Milot Hasimja
milot.hasimja@gazetaexpress.com
Prishtina,02 maj —
Rap muzika
e tij thuhet se buron nga jeta
e vështirë e një të riu brenda
getos, ose e të qënurit pjesë e
një grupi kriminel. Por, në
këngët e tij Colos bën thirrje për
të kundërtën, ngase ai propagon
largimin e të rinjve nga getot
dhe bandat dhe integrimin e
tyre në shoqëri. “Emigrantët
jashtë, jashtë, jashtë.....Getos”,
quhet njëra nga këngët e tij.
Veten e quan Colos. Është
pjesë e gjeneratës së fëmijëve
emigrantë në Gjermani, të cilët
thuhet se i bashkojnë vetëm dy
gjëra: mungesa e identitetit në
Gjermani dhe në vendlindje.
Dyndja e padëshiruar e
njerëzve, përfshi edhe Colosin,
ka rezultuar me rrëfimet e trajtuara
në këngë. Më 18 prill,
raperi shqiptar Colos është
shfaqur para adhuruesve të rap
muzikës në Gjermani, duke i
mahnitur ata. Vargjet e këngëve
të tij paraqesin pasqyrim të
gjërave me të cilat ballafaqohet
një emigrant në shoqëri.
Në web-faqen e Colos thuhet
se emigrantët jetojnë në një botë
që ata i duron por nuk i pranon
tërësisht, në një realitet ku shumica
e tyre i drejtohen dhunës
për përcaktimin e kufijve të vet...
natyrisht, përmes krijimit të
bandave.
Një komunitet i tillë janë edhe
shqiptarët, që edhe sot ballafaqohet
me problemin e integrimit
në shoqërinë gjermane,
apo në cilindo vend tjetër të
Evropës.
Pos problemit të integrimit
në shoqërinë e re, e njëkohësisht
edhe të huaj për ta, komunitetet
e ndryshme krijojnë
botën e tyre të rrezikshme.
“Mungesa e perspektivës dhe
krizat e identitetit ndikojnë në
humbjen e dëshirës për shkollim,
sepse në rrugë gjasat për të
arritur deri te paraja janë shumë
më të shpejta. Rrjedhimisht, intelekti
i tyre shpeshherë mbetet
në nivelin e klasës së gjashtë,
megjithëse pakkush nga ta e
vëren se duhet larguar nga rrethi
i djallit”, thuhet në web-faqen e
Colos.
Meqë emigrantët, sikur edhe
qytetarët e tjerë, synojnë të mirat
materiale dhe suksesin, perspektiva
dhe e ardhmja e tyre e
turbullt bëjnë që e tëra të kalojë
në ilegalitet. Ndonëse Colos
na bind në të kundërtën.
“Ai është njëri nga ta. Ai flet
gjuhën e tyre, ai flet për problemet
e tyre, sinqerisht dhe
drejtpërdrejt. Ai dërgon veten
dhe të tjerët pamëshirshëm në
gjyq”, thuhet tutje në web-faqen
e tij.
Colos kritikon, por njëkohësisht
mbetet edhe vetëkritik.
Dhe, në mënyrë të veçantë
kërkon që të jetë një njeri i
thjeshtë dhe të zhvesh mantelin
në të cilin është rritur - të cilin
ia ka prerë shoqëria. Në këngët
e tij Colos e përpunon atë që
çdo ditë e përjeton shoqëria në
të cilën jeton, që nga dashuria
e deri tek dëshpërimi apo urrejtja.
Ai nuk dëshiron që dikush
ta lavdërojë, por t’i rrëfej faktet.
Dhe këtë e bënë në një mënyrë
aq rrëqethëse, saqë atë duhet
dëgjuar deri në fund.
Colos është i vetëdijshëm se
si të huaj në Gjermani nuk e lidh
asgjë me shokët e tij, përveç
mungesës së identitetit, humbjes
së kulturës, fesë... Prandaj,
rapi i është bërë mënyrë e shprehjes,
duke e motivuar që të
mësojë gjermanishten sa për ta
thënë atë që e ndjen.
“Ai nuk dëshiron të bëhet
ushtar i rrugës, as gangster. E
urren romantikën e getos së një
adoleshenti nga një shtëpi e
mirë. Krejt çka dëshiron është
kthimi në një jetë të dinjitetshme.
Të pranohet si një njëri
me prejardhje nga Kosova, i cili
Berlinin e ka vendlindje të dytë”,
theksohet në web-faqen e tij.
Dhe, ndryshe nga raperët e
tjerë, Colos ka problem me atë
që këtu quhet “Gangster Rap”,
ngase për të këto janë fjalë fëmijësh.
Të fëmijëve që nuk dinë
çfarë të bëjnë me jetën e tyre