Hier seht ihr das neue realiserte Shoppingcenter, das von zwei österreichischen Architekten errichtet wurde:
Qendra Tregtare "Univers"
Qendra tregtare, gati 90 dyqane te reja
Fjoraldi Zguro
E Merkure, 24 Tetor 2007
Qendra Tregtare Univers pritet qe brenda pak javesh te hape per konsumatorin shqiptar ambientet e reja, te cilat do t’u shtohen atyre ekzistuese. Data 1 dhjetor i ketij viti eshte caktuar te shenoje edhe perurimin e siperfaqes se re. “Punimet jane ne fazen perfundimtare dhe brenda afateve te parashikuara”, pohon Samir Mane, pronar i Qendres Tregtare dhe president i “Mane TCI Group”. Ambientet e reja do te presin ne total 90 dyqane dhe 1100 vende parkimi, nga te cilat 700 te mbuluara. Ne kete menyre, QTU, vetem 6 kilometra larg nga qendra e Tiranes, rikonfirmohet si qendra me e madhe ne vend per shopping, e cila respekton standardet me te avancuara ne sektorin e sherbimit dhe tregtimit. Brenda dhe jashte ambienteve te QTU-se, siguria fizike e klienteve eshte e garantuar, po ashtu edhe pastertia, fale menaxhimit unik ne bashkepunim me kompani te huaja eksperte ne kete fushe. Samir Mane tregon se krijimi i nje rrjeti qendrash tregtare vazhdon te jete nje prej drejtimeve te synuara per zgjerimin e aktiviteteve ne vendin tone. “Do te nisim se shpejti ndertimin e qendrave tregtare ne Tirane dhe ne 3 qytete te tjera me nje fature e cila shkon ne 120 milione euro”, thote biznesmeni i suksesshem. Pra, pervec QTU-se, ne autostraden Tirane-Durres, pritet te hapen qendra te ngjashme edhe ne Fier dhe Shkoder.
Suksesi i menjehershem i Qendres Tregtare Univers, me e madhja e llojit te vet ne Shqiperi, ngjalli interesin e nje numri te madh kompanish nderkombetare per t’u bere pjese e QTU-se, te cilat kerkuan te jene prezente me dyqane dhe artikujt perkates. Per te permbushur kerkesen ne rritje per hapesira te reja, rreth nje vit me pare, kompania “Mane TCI Group”, ndermori hapin per zgjerimin e metejshem te QTU-se. Projekti eshte ideuar dhe zbatuar nga kompani te huaja dhe i shkon pershtat standardeve te vendeve evropiane. Me konkretisht, pjesa e re ka nje siperfaqe prej 22 mije metrash katrore, gjysma e te ciles eshte parkim nentokesor, ndersa pjesa tjeter, pra 11 mije metra katrore, jane dyqane dhe siperfaqe sherbimi.
Marka boterore te pranishme ne qendren tregtare
Rreth 95 per qind e firmave te mirenjohura te tekstileve, qe gjenden ne QTU, perfaqesohen ekskluzivisht. Nder markat me te njohura qe jane te pranishme ne ambientet e QTU-se mund te permendim: Springfield, Motivi, Celio, Esprit, Prental, Mothercare, OBJ, Gruppo Fiori, Colours&Beauty, Calliope, Bata, Roberto Bravo, Collins, Etam, Guy Larouche etj. Zgjerimi i QTU-se do te beje edhe qe siperfaqja e hipermarketit Euromax te rritet nga 4 mije ne 6 mije metra katrore, ndersa siperfaqja e rrjetit te dyqaneve Neptun do te shkoje nga 1700 ne 2600 metra katrore.
Vizitueshmeria, kete vit 3 milione persona
Qendra tregtare gjate vitit te kaluar ka numeruar rreth 2,5 milione vizitore. Nderkaq, gjate ketij viti ambientet e QTU-se jane vizituar nga rreth 250 mije persona ne muaj. “Duke pare kete tendence, mendoj se kete vit do te kemi me se 3 milione vizitore”, shprehet Iris Meta, menaxhere e QTU-se. Pra, rritja vjetore e frekuentushmerise se kesaj qendre kap nivelin prej 20 per qind. Qendra permbush te gjitha parametrat e kerkuara evropiane si parkimi falas, prezence e madhe dhe larmi biznesesh, sherbim me autobus falas nga qendra e Tiranes drejt e ne QTU dhe kthim.
BAR
SELF-SERVICE
PICA-SNACK
VIP BAR
LIGHT BAR
PLAYGROUND
SHOPS
QTU Tirana - Qendra Tregtare Univers