Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Christentum bei Albanern

Pitbull in den kleinen Flaschen fand ich immer geil und war preislich sehr billig. Aber in Dosen war es nie gut. Beides sind doch kosovarische Produkte, oder?
 
Die Gebeine von Dom Nikolle Kacorri in Wien, verhüllt mit der albanischen Flagge. Eine relativ unbekannte Person. War Bischoff von Durres, Mitverfasser des albanischen Alphabets, der albanischen Unabhängigkeitserklärung sowie auch Vicepremier von Albanien. Starb 1917 an Krebs.

293280_520669951283680_692845356_n.jpg


War damals dabei als das Grab ausgehoben wurde hab damit zumindest einen albanischen Helden gesehen :)


[h=1]Dom Nikoll Kaçorri, ky njeri i jashtëzakonshëm i lënë në harresë[/h]

100 vjetori i shtetit shqiptar më shumë se një festë për ne shqiptarët duhet të jetë po ashtu një reflektim i thellë. Kjo është fotoja, e cila paraqet kthimin në atdhe të eshtrave të zëvendëskryeministrit të parë të Ismail Qemalit, Dom Nikoll Kaçorrit (shkurt 2011). Pa protokoll dhe nderim shtetëror. Ky njeri i jashtëzakonshëm është simbol i historisë jozyrtare dhe të palexuar në librat tona të “historisë zyrtare” të shtetit shqiptar.
E pashkruajtura histori jozyrtare thotë se kur do të ngrihej flamuri në Vlorë në 28 nëntor për nder dhe përkujtim të ngritjes së flamurit arbëror në Krujën e Skënderbeut, midis elitës shqiptare të mbledhur atje, kishte grupime me “luhatje” dhe pavendosmëri… Dom Nikoll Kaçorri është ngritur në këmbë përpara të gjithëve dhe nga brenda veshjes kishtare ka nxjerrë armën që mbante me vete (e ka vënë mbi tryezë) dhe ka thënë fjalët që kanë qarkulluar si gojëdhanë brez pas brezi…: “O ngrihet flamuri kombëtar, o gjaku deri në gjuj…!” Vendosja e tij nga plaku i madh Ismail Qemali si numri DY i Qeverisë së Parë të Shtetit Shqiptar nuk ishte rastësi. Ai është po ashtu firma e DYTE në dokumentin e pavarësisë.
Qeveria aktuale mori vendim me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar për ngritjen e disa busteve. Imzot Kaçorri, si gjithmonë, ishte i “pranishëm” me mungesën e emrit të tij…
Një jetëshkrim jozyrtar
Dom Nikoll Kaçorri ka lindur në fshatin Krej-Lure, fshat ky që ndan dy krahina, atë të Dibrës dhe Mirditës. Ai lindi nga prindër që u përkisnin të dyja besimeve (babai i krishterë dhe nëna muhamedane). Falë zgjuarsisë dhe dëshirës për t’u shkolluar, Nikolla i vogël ra në sy të arqipeshkvit të Durrësit në atë kohë, imzot Ambrosio, gjatë një vizite në Lurë, i cili u kujdes që ta shkollonte dhe ta bënte meshtar. Në vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua po të njëjtin vit në Shkodër. Shërbeu në Delbnisht (Kurbin), pastaj u emërua famullitar në Durrës. Ishte aktiv për 24 vjet si zëvendës-arqipeshkv (me disa ndërprerje të shkurtra).
Dom Nikollë Kaçorri ishte përhapës i librit shqip, dhe i shtypit shqiptar patriotik. Për këtë arsye edhe pati konflikte me shumë institucione të asaj kohe. Ai ishte pjesëmarrës i shumë lëvizjeve kulturore dhe politike shqiptare. Po ashtu, mori pjesë në Kryengritjen e Kurbinit (1905-1907).
Dom Nikoll Kaçorrin nuk e pengoi petku i meshtarit për të qenë në krye të lëvizjeve më të guximshme të kohës siç ishin Kongresi i Manastirit (1908), Kongresi i Elbasanit (1909), duke qenë pjesë aktive e çështjes së madhe kombëtare. Në vitin 1909 themeloi klubin patriotik të Durrësit, ndërsa më 18 qershor 1910, Imzot Kaçorri u arrestua nga forcat turke si kundërshtar i urdhëresave të qeverisjes osmane. Ai bashkëpunoi ngushtë me figurat më të njohura dhe me rrethet patriotike të kohës.
Plaku i Vlorës, Ismail Qemali, kur zbriti në Durrës u prit me nderime dhe i siguruar nga Dom Nikoll Kaçorri, si ndër njerëzit më të besuar për kurorëzimin e ngjarjes me përmasa historike dhe të shumëpritur për popullin shqiptar, në kushtet e një vendi të pushtuar prej 5 shekujsh.
Nëse do të ishte dikush tjetër me merita më të mëdha se Nikoll Kaçorri, nuk do të ishte e mundur që në votimin për nënkryetar të qeverisë ai të merrte votim unanim.
Në një letër drejtuar MPJ të Austro-Hungarisë, më 4 korrik 1913, ai shkruan: “… Simbas mendimit tem, ura e vetme e Shqipnisë qëndron në nji bashkim të përzemërt e të gjithë elementëve të çdo feje që gjenden mbrenda kufijëve të saj”.
Pas dështimit të Qeverisë së Ismail Qemalit imzot Nikollë Kaçorri së bashku me, Luigj Gurakuqin, Fahri Gjilanin, Themistokli Germenjin dhe Mustafa Krujën themeloi lidhjen “Për atdheun e për Thronin” për shpëtimin e atdheut nga trazirat e ndryshme antikombëtare. Pas gjithë kësaj, së bashku me shumë atdhetarë të tjerë imzot Nikollë Kacorri emigroi në Austri, ku qëndroi tri vjet në Vjenë deri sa vdiq më 29 maj 1917 nga një sëmundje e pashërueshme.
Për veprimtarinë e zellshme dhe të frytshme kishtare dhe njerëzore Papa i asaj kohe në 1917 e nderoi me “Kryqin e artë”, “Për Kishë dhe Papë”.
Ishte prifti kosovar Dom Pren Kola, që shërben për besimtarët katolikë të Kosovës në Vjenë, që mundi të identifikojë varrin e Dom Nikollë Kaçorrit… Përpjekjet e priftit kosovar në Vjenë nuk qenë të lehta. Atij iu desh të kërkojë me ngulm për tre vjet radhazi në dokumentet e Bashkisë së kryeqytetit austriak së bashku me të afërmit e tij.
Sot, Dom Nikollë Kaçorri nuk i përket vetëm famullisë katolike “Shën Luçia” të Durrësit…atje ku ai prehet.
 
Ardit , ich weis wie so der so tickt und eigentlich der großteils der Christen - Albaner

Wenn ich nocheinmal dieses Thema hier ansprechen darf.

Wir christlichen Albaner sind tolerant und respektieren auch andere Religionen. Jedoch ist hier und ich habe es auch selbst im ''wahren'' Leben erlebt, das in dem Fall moslemische Albaner sich zu Türken, Bosniaken oder sonstigen moslemischen Brüdern zudrehen und auf einem eigenen Landsmann scheißen. Wenn ihr einwenig hier herumlest werdet ihr schnell 5-6 User finden die gegen christliche, hauptsächlich katholische, Albaner hetzen und sich immer auf die Seite der Türken, Bosniaken,''ihrer Brüder'' usw. stellen. Ab diesem Punkt ist für mich diese Person gestorben, und wenn er mal was schwules hier von sich gibt wird einfach mit gleicher Härte zurückgeschlagen, da ist es mir egal ob er mein Landsmann ist oder nicht, wenn ich ihm Respekt und Toleranz entgegenbringe hat er das gleiche zu tun.

Für mich ist die Sache gegessen, ich hoffe ihr nehmt euch dass zu Herzen, wir sind immer noch ein Volk und wollen nicht so enden wie die Yugoslawen. Also mehr Toleranz gegenüber euren Brüdern :)
 
Bleiben wir beim Thema.

- - - Aktualisiert - - -

“Në vitin 1913 një numër jo i vogël ushtarësh të prirë nga një Pop Ortodoks e rjepën për së gjalli deri në vdekje At Luigj Palaj, prift françeskan shqiptar nga Gjakova, sepse nuk kishte pranuar të bënte shenjën e kryqit ortodoks dmth me tre gishta. Kështu që jo vetëm që ia pren dy gishtat, por edhe e rrjepën për së gjalli!" (E.C. Helmreich, The Diplomacy of Balkan Wars, 1983, Harward, SHBA).





522732_10200918197100818_1082020616_n.jpg
 
Zurück
Oben