Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Christentum bei Albanern

Foto%201%20(Custom).JPG
 
Patriot und Märtyrer :al1:



AT LUIGJ PALAJ – MARTIR I FESË DHE I ATDHEUT

Pas maltretimeve që ia bënë Atë Luigj Palajt kriminelët malazias, e detyruan atë të ecte zbathur nëpër të ftoftë, derisa të mos “pendohej” për ta lënë fenë e tij katolike. Pastaj, kinse për ta mëshiruar i thanë që t’i merrte besimtarët e vet, por Atë Luigji iu përgjegj se “që të gjithë janë vëllezërit e mi, sepse të gjithë janë shqiptarë”. Po ashtu, provuan ta thyenin edhe duke ia prerë dy gishtërinjë të dorës së djathtë, që të mos kryqohet me pesë gishtërinjë

Gjendemi sot në Kishën e Pajtorës sonë të lashtë të Epirit Verior, Zojes shën Prene, që u martirizua për ne, që sot të jemi në këto troje.

Gjendemi sot pranë varreve të të parëve, e mbi të gjitha pranë varreve të martirëve tanë, që u martirizuan për fe e atdhe. Në veçanti, sot e përkujtojmë meshtarin e devotshëm, Atë Luigj Palajn, që u vra nga dora e kriminelëve sllavë vetëm e vetëm që nuk lejoi që shqiptarët, pa dallim besimi, të konvertohen në ortodoks, përkatësisht sllavë.

Pikërisht në ditën e sotit, para 99 vjetëve, Atë Luigj Palaj u vra në Janosh të Gjakovës. Ai ishte shuguruar në Zym të Hasit. Sot shpirti i Pater Luigjit udhëton drejt shenjtërimit.

Gjendemi sot në Shëngjergj edhe pranë martirëve të kulturës shqiptare – Atë Shtjefën Gjeçovit, Katarina Josipit, Anton Pashkut, Hermina (Delhysa) Lekajt, pastaj mësuesit Gjon Dulaj, martirit të Luftës Çlirimtare të Kosovës Kolë Gjevelekajt, e shumë të tjerëve.

Të gjithë këta martirë na kanë mbetur emra në zemra.

Dikur Dardania, përkatësisht Iliria ishin lëteri i Evropës. Megjithatë, për shkak të shumë trazirave që u zhvilluan në këto troje, ne e braktisem perëndimin me ikje nga vetvetja, kurse e pushtuam perëndimin me ikje nga atdheu.

E sot po i mbledhim copat e historisë së shpirtit. Bile koha po ecën e ne ende nuk po arrijmë te vetvetja. Nga kjo del se ripagëzimi ynë kulturor na bënë ta kërkojmë identitetin që e artikulon ardhmërinë tonë.

I madhi Ibrahim Rugova, që ishte njeri i rezistencës dhe i ekzistencës, thoshte: “Çdo gjë është prishur, tash kërkohet e veçanta”. Ta gjejmë atë!



Vargu i klerikëve shqiptar të Kishës Katolike është i gjatë, të cilët në kohëra të ndryshme u nëpërkëmbën, u përndoqën, u përsekutuan dhe u vranë mizorisht nga armiqtë shekullor të këtij vendi. U martirizuan ata për fe dhe atdhe. Në tempullin e flijimit për atdhe gjithësesi se zë vend edhe Atë Luigj Palaj (Sopaj, e gjejmë edhe si Paliqi), i biri i Tomës dhe i Paulinës, që u lind në Janjevë (Kosovë), më 21 shkurt 1878.

Zhgunin e shën Françeskut e veshi më 23 shtator 1896, kur edhe e ndërroi emrin e pagëzimit nga Matë në Luigj, sepse ishte përkushtuar ta ndjekë shembullin e jetës së shën Luigj Gonzages. Kushtet e para rregulltare i dha më 28 shtator 1897, përkatësisht kushtet e përjetshme më 26 prill 1901. Pas shugurimit meshtarak (në Zym të Hasit, më 20 prill 1903), në Romë kreu studimet pasuniversitare. Gjatë viteve 1905-1907 shërbeu famullitar në Arqipeshkvninë e Shkodrës. Më pas kaloi në Gjakovë (1907-1912) ku ishte emëruar rektor i shenjtërorit shën Antonit, e më vonë shërbeu në famullinë e Pejës dhe të Gllogjanit të Lugut të Baranit.
Në vazhdën e terrorit të paparë malazez në trojet e okupuara shqiptare, Atë Luigj Palaj u mor në shenjestër dhe u arrestua vetë i gjashtëdhjeti, i akuzuar gjoja për zhvillimin e propagandës në popull për mosdorëzimin e armëve dhe për t’u ngritur kundër malaziasëve, të cilët i konvertonin shqiptarët pa dallim besimi në ortodoksinë sllave.




Weiterlesen:

Frrok Kristaj: Në Shëngjergj të Zymit, më 7 mars 1913 | Revista Drini.com
 
Faik Konica ist zum Katholiken in Frankreich geworden hat dann auch seinen Namen geändert in Dominic :) Faik Konica war ein grosser , nur das seine Vorfahren waren Orthodox und nicht Katholisch das er ja ein Came war !

Hier ein unvergässlicher Zitat von Faik Konica : " Po sikur mos kishte ardhur Islami Shqiptaret do ishin ne nummer te Madh e me Milliona por nuk do ishin Shqiptaret "

PAQE !


Er war Moslem und ist dann konvertiert.
 
Zurück
Oben