenjëze të një kolegu tjetër, hyjnë një grup maqedonasish sllavë dhe fillojnë të flasin gjuhën e tyre, ndërsa shitësja që s’i kupton ankohet tek shqiptarët e tjerë, se si nuk flitkan shqip maqedonët sllavë!?

Në vërejtjen e gazetarit se ata nuk e flasin shqipen, sepse janë sllavë, shitësja përgjigjet: “... edhe kosovarët nuk e flasin shqipen ama e kuptojnë mirë”!?

Nuk më kishte shkuar mendja se vërtet shumica e shqiptarëve të rëndomtë në Republikën e Shqipërisë kombin e kuptojnë të ndarë në rende qytetare, por do të kisha menduar në rastin më ekstrem se kosovarët fyhen vetëm nga qarqe nacionaliste shqiptare, mirëpo duke e bërë një lexim të shpejtë në komentet e shkruara nga kosovarët e të botuara në shtypin e Tiranës (“Tema” dhe “Shqip”) vërejta se në kombin shqiptar, sipas “puritanëve” të Tiranës rendin e qytetarisë e përbëjnë ata vetë, të parët, pastaj në rendin e dytë të qytetarisë shqiptare janë kosovarët, në të tretin shqiptarët e Maqedonisë dhe në të fundit ata nga hapësira e Malit të Zi dhe e Luginës së Preshevës.

Kjo ndodh beli, për shkak të modelit imperialist mbi të cilin është ndërtuar kombi serb, dhe është përqafuar nga shqiptarët, model, i cili, nga Vuk Karadzici ndahej në rende qytetare, ngase sllavët që konsideroheshin serbë flisnin dialekte madje edhe gjuhë të ndryshme nga serbishtja. Në rendin e parë natyrisht ishin imperialët serbë, në të dytin serbët e besimit katolik (që ishin kroatët) dhe në të tretin serbët që flisnin serbisht, por që ishin të besimit mysliman e që nënkuptoheshin myslimanët e Bosnjës dhe të Sanxhakut.

Dhe pikërisht ky imperializëm dhe kjo ndarje në rende qytetare e çoi Serbinë në luftëra të tmerrshme kundër të gjithëve, pra edhe kundër sllovenëve e kroatëve që ishin katolikë dhe kundër boshnjakëve që ishin myslimanë.

Qasja ksenofobike ndaj kosovarëve mund të shihet në komente si këto, p.sh. shqiptari që mban një pseudonim kafshe për veten “Çakalli”, thotë:

“Mësoni shqip o bylmezat turq të Titos, mësoni shqip ose vërini një emër tjetër asaj gjuhës tuaj të “kriposur” me fjalë që nuk i kupton njeri”!?

Në këso komentesh has opinionisti apo kolumnisti kosovar, por edhe lexuesi këtej Bjeshkëve të Nemuna, kur rastis që gazeta “Shqip” ose “Tema” i huazojnë për publikun e gjerë shqiptarë komentet e kolumnistëve që shkruajnë për shtypin e Prishtinës lexuesi tipik kosovar. Ndonëse këso mendimesh janë individuale dhe si të tilla duhet gjykuar, një pjesë e madhe e atdheut të shqiptarëve e ka këtë paragjykim për kosovarët që flasin dhe shkruajnë gjuhën e tyre të vetme që kanë: shqipen!

Ose edhe më vrazhdë: “O “Tema”, pse na i nxirrni këta serbë që flasin shqip gjysma- gjysma? Hiqu këtij plehre se s’na nevojiten thëniet e serbëve. Ne çdo të dytën fjali përmend thëniet e serbëve...”

Kjo gjuhë e cila përdoret për përshkrimin e kosovarëve është aq e neveritshme dhe gërditëse, sa që njeriut mesatar i vjen të pështyjë.

Mirëpo, në këso rastesh të duhet pak racionalitet dhe ftohtësi në shkallë gati indiference, sepse nuk mendojnë tërë shqiptarët kështu, aq më pak ta ngrehin këtë në doktrinë, me gjithë tendencat e hapura, diku më të zëshme e në disa qarqe me më tepër fleksibilitet. Ndonëse disa nga këto qarqe trumbetojnë të krijojnë edhe polici ndërgjegjeje për ta mbrojtur shqipen nga të folmet ndryshe, në Kosovë e gjetkë.

E disa të tjerë i mëshojnë fort tezës se nuk bën të lejohet forcimi i shtetit kosovar, sepse kjo krijon qasje disparate dhe e dëmtojnë luftën për bashkim kombëtar!?

Pra kombi unik në këso rastesh është kthyer në një mit dhe prononcim politik, sa për t’i bindur votuesit e tyre, të cilët ende janë në pakicë.

Këtë e dëshmojnë edhe lëvizjet më të reja në Kosovë, si koalicioni që u thye për lekët, ndonëse angazhohej për të futur në debatin publik tregime të mëdha, historike, idealiste.

Është fjala për lëvizjen “Vetëvendosje” dhe atë për Bashkimin, që i kanë drejtuar shigjetat kundër njëra-tjetrës, jo më për shkabën në flamur, por për eurot, që njëra palë pretendon se i janë vjedhur nga pala tjetër!?

E në anën tjetër, në Shqipëri ka edhe komentues racionalë që kritikojnë qasjet e tilla përjashtuese. Një lexues shqiptar thotë: “Kjo që thotë në fund Çakalli7 përfaqëson qartë mendimin dhe qasjen raciste që kanë një pjesë e gjerë e shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë me arsim të mesëm dhe të ulët, për shqiptarët e Republikës së Kosovës. Por asgjë për t’u habitur, sepse racizma të tillë vërehen edhe në nivele ende më lokale në Shqipëri dhe përmblidhen në terma përçmues dhe pezhorativë si “malok”, “laluce”, “jorgo”, etj.

Kurse në Kosovë, ka qytetarë shembullorë (patriotë konstitucionalë) që përmbysjen e kamionëve me mallra të importuara nga Serbia në akset kombëtare të Kosovës e konsiderojnë vepër penale, ndërlidhur me terrorizmin!?

Akti i sharësve të kosovarëve andej kufirit është terrorizëm verbal, kurse akti i aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosje”, kur u rrotullua një kamion dhe u dëmtua prona private (që në demokraci cilësohet si e shenjtë) është marrje e ligjit në dorë, pra terrorizëm klasik!

Kush ka garanci tutje në këtë vend (nëse ky akt kalohet heshtur) se nuk do t’i dalin kësi aktivistësh që prezantohen rrejshëm, me jelekë fluoreshentë si zyrtarë shteti në rrugët nacionale, për ta gozhduar në kryq!?

Jo, zonja e zotërinj, me këtë gjuhë fyese dhe me shtyrje kamionësh në humnerë nuk bëhet bashkimi kombëtar. Këta njerëz i bën bashkë vetëm urrejtja ndaj tjetrit (ksenofobia) dhe asgjë tjetër...

N’ TIRANË KOSOVARI BËHET “MALOK”, “LALUCE”, “JORGO” ... ~ Halil Matoshi

Der Typ hat recht.
 
Zurück
Oben