Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Da li je Miloš Obilić Srbin ili Albanac?

Wir haben Kultur und Tradition ohne irgendwelche Sachen zu erfinden die Tausende Jahre her sind,wovon ihr nur träumen könnt,wir versuchen auch nicht jeden Held der Welt zum Bosniaken zu machen,weil wir diese Komplexe nicht haben.
......

es gibt ja bosnische stimmen, die behaupten, die bosniaken als volk gibt es nicht.
es sind nicht wenige...
entweder sie sind muslimische kroaten oder eben muslimische serben.
warum sollte man die türken beleidigen?
im balkan werden die bosniaken wegen ihrer kultur türken genannt,
nicht wegen ihrer sprache...
die serben und einige kroaten nennen euch "türken"...
millosh kopiliqi entstammt aus meiner gemeinde,
also werde ich wohl wissen, was er gewesen ist...
solche ausländer wie du und serben entnehmen ihre informationen der serbischen kirche, die alles neutral serbisch betrachtet hat.
wenn du keine ahnung hast, dann einfach die füsse still halten.
genauso deine brüder aus serbien...
nicht umsonst hat man es bei euch laut medien auch bruderkrieg genannt...
 
du hast vergessen die serbischen helden zu nennen, die sind alle in der eu,
in den haag, sterben wie elende ratten an den schlimmsten krankheiten..

ihr könnt sie ja nachträglich selig sprechen..
und jedes jahr ihren tod feiern..

:app:


Hey Markovicu,..redest Du von Milosevic ? Der ist doch Albanischer Abstammung, wie man an dem typisch Albanischen Namen erkennt..
Kein Wunder war der so böse...Karadjordjevic ist ja angeblich auch Albanischen Ursprungs,und somit Karadzic sicher ebenso...da haben wirs ja schon,alles eigentlich Albaner !!!:birdman:
 
es gibt ja bosnische stimmen, die behaupten, die bosniaken als volk gibt es nicht.
es sind nicht wenige...
entweder sie sind muslimische kroaten oder eben muslimische serben.
warum sollte man die türken beleidigen?
im balkan werden die bosniaken wegen ihrer kultur türken genannt,
nicht wegen ihrer sprache...
die serben und einige kroaten nennen euch "türken"...
millosh kopiliqi entstammt aus meiner gemeinde,
also werde ich wohl wissen, was er gewesen ist...
solche ausländer wie du und serben entnehmen ihre informationen der serbischen kirche, die alles neutral serbisch betrachtet hat.
wenn du keine ahnung hast, dann einfach die füsse still halten.
genauso deine brüder aus serbien...
nicht umsonst hat man es bei euch laut medien auch bruderkrieg genannt...


hmmm...

Miloš Obilić (serbisch Милош Обилић) (* um 1350 in Dvoriste in Pocerina (Serbien) geboren;
 
es gibt ja bosnische stimmen, die behaupten, die bosniaken als volk gibt es nicht.
es sind nicht wenige...
entweder sie sind muslimische kroaten oder eben muslimische serben.
warum sollte man die türken beleidigen?
im balkan werden die bosniaken wegen ihrer kultur türken genannt,
nicht wegen ihrer sprache...
die serben und einige kroaten nennen euch "türken"...
millosh kopiliqi entstammt aus meiner gemeinde,
also werde ich wohl wissen, was er gewesen ist...
solche ausländer wie du und serben entnehmen ihre informationen der serbischen kirche, die alles neutral serbisch betrachtet hat.
wenn du keine ahnung hast, dann einfach die füsse still halten.
genauso deine brüder aus serbien...
nicht umsonst hat man es bei euch laut medien auch bruderkrieg genannt...

Du wirst auch immer trotteliger.
Welcher Bosniake behauptet das es uns als Volk nicht gibt,sowas ist Propaganda von manchen nationalistischen Serben und Kroaten,das weißt Du genau.
Es gibt doch diese Schrift wo steht es gibt keine albaner sondern sie sind nachfahren der anatolischen turkmenen,sollen wir jetzt auf diesem niveau diskuttieren?
Das es ein Bosnisches Volk gibt steht ausser frage und das wir seid ewigkeiten den Balkan bewohnen damit müsst ihr klar kommen oder auch nicht,ist nicht unser Problem,wir wissen was wir sind und sind stolz drauf.

Was Kobilic angeht werden die Osmanen gewusst haben wer ihren Sultan ermordet hat und es war ein Serbe,das steht ausser frage und diese informationen entnehme ich sicher nicht irgendwelchen Kirchen,müsstest Du langsam wissen.
Typisches krankes verhalten wieder,alle zu Albanern machen wollen und im gegenzug alles Serbisch was euch prägte,wie der Halb Serbe Skanderbeg oder alles Türkische(wovon ihr mehr als genug aufgenommen habt) versucht man dagegen zu verwischen.

Aber wie gesagt das absolut lächerlichste und sogar schon psychisch gestörte ist wenn gerade Albanische Moslems uns abwertend als Türken abstempeln wollen,das spricht für eine ausgepregte Persönlichkeitsstörung und Minderwertigkeitskomplexe,da kann ich Dir aber nicht helfen,damit muß man schon selber klar kommen.
 
Natürlich war Milos Obilic Serbe.

Alles andere ist Quatsch mit Sauce, das "Milosh Kopiliq" ist nur ein alter Scherz in Anspielung auf das Wort "Kopil", das soviel wie Bastard oder sowas ähnliches bedeutet.

Wie naiv manche Albaner sind, aber echt...
 
HEROI QË SFIDOI HISTORINËE Diel, 12-07-20.
Kujtesa historike

Në 618 vjetorin e rënies së trimit të parë drenicar mesjetar Milosh Nikollë Kopiliqi
Nga Bedri TAHIRI

Qershor 1389. Java e dytë. Vapë e madhe, përvëluese. Toka e çarë si pjepëri. Thatësi e paparë dhe e padëgjuar. Nuk e mbanin mend as më të moshuarit. Moti s'kishte rënë asnjë pikë shiu. Edhe dimri i shkuar ishte i pa borë. Miloshi ishte zgjuar herët. Pasi ua hodhi një sy pronave të shumta në Kopiliq të Drenicës, shkoi edhe poshtë, te mullinjtë. S'punonin të bekuarit, se nuk kishte ujë, kishin shteruar puset. Nuk qëndroi shumë aty dhe vrik u kthye në shtëpi. U ngjit lart në kullë. Me nga një gllënjke piu radhazi tri kafe pa sheqer. Kjo nuk i kishte ngjarë moti. Ishte shenjë trazimi e shqetësimi të thellë shpirtëror. Dje e kishte hidhëruar i vjehërri, car Llazari. Kishin biseduar për organizmin e një koalicioni antiturk. Të gjithë do të bëheshin bashkë: shqiptarët, serbët, boshnjakët, vllehtë, hungarezët, bullgarët etj, për t'ia ndalur turrin bishës aziatike, e cila si një masiv përmbytës po rrokullisej drejt tokave të tyre. Do të bëheshin rreth pesëdhjetë mijë veta karshi njëqindmijë trupave pushtuese turke. Mirëpo, tek ky e kishte shfaqur një mosbesim. Disi të gjithë i druheshin. Dyshonin në besnikërinë e tij. Mendonin se do t'i tradhtonte. Edhe pa i thënë, i kishte kuptuar fare mirë.

Zemërimi i princit

Dhe, e gjithë kjo pa asnjë arsye. Vetë Sulltan Murati I Miloshin e njihte për sundimtar të Dardanisë (Kosovës) dhe si kundërshtarin më të rrezikshëm. Para se të nisej këndej, atij i dërgoi letër, ku i kërkonte "haraçin e shtatë vjetëve" dhe "çelësat e shtatë kullave në Qyqavicë". Madje i kishte propozuar që të shkëputej nga Koalicioni i krishtër, me kusht që të siguronte pushtetin e plotë në Kosovë. "Për këto letra dinte edhe kronisti grek Joan Dukas. Madje, ky kishte konstatuar se Miloshi letrat e mbretit ia kishte treguar vazhdimisht car Lazarit, i cili e kishte këshilluar Miloshin t'i pranonte propozimet e Sulltanit. Por Miloshi ishte i vendosur për fillimin e luftës dhe për sakrificat supreme"(Prof. Dr. Qemal Haxhihasani; Beteja e Kosovës (1389), ASHSH, Tiranë, 2005, fq. 161).

-Do ta shini kush është Milosh Nikollë Kopiliqi!- u kishte thënë troç darkën e fundit princërore. Dhe, i nevrikosur në kulm, kishte dalë nga Kuvendi. Si me flatra dragoi kaptoi bjeshkën dhe u kthye në vendlindje, në Drenicë. Kishte ndarë mendje që të mos dukej më andejpari deri në fillimin e betejës. Nuk ia kishin besuar asnjë formacion ushtarak e asnjë krah të fushëbetejes. Luftëtarët e tij, drenicarët, do të radhiteshin përkrah atyre të Gjergj Balshajt të Dytë (sundimtar i Shkodrës), Dhimitër Jonimasë (sundimtar i Përdhanës që përfshinte rrethin e Lezhës dhe Rrëshenit) e të Theodor II Muzakës (sundimtar i Beratit dhe Myzeqesë). Ky i fundit njihet edhe me emrin Musa Arbanasi, gjegjësisht Musa Kesexhia. Ky trim shqiptar i doli përballë princit serb, Kraleviçe Markut, i cili, pas rënies së të atit, Vukashinit, në betejën e Maricës (1371), qe bërë mbret i Maqedonisë. Në fund, pas përpjekjesh të shumta arrin ta mund kundërshatarin, por tradhtohet prej tij dhe e pëson, mbetet në fushëbetejë. Emri i tij, me ngjyrime të tjera etnike, zuri vend në të gjitha shkrimet dhe këngët serbe. Ai është skalitur edhe në Përmendoren e Gazimestanit, të ngritur më 1953.

"Pjesëmarrjen e Musa Arbanasit (Todor II Muzakës) në Betejën e Kosovës nuk e dëshmon vetëm epika popullore serbe, por edhe kronikat mesjetare shqiptare. Nipi i tij, Gjon Muzaka, pos tjerash shkruan: "Teodor Muzaka, biri i dytë i shtëpisë sonë dhe zotërinj të tjerë të Shqipërisë, të lidhur midis tyre shkuan së bashku në betejë, por aty u thyen të krishterët dhe mbeti i vrarë i përmenduri Teodor, i cili kishte marrë me vete reparte të mëdha shqiptarësh" (Prof. Dr. Kristo Frashëri; Beteja e Kosovës (1389), ASHSH, Tiranë, 2005, fq. 148).

Marshimi kobtar

Se do të bëhej luftë e madhe merrej vesh nga përgatitjet e palës kundërshtare... ...Fiset endacake të oguzëve turanikë nga Azia Qendrore lëviznin në grupe sa andej sa këndej. Kërkonin dhe zaptonin vende të reja. Një grup i madh zuri vend në rethin e Anadollit. Ishte shekulli XI. Në mesin e tyre shquhej njëfarë Osman beu, i biri i Ertogrullit. Ai e themeloi edhe emiratin e vet. Me shpatë i zgjeronte kufijtë çdo ditë. Banoret e këtij emirate u quajtën turq-osmanë ose shkurt osmanlinj. Ata si fara e keqe shtoheshin shpejt. Si hithrat, mbinin kudo. Më 1326 e formuan edhe Dinastinë e tyre me qendër në Brusë. Kështu lindi shteti Osman, shtet feudalo-ushtarak e despotik, i cili pas luftërash e betejash të shumta do të zgjerohet në të dy kontinentet.
Në vitin 1355 ata i kaluan Dardanelet dhe iu vërsulen Ballkanit. Pushtetin e vendosen ne Andreopojë, që e pagëzuan Edrene. Marshimet e tyre nuk kishin të ndalur. S'kishte forcë që i pengonte. Shkatërronin, digjnin e përmbysnin çdo gjë. Nënshtronin popuj, krahina, principata e shtete. Shkombëtarizonin e asimilonin. Pa pengesa të mëdha arritën deri në Shkup. Dhe, pas tij radhën e kishte Dardania (Kosova).
Trojet dardane nga të "pafetë" do t'i çlironte vetë Padishahu, sulltan Murati I. Perëndia sikur e kishte ngarkuar me këtë mision të shenjtë. Përmes ëndrrës i arriti urdhëri hyjnor. Dhe, fill u bë gati. Tuboi njësitet nga territoret evropiane e aziatike të Perandorisë. I ftoi edhe të gjithë vasalët (në mesin e tyre edhe princerit serbë; Kraljeviçe Markun e Konstantin Dojakoviçin) dhe i grumbulloi gjeneralët më të shquar të kohës. Me vete i mori edhe dy djemtë: Pajazitin dhe Jakupin.
Edhe viti kishte qëlluar i mbarë. Kështu parashikonin edhe astrologët, edhe shpjeguesit e ëndrrave pranë Pallatit Mbretëror. Këto e gëzonin pa masë Lartmadhërinë, andaj frymëzohej� entuziazmohej�ngazëllehej.
Sa me kënaqësi po nisej drejt fushatës! Fare nuk mëdyshej për fitore. Edhe të tjerët mundohej t'i brumoste me idenë e sakrificës. "Shehitë do të shkonin të gjithë ata që kishin fat të binin në logun e mejdanit! Këtë ua përsëriti dhumë herë, derisa filloi zvarritja e tundimshme e lubisë përbindëshe...
Këto u mundonin trimin vazhdimisht dhe nuk i zihej vendi vend. E torturonin papra. Koka i ziente si zgjua bletësh. Nuk qetësohej dot. T'pfu pjellë e keqe!- mallkoi tërë inat. Nuk i dihej, e kishte me ata që po mësynin këtej apo me këta që ishte zënë dje?! Zbriti poshtë në bodrum. U vesh mirë e mirë, me përkrenare e me parzmore prej çeliku. E përgatiti edhe kalin e mejdanit, Sharanin. U përshëndet me nënëloken, duke e përqafuar fort e përmallshëm. Të shoqes, Vukosavës nga inati, nuk i bëri zë fare. I vetëm fillikat doli në Majën e Zeze, në Qyqavicë. Me kujdes e shikoi Rrafshin e Kosovës. Ç'të shihte, o Zot! Mizëri çmendësie!. çadrat si kërpudhat pas shiut. Larushi ngjyrash e madhësish. Lëvizje njerëzish si thneglat. Turmë amorfe. Paqartësi e plotë
Sakaq, si dallgë deti, ktheu kalin prapa. Sonte do të buajë në Kalanë e Gjytetit (Dubocit) e nesër do ta dërgojë fjalën në vend. Fjala fjalë e besa besë. çudi, as aty s'e zuri gjumi fare. Mendonte e mendonte. Si do të vepronte nesër? A do t'ia dilte mban? Si do të depërtonte deri te sulltani?...

Përleshja fatale

Mëngjesi i 15 qershorit 1389 gdhiu ngjyrë gri. Ditë e martë, ditë ters. Zëri i thekshem i myeizinëve çallëkuq çau heshtjen e agut freskues në Fushën e Mëllenjave. Pas tyre tamtamet e daulleve të mëdha dhe lutjet çoroditëse të dervishëve marroçë. Edhe dy ushtritë ballë për ballë. Në krye kalorësitë me flamujt e ngritur lart. Shqipja dykrenare shikonte vëngër gjysmëhënën e zbehur dyll. U dha edhe shenja për sulm. Pas kryqëzimit të heshtave dhe shigjetave në qiellin e përloshur, nisi përleshja. Luftohej fyt më fyt. Luftohej me thika, me hanxharë, me sëpata, me kmesa, me shpata. Kokat e prera notonin në rrëket e gjakut. Kuajt e tërbuar qëndronin vetëm në këmbët e prapme. Hingëllonin e turfullonin nga frika. Turqit po përparonin dukshëm. Murati në mes e djemtë përanësh. Ai, i kënaqur dhe i dehur nga sukseset, u tërhoq për të pushuar pakëz. Vajti në çadrën e tij ngjyrë qielli. U shtri mbi minderin e butë kadifeje. Dy vasha të bukura, si shtojzovalle, me gishtërinjtë e hollë e të bardhë dëborë, ia lëmonin mjekrën dhe e gudulisnin ngeshëm. Ai qeshte dhe gajasej me thellësinë e shpirtit. Sytë i vezullonin si të maces në terr, sepse nga beteja i vinin lajme të gëzuara...
Dhe, tamam kur po kotej e lajmëruan se një princ shqiptar po kërkonte të përshëndetej me të.
- Lëshojeni, - tha, por kini kujdes! çarmatoseni dhe e përcillni mirë! Nuk u besohet kaurrëve. Të çuditshëm janë ata. Për atdhe bëjnë çmos, edhe vetëflijohen.
I largoi vashat dhe e thirri Sadriazemin. Gjithmonë këshillohej më të, i besonte se kishte lexuar shumë. "Nëse shqiptari ta jap dorën- e mësonte ai, ti zgjatja këmbën, që t'i tregosh së është nën pushtetin tënd..."
Sakaq dera e çadrës u hap. Trimi, kokëlart dhe përplot krenari, ecte drejt tij. Përanash roje të shumta. Ç'më pandeh mua, mendonte me vete. Tradhtar! Dezertor! Puthakëmbës! Njeri të lig! Frikacak që kam ikur nga fushëbeteja dhe vij për t'ia uruar fitorën! Sigurisht po, ashtu mendon. Shiko si qeshet nën mustak. Jo, jo more plak matuf. Nuk e shes unë vendin tim. Nuk i korisë trojet dardane dhe varret e të parëve. Nuk po vij për urime jo, por për mort. Me thikën që e kam fshehur nën parzmore do të ta marrë shpirtin e zi si futa. Ç'kujtove ti, tashti ke hyrë në vendin e shqipeve. Keq i ke trazuar ato, ua ke prekur folenë. Ato nuk janë mësuar të ua zë diellin askush dhe me thonjë do të të shqyejnë e do t'i nxjerrin sytë
Dhe, afrohej e afrohej. E zgjati dorën ta përshëndesë. Ai nuk luajti nga vendi. Plot qesendi e zgjati këmbën për t'ia puthur, siç bënin zakonisht të gjithë të tjerët. Ky shpejt e nxori thikën dhe ia nguli thellë në zëmër. O Perëndi! Ai nuk lëvizi fare. I doli shpirti pa arritur mjekët. Rojat u mbërthyen vrasësin. E lidhën këmbë e duar. Shpejt e thirrën Pajazitin, të mbiquajtur �Rrufeja". Katili, menjëherë urdhëroi ta ekzekutonin trimin, që t'ia lehtësonin shpirtin të porsa vrarit.
Papritmas i polli mendja e ligë. Duhej sigurar edhe froni mbretëror. E lajmëroj të vëllanë, Jakupin. Po të thërret babai,- i thanë. Me vrap erdhi i gjori. Dhe, posa hyri brenda e ngulfatën. Përdhunshëm ia morën shpirtin, pa zhurmë. Pajzaiti u çlirua. çdo gjë mbeti në duart e tij. Kufomën e babait, pa të brendshmet, e përcolli për në Brusë. Të tjerat i përpiu dheu i zi i qullur me gjak
Kadiut, që e përcillte kufomën, ia dha edhe një ferman, ku shkruante: "Me të zhvilluarit e betejës, e cila ndodhi në Fushë-Kosovë, babai im Sulltan Murati, jeta e të cilit ishte e lumtur, vdiq si martir �plotësisht i shëndoshë u kthye nga mejdani, në çadër e vrau një me emër Milosh Nikollë Kopiliqi �në vend që t'ia puthë këmbën nxori hanxharin e fshehtë dhe duke i shkaktuar plagë të rëndë, e lagu me ujë të ëmbël prej martiri, me shërbet. Miloshi, i cili tentoi të ikte, u zu nga rojet dhe u pre copë-copë. Unë s'isha aty, por më të dëgjuar arrita. Arriti edhe vëllai, Jakupi, por shkoi në amshim" Edhe kronisti turk Ashik Zade Pasha e shënoi këtë ngjarje në fletët e zverdhura e të zhubravosura, që mezi lexoheshin. Ai përfundonte: "Betejën e fituam. Kaurrët i thyem keq. Llazari u vra. Dhe kur po e gëzonim fitoren, nga Qyqavica zbriti një i pabesë, i quajtur Milosh Kopili dhe e theri Padishahun me hanxhar të helmuar".
Kronisti tjetër osman, Enveriu, këtë trim e quan "Princ" dhe "Ban". Humanisti raguzan, Feliks Petançi, i thotë "Princ ilir", ndërsa humanisti ynë, Marin Beçikemi, e pagëzon "Perandor i Mizisë".

Hakmarrja dhe shtrembërimi i historisë

Heroizmi i princit drenicar mori dhen. Trupin e tij, të bërë copë �copë, ia bartën shokët deri në Rezallë. Aty e varrosen, pranë një bungu njomëzak. Përbindëshi i përtej Dardaneleve nuk u mjaftua me kaq. Ende donte gjak. Dogji dhe shkretoi mbarë vendin. Mllefin hakmarrës e shfreu mbi Drenicën e panënshtruar. Kopiliqin e zhbëri me gjithë ç'kishte. Me javë e muaj e mbajti të mbërthyer në rreth. Jeniçerët e lodhur veç me kunguj të zier mbanin shpirtin gjallë. Shumë prej tyre u bënë ushqim për korbat e uritur. Këtë e dëshmojnë toponimet Kodra e Kungujve dhe Lugu i Korbave, që edhe sot i gjejmë në këtë vendbanim. Të vëllain e princit, Hilë Kopiliqin, me gjithë familje i burgosin në kalanë e Vushtrrisë. E shtrënguan, e torturuan dhe e munduan derisa një ditë u bë Hysk...
"Sidoqoftë, Beteja e Fushë-Kosovës shënon fundin e pavarësisë së shtetit serb",- konstaton Prof. Dr. Luan Malltezi (Beteja e Kosovës, Tiranë, 2005, fq. 54). Serbët pranuan vasalitetin. Milica, gruaja e Llazarit, vajzën e vet trembëdhjetë vjeçare, Oliverën, ia dhuroi "haremit të Pajazitit". Historiografia serbe, në përgjithësi, e mohoj vazhdimisht përkatësinë kombëtare shqiptare të këtij trimi, por edhe gjithë pjesëmarrjen e shqiptarëve në Betejën e Kosovës. I vetmi serb që e përmend realisht është Kostantin Mihajoloviqi nga Ostrovica në librin "Kujtime jeniçerësh ose kronikë turke", i shkruar në gjuhën polake. Megjithatë faktet flasin krejt ndryshe.
Sipas Fahredin beut, i cili mbështetet në një letër të Pajazitit dërguar fill pas betejës kadiut të Brusës:"Shqiptarët mbushnin edhe radhët e shigjetarëve të koalicionit dhe qenë të parët që filluan betejën..."
Në anën tjetër, Gjergj Balsha i Dytë ishte njëri nga shtatë krerët kryesorë të Këshillit të Luftës. Bazuar në kronikat osmane ai hodhi poshtë mendimin e Llazarit që turqit të sulmohen natën për terr. "Gjergji i Dytë propozoi që ata të sulmoheshin ditën dhe ky mendim u miratua nga të gjithë"- shkruan Bitlisi.
"Në të vërtetë interesimi i serbëve për Miloshin u ngjallë vonë, në fund të shekullit 18, kur koha kishte errësuar tashmë përkatësinë etnike shqiptare të tij, atëherë i ndryshohet edhe emri Kopiliq- Kobiliq- Obiliq"- konstaton M. Hasluck.
Po ç'bëri epika jonë popullore, përcjellësja më besnike e të gjitha ngjarjeve historikë?
Si zakonisht edhe këtë ngjarje e përjetësoi në lahutë. Dhe, këngëtari i krishtër e paraqiti shumë realisht:

N'Fushë-Kosovë Murati i Parë,
Kambturqisht rrin fitimtar.
Prej Drenice del një djalë,
Fluturon me kalë të bardhë,
Mes për mes i bjen ushtrisë,
Shkon e i falet Naltmadhnisë:
-Tungjatjeta, Naltmadhni,
jam një arbër, vendali.
E jam ardhë ktu pa vonua,
Me t'puth dorën, me t'nderua.
Zgjatet mbreti, i jep kamben,
Ngrihet djali, i ban gjamen.
Mik pa thirrë ke ardhë, dai,
Prej Azie n'Dardani,
Me na marrë magjet e miellit,
Me na zanë hisen e diellit,
Gjithë ushtrinë e paç me shndet,
Kjo Arbni ka bijt e vet,
Ta ven kryet maje kapicës,
Jam Miloshi prej Drenicës...


YouTube- SYKE PAPLEKA,XHEVAHIREMALAJ,ZEF BEKA - Ka pa anderr o sulltan murati FFK GJIROKASTER 1988

---------------------------------------

Millosh Nikollë Kopiliqi

Milosh Kopiliqi kishte marrë pjesë në Betejën e Kosovës me 2000 luftëtarë, numër i konsiderueshëm ky, pasi i tërë koalicioni krishter përbëhej prej 40.000 luftëtarëve ballkanas.Sa i përket përkatësisë fisnore të trimit në Drenicë që të gjithë pohonin se ishte nga fisi Gash, pastaj Shotë Galica dhe shumë heronj tjerë të këtij fisi nga Drenica ishin krenarë për përkatësinë e përbashkët fisnore me këtë trim, dhe vetë fshatrat Kopiliqë, sot janë kryesisht me fis Gash.Kurse për emrin e babait të Milloshit përveq emrit Nikollë në popull dëgjohet edhe një emër tjetër Sharrjan.Më 15 qershor 1389 e therr sulltan Muratin e I.

Sipas legjendës popullore: “Miloshi ka pas lindur në Kopiliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm”. Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës). Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “Car Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës”. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.
Sipas një kënge popullore shqiptare, Sulltani i dërgon letër së pari Milosh Kopiliqit, ku i kërkon "çelësat e shtatë kalave" dhe " haraçin e shtatë vjetëve", ku shohim se Miloshi ishte zotërues feudal i rëndësishëm i kohës. Pastaj Milosh Kopiliqi u bën thirrje mbretërive tjera në Ballkan për të ndihmuar kundër turkut.
Në këtë këngë gruaja e Miloshit quhet me epitetin "Llatinka" që e cilëson atë ose me fe katolike ose me kombësi vllahe, dhe në këtë rast bie në kundërshtim me disa të dhëna që thonë se Miloshi ishte dhëndër i Lazarit. Milosh kishte mësyrë shatorin e Sulltanit me sa duket në cilësinë e dezertorit dhe pasi është futur brenda e ka vrarë Sulltanin me një thikë. Sipas këngës Turqtë sulmojnë Miloshin por "shpata nuk e pret", atëherë një shkinë u tregon se si ta mbysin Miloshin, "shtatë kerre dru, biro, ju me i kallë, në gropë të zjarrmit milloshin me e qitë". Kjo ishte e vetmja mënyrë që t'a vrasin Milloshin i cili kishte fuqi mbinatyrore, prandaj kërkon nga turqtë t'ia sjellin shkinën para. Turqtë tërheqin zvarrë shkinën dhe e dërgojnë para Milloshit ku ai e kafshon me dhëmbë, në atë rast e godasin me shpatë dhe i presin kokën. Gjithnji sipas këngës Milloshi ec me kokë të prerë dhe shkon në "Magrip" emër me të cilin nënkuptohej perëndimi në këtë rast Drenica e cila ishte në perëndim të vendit ku zhvillua beteja, aty sheh ca vajza të cilat thonë "shiko motër një njeri pa kry" kurse Milloshi ua kthen "Unë pa kry, ju pa sy", pas kësaj Milloshit i bjen koka, ndërsa vajzat i zen mallkimi verbohen. Për fat të keq kënga është deridikund e islamizuar por ka rëndësi sepse plotëson boshllëkun e të dhënave historike.

Kronisti osman Enveri, Milosh Kopiliqin e përmend me titujt: “Princ” dhe “Ban”; humanisti raguzan Feliks Petançi, “Princ Ilir”; humanisti arbëror nga Kosova, ipeshkvi i Ulqinit, Martin Seguni, “Baron”; arqipeshkvi i Tivarit, Andrea, “Ban”; kurse humanisti ynë Marin Beçikemi e vë atë në cilësinë e “Perandorit të Mizisë”), i cili për kryezot kishte Vuk Brankoviqin.
“Lazari i dha Miloshit një gotë me pije duke i thënë - thonë për ty që je bërë tradhtari im…- Miloshi i`u përgjigj - nesër ke për ta parë tradhtarin, ke për të parë nëse jam njeri i drejtë apo tradhtar.- Lazari në atë moment e mori në dorë gotën e dollisë dhe e piu”.-- Enveri
Ngritja e dollisë nga ana e Lazarit, vetëm atëherë pasi u sigurua për besnikërinë e Kopiliqit, flet qartë se ai ishte një nga princat kryesor të Koalicionit, dhe një prestigj të tillë e kishte arritur, padyshim, pasi që ishte përfaqësuar me një forcë të rëndësishme ushtarake.
”despoti Lazar i Sërbisë, bullgarët … dhe sundimtarë të Arbërit nga Dardania … u mblodhën … u hapën luftë turqve, por Lazari dhe shumë të tjerë humbën jetën në betejë”. -- Filip de Mezier,
Emri dhe mbiemri i tij ka zgjuar interes që prej kohësh, që së paku duke e analizuar atë në dritën e të dhënave antroponomike t`i afrohet zgjidhjes së çështjes së përkatësisë së tij etnike. Por, në këtë drejtim, historiani serb i shek. XVIII, P. Julianac, më 1765, nuk zgjodhi kritere (për ta identifikuar atë më lehtë si serb - Q.D.) dhe ia tjetërsoi mbiemrin nga Kopiliq /Kopil(i) ose Kobil(i) më vonë e ka marrë sufiksin sllav Kopil(iq) – Kobil(iq)/ në Kobiliq - Obiliq, term i cili u pranua nga historianët pasardhës të historiografisë serbe.

Përkundër faktit se mbiemri i Miloshit te kronisti osman Ashik Pashazade i shkruar me grafinë osmane, në radhë të parë mund të lexohet si Kopila e pastaj Kobila, studiuesit G. Elezoviq dhe A. Olesnicki, në rastin konkret përcaktohen dhe përdorin variantin Kobila, kuptohet që në bazë të termit serb kobila-pelë, të lihej vend që përkatësia e tij etnike të kërkohej vetëm në mesin e serbëve. Mirëpo, studiuesi K. Jireçek, lidhur me këtë problematikë, që prej kohësh me të drejtë sinjalizonte se në shekullin XVIII emri që rridhte nga pela ishte i pahijshëm, prandaj e tjetërsuan, duke i dhënë për bazë termat (serbë) obilan dhe obilje. Nga ana tjetër, rezultatet shkencore nga fusha e gjuhësisë, megjithatë dëshmojnë origjinën thjeshtë arbërore të emrit dhe mbiemrit të tij. Kështu, prapashtesat osh, ush dhe oshe janë të përhapura sot e kësaj dite në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. Edhe rrënja Mil (Mill) lidhet me emrat shqiptarë, si, bie fjala, Mëhill, Mhill, Milo, (humanisti raguzan F. Petançi e përmend Miloshin me emrat: Milon dhe Milo) dhe diç të ngjashme.
studiuesi J. Drançolli, i cili pohon: “Emri Kopil, gjithashtu është një emër me prejardhje thjeshtë shqiptare. Përveç të tjerave, sot në shqipe fjala kopil, ka kuptimin e sythit të mbirë në një rrënjë, trung a në degë të një bime”.
Në rininë e tij të hershme ka marrë pjesë në beteja të ndryshme si mercenar.E tillë dhe heterogjene në pikëpamje përkatësie, ishte pothuajse tërë ushtria e asaj kohe. Ai, me kalorësit e tij nga Drenica luftonte kudo ku i jepej rasti. Pikërisht për aventurat e tij kalorsiake, ishte bërë objekt dyshimi për mbretin Llazar dhe për suitën e tij.

Milush Kopiliqi, sapo nis dyluftimi me një goditje e rrëzon nga kali kundërshtarin. ”I mllefosur dhe i gjindosur nga humbja, Vuku akuzon Milushin si tradhtar dhe si njeri të shitur te turqit. Prej asaj kohe, Vuku dhe Milushi edhe pse miq do të mbesin kundërshtarë të papajtueshëm
Në vjeshtë të vitit 1912, derisa forcat okupatore serbe kishin pushtuar Elbasanin, kapiteni serb Çajkanoviq ndër të tjera ka shënuar: Derisa po qëndroja me togën time në rrethe të Elbasanit, vendësit më dëftuan se aty, në një vend afër Elbasanit ishin disa shqiptarë që mbaheshin se ishin pasardhës të Milosh Obiliqit…
-------------------

Ne mesjete nje ngjarje e madhe per popullin tone dhe per Ballkanin ne pergjithesi,ishte edhe Beteja e Kosoves-1389.Ne kete beteje si nje nga figurat me qendrore te saj u shqua edhe Milosh Kopiliqi,mbasi mundi te vrase sulltan Muratin e I,i cili udhehiqte Turqit osmane.Serbet e konsiderojne ate si hero te vetin,por edhe shqiptaret e Kosoves e kane ruajtur te gjalle kujtimin per te dhe i kane kenduar kenge per 5 shekuj.Beteja,sipas Kostandin Jenicerit ,filloi te marten dhe vazhdoi deri te premten.Nje nga shtate princat qe mori pjese ne kete beteje ishte edhe Gjergj II Balsha,sundimtari i Shkodres,Teodor Muzaka i cili u vra ne beteje.Ne nje pershkrim qe i ben betejes humanisti Dubrovnikas,abati benediktin i manastirit te Shen Andreas dhe Shen Jakobit ne Vishnjice,A.C Tubera(i njohur me emrin Tuberon Krijeviq)ai shkruan se ne kete beteje moren pjese Dardanet,Iliret,Maqedonasit.D.Kostiq,i cili i ka kushtuar nje studim te gjere ceshtjes se emrit te M.Kopiliqit,konkludon qe "ai ishte dinarian,i dale prej simbiozes serbo-shqiptare,pra Ballkanas i serbizuar.Sic thame ,M.Kopiliqit i eshte kenduar kenge nga shqiptaret e Kosoves,i pari ka qene Dervish Ahmeti nga Gjakova(1918),ndersa i dyti ka qene G.Elezoviq(1923)"Jedna arnautska pesma o boju na Kosovu",Elezoviqi e kishte degjuar ate nga Xhem Bojku nga Vushtria.Cajkanoviqi ka konstatuar ne vitin 1912 qe;"kulti i Milosh Kopiliqit eshte shume i forte nder shqiptaret dhe ata e quajne hero te tyre".Duke u nisur nga mbiemri i tij(Kopiliq) e dime qe ndermjet Pejes dhe Mitrovices gjendet edhe sot fshati Kopiliq(diku ne Drenice)dhe akoma edhe sot kur banoret e ketij fshati(Kopiliq)zihen me banore te fshatrave te tjere,thojne "une jam nga Kopiliqi,ku ka lindur ai burre qe vrau sulltanin".Serbet nuk kane kenge per M.Kopiliqin,e permendin ne disa kenge por e permendin bashke me te tjeret,dhe ne nje kenge e dallojne edhe etnikisht kur thone"Kopiliq qendron ndermjet dy vojvodeve Serbe".Interesi i serbeve per Miloshin,sipas studiuesve,u zgjua nga fundi i shekullit XVII,kur koha kishte erresuar tashme origjinen e tij,ne kete kohe iu ndryshua edhe mbiemri,nga Kopiliq iu be Obiliq.Ne shekullin XVIII historianet P.Julinaq dhe V.Petroviq i dhane atij emrin Obiliq
----------------------------
Beteja e kosovËs (1389) dhe kontributi i shqiptarËve

Historiografia serbe vazhdimisht është përpjekur dhe po përpiqet që Kosovën gjatë sundimit të Nemanjidëve (fundi i shek. XII deri në vitin 1371) dhe në përgjithësi në periudhën para sundimit osman, ta paraqesë të banuar vetëm nga serbët. Pretendimeve të këtilla tendencioze një përgjigje të merituar shkencore u ka dhënë medievisti ynë J. Drançolli, i cili thekson: "Burimet e kohës që ruhen në arkiva, kisha dhe biblioteka japin të dhëna krejtësisht të tjera nga ato që na i afron historiografia serbe". Para se t`i paraqesim këto të dhëna, vlen të përmendet një konkludim shumë i qëlluar i studiuesit francez A. Dyselje, i cili pranon se Kosova gjatë shek. XIII-XIV ka qenë qendra ekonomike dhe politike e mbretërisë mesjetare serbe, por në mënyrë shkencore vëren se vendosja e një qendre të pushtetit politik dhe ekonomik në një territor të caktuar nuk garanton aspak, veçanërisht në mesjetë, karakterin etnik sundues të atyre që e kanë pushtetin politik. Në këtë mënyrë, ai merr shembull despotatin e vogël "serb" të Serit në Greqinë Veriore, i cili mundi të sundonte nga viti 1355 deri më 1371 një popullsi, pjesa më e madhe e së cilës ishte greke.

Prania e popullsisë serbe në Kosovë sipas burimeve të shkruara dëshmohet që në shek. XI, ndërsa në një farë mase fillon të shtohet në gjysmën e dytë të shek. XII dhe në fillim të shek. XIII, atëherë kur Kosova hyri në kuadrin e Shtetit të Nemanjidëve. Një rritje e dukshme e popullsisë serbe në Kosovë, pa dyshim, bëhet atëherë kur Serbia fitoi statusin e Perandorisë. Në atë periudhë kohore, popullsia e viseve veriore serbe filloi të depërtojë me të madhe në drejtim të jugut, pra edhe të Kosovës. Në çfarë raporti arriti ajo ndaj popullsisë vendase arbërore, nuk mund të thuhet kurrgjë.

Të dhënat burimore, po ashtu dëshmojnë se arbërit gjatë gjithë mesjetës vazhduan të jetojnë në trevat e tyre autoktone të Kosovës. Kjo provohet nga vetë dokumentet qirilike të shek. XIII-XIV, në të cilat, krahas antroponimeve shumicë serbe, hasen në masë të konsiderueshme edhe asi të pastra arbërore, si dhe arbërore të sllavizuara. Kur jemi te të dhënat burimore qirilike, vlen të përmendet se në to hasen edhe familje të përziera në aspektin antroponomik. Kështu p.sh., sipas një të dhëne që i përket viteve 1293-1302, mësojmë se në vendin Ship të Klinës, në mesin e banorëve të tij është edhe Dobrosllavi, bir i Gjinit. Rast të njëjtë hasim edhe në krisobulën e manastirit të Deçanit (1330) ku thuhet: "Gjoni dhe djemtë e tij, Radosllavi dhe Bogosllavi". Nga të dy rastet shihet qartë se prindërit mbanin emra arbërorë, kurse djemtë e tyre emra sllavë (serbë), respektivisht emrin e serbit ka mundur ta mbajë edhe arbëri. Duke marrë parasysh faktin se pushteti politiko-kishtar ishte në duart e klasës politike-kishtare serbe, atëherë, lirisht mund të thuhet se arbërit plotësisht u janë nënshtruar formave të diskriminimit, me të vetmin qëllim që t`i sundonin më lehtë dhe tek e fundit nëpërmes antroponimisë së imponuar sllave t`i identifikonin si sllavë. Prandaj, antroponimia e tyre në masë të konsiderueshme u humb në atë sllave (serbe).

Prania e etnosit arbëror provohet edhe nga burimet latine, përkatësisht raguzane. Kështu, më 1369, përmenden tre tregtarë prizrenas që i kishin borxh Raguzës, dhe sipas emrave që mbanin (Liepur-Lepur, Lumasius-Lumi dhe Jovanich-Gjon) na dalin arbërorë. Në këtë drejtim duhet përmendur edhe Dhimitër Drançin dhe presbit Gjinin nga Novobërda, të cilët më 1382 mbanin lidhje afariste me Raguzën. Prania e arbërve në Kosovë gjatë feudalizmit të zhvilluar, mund të shpjegohet edhe me disa shembuj nga sfera e toponimeve të përkatësisë arbërore. Vend të rëndësishëm në këtë drejtim zënë toponimet: Unjemir (Ujmiri i sotëm), Lloçan dhe fshati Arbanas. Në krisobulën e Stefan Dushanit të vititi 1348 (mbi themelimin e manastirit të shenjëtorëve Mihal e Gabriel në Prizren), zihen në gojë edhe një sërë fshatrash arbërorë: Gjinovci, Magjerci, Peggogllavci, Flokovci, Çruca, Çaparçi, Gonovci, Shpinadinci dhe Novaci, e mbi të gjitha aty arbërit përmenden me emrin e tyre etnik. Ky fakt jo vetëm që dëshmon praninë e popullsisë arbërore në Kosovë, por njëkohësisht, në aspektin juridik, atë e paraqet të nivelizuar me popullsinë serbe.

Jo rastësisht shkurtazi përmendëm praninë e arbërve në Kosovë, sepse pikërisht në territorin e tyre u zhvillua beteja e famshme e Kosovës (15, përkatësisht 28 qershor 1389). Beteja e Kosovës ishte një nga përpjekjet më të vendosura të popujve ballkanikë, për ta ndaluar ekspansionin e mëtejmë osman në Gadishullin Ballkanik. Për ta aritur këtë qëllim ata bashkuan forcat e tyre në një koalicion të përbashkët, të cilit i printe sundimtari serb Lazar Hreblanoviç dhe vendosën t`i bënin ballë ushtrisë osmane, e cila udhëhiqej nga vetë Sulltan Murati I dhe djemtë e tij, Bajaziti dhe Jakupi. Përgatitjet serioze, numri i madh i ushtarëve të ushtrive kundërshtare, rrjedhat e betejës, rezultatet dhe pasojat, kontribuan që ajo të hyjë në analet historike dhe njëkohësisht të shërbejë si motiv për krijimin e njërit nga ciklet më të mëdha dhe më të bukura të epit ballkanik.

Në fushatën e tyre për pushtimin e brendisë së Gadishullit Ballkanik, ushtritë osmane të kryesuara nga Sulltan Murati, më 1386, depërtuan në Serbi, ku pushtuan Nishin. Më pas, te Ploçniku (sot fshat pranë Prokuples), Murati u ndodh përpara sundimtarit të Serbisë, Lazarit. Ky i fundit nuk guxoi të konfrontohej në një betejë të hapur me Sulltanin, por i premtoi Muratit dhënien e një tributi, si dhe një trupe ndihmëse ushtarake prej 1000 vetësh, mirëpo shumë shpejt hoqi dorë nga premtimi i dhënë. Në këtë kohë edhe Shteti i Balshajve kalonte qaste të vështira. Në të vërtetë për shkak të veçantisë së brendshme feudale dhe nën sulme të vazhdueshme osmane, ku për pasojë territori i Gjergjit II Balsha u ngushtua bukur shumë (përfshinte vetëm Shkodrën, Drishtin, Ulqinin dhe Tivarin), dhe për të mos humbur krejtësisht zotërimet e mbetura, ai pranoi që të hynte nën vasalitetin osman. Sipas Orbinit, kjo u bë në vitin 1386, respektivisht para 27 janarit të vitit të njëjtë, sepse po të ishte në këtë kohë në armiqësi me osmanët, Gjergji nuk do të mund t`u siguronte liri tregtarëve raguzanë në trevat e tij. Nga ana tjetër mospërmendja e osmanëve nga ana e Gjergjit, lë vend për t´u konkluduar se ai e kishte pranuar sovranitetin osman vetëm formalisht.

Duket se, për të hequr qafe sovranitetin formal osman, Gjergji planifikoi t´u jepte atyre një godtije vendimtare. Në këtë drejtim, përderisa në njërën anë i nxiti dhe u premtoi ndihmë osmanëve kundër Bosnjës (me mbretin e së cilës, Tvërtkon, deri atëherë ishte në marrëdhënie të këqija), në anën tjetër fshehurazi vuri në lëvizje planin e dëshiruar antiosman, duke u afruar me vjehërrin e tij Lazar Hreblanoviqin dhe me Tvërtkon. Njëkohësisht, planet e tij duhet t´i jenë bërë të njohura edhe Raguzës, për arsye se më 23 gusht 1388, aty u ndodh i deleguari i Gjergjit, Gjoni, i cili siç thuhet "erdhi për shkak të bisedimeve me osmanët, për të mirën tonë".

Planet antiosmane arriti t´i konkretizojë në verë të vitit 1388. Forcat osmane, nën komandën e Lala Shahinit, që në këtë kohë depërtuan në Bosnjë, u thyen rëndë nga forcat aleate të Tvërtkos, Gjergjit II Balshës dhe Lazarit. Në këtë disfatë të osmanëve, rolin udhëheqës e kishte pasur Gjergji, sepse, siç pohon Bitlisi, ai ishte bërë shkak për vrasjen e 10 deri 15 mijë luftëtarëve. Pas kësaj disfate të osmanëve, Gjergji duhet të ketë hequr qafe sovranitetin formal osman, sepse Neshriu, duke përshkruar rrethanat që sollën në konfliktin e Bosnjës, Gjergjin II Balshën e cilësonte "të nënshtruar të sulltanit", kurse Bitlisi, duke përshkruar përgatitjet e pjesëmarrësve udhëheqës të Koalicionit ballkanik për ditën e mynxyrës së Kosovës (1389), e radhitëte atë në mesin e "banditëve" dhe të "pafeve".

Mospërmbushja e detyrimeve nga ana e Lazarit, disfata në Bileqe të Bosnjës dhe roli vendimtar i Gjergjit II Balshës në atë disfatë që iu shkaktua osmanëve, u bë, siç thotë kronisti osman Idris Bitlisi, "e domosdoshme dhe detyrë ndaj vullnetit perandorak që të përgatiteshin për të vënë në vend nderin e ushtarëve të vrarë dhe të likuidonin intrigat dhe ngatërresat e kokëfortëve". Pra, siç mund të shihet, parapërgatitjet që u paralajmëruan nuk kishin për qëllim që në një betejë vendimtare të thyenin vetëm qëndresën e sundimtarit serb Lazarit, siç pretendon historiografia serbe, por, në fakt synohej që të thyheshin sundimtarët ballkanikë.

Përgatitjet e osmanëve në krye me Sulltan Muratin, për një ndeshje vendimtare me sundimtarët ballkanikë, sipas të gjitha gjasave kishin filluar që në fund të vitit 1388. Murati dha urdhër perandorak, ku u bënte thirrje komandantëve të Anadollit dhe të Rumelisë, respektivisht të gjithë bejlerbejve të vilajeteve, djemve të tij, Bajazitit dhe Jakupit, disa princave nga Azia e Vogël, si dhe sundimtarëve të krishterë, të cilët kishin pranuar vasalitetin ndaj shtetit osman, që me forcat e tyre të mblidheshin dhe të drejtoheshin për t´i mposhtur sundimtarët ballkanikë. Përveç të sipërpërmendurve, Sulltanit i erdhi ndihmë "edhe nga persët edhe nga arabët", dhe në këtë mënyrë u krijua një ushtri e madhe në krye të së cilës qëndronin Sulltan Murati dhe dy djemtë e tij, Bajaziti dhe Jakupi.

Përmendëm pjesëmarrjen e këtij spektri të gjerë forcash në kuadër të ushtrisë osmane, nga shkaku se në historiografinë serbe, jo vetëm që anashkalohet kjo e vërtetë, por nga ana tjetër synohet që të minimizohet Koalicioni ballkanik, duke theksuar se "lajmet e mëvonshme osmane janë krejtësisht fantastike, ku, sipas të cilave, Lazarin e ndihmuan edhe… arbërit, vllehët dhe hungarezët", dhe gjithnjë sipas tyre, "duhej ta paraqitnin fitoren osmane sa më të rëndë dhe sa më të rëndësishme". Po të kishte qenë me të vërtetë ashtu, atëherë kronistët osmanë nuk do të përshkruanin edhe spektrin e gjerë të ushtrisë osmane /duke përmendur si pjesëtarë të saj edhe turqit nga principatat selxhuke të Kastamonisë dhe të Karamanisë, të cilat hynë nën mbrojtjen e Sulltan Muratit vetëm formalisht (1387), ngase ato edhe më tej ruajtën autonominë e tyre, dhe madje gjatë shek.XV u gjendën në luftë me shtetin osman, përderisa u pushtuan prej tij; si dhe ndihmën që i erdhi asaj nga persët dhe arabët, por do të kënaqeshin me përshkrimin e pjesëmarrësve të Koalicionit ballkanik.

Me qëllim që ta kishin më të lehtë këtë fushatë, forcat e mbledhura të ushtrisë osmane mendonin që atë ta nisnin në pranverë, prandaj dimrin e kaluan në Pllovdiv të Bullgarisë. Përgatitjet e Muratit i shqetësuan dhe i vunë në lëvizje sundimtarët e vendeve të ndryshme të Ballkanit. Për t`i bërë ballë rrezikut, zotërit e tyre lanë mënjanë grindjet dhe konfliktet e vjetra dhe formuan një koalicion nën kryesinë e sundimtrit serb, Lazar Hreblanoviçit. Gjergji II Balsha, i cili që prej kohësh e kishte ndjerë rrezikun osman, siç duket shumë kohë përpara Betejës së Kosovës, d.m.th. qysh në vitin 1388, ishte angazhuar në përgatitjen e koalicionit antiosman. Vitin në fjalë, atë së bashku me Vuk Brankoviqin, i ndeshim te vjehërri i tyre Lazari. Prandaj, sipas kësaj të dhëne mund të dyshohet se ata u morën vesh për një aksion të përbashkët kundër osmanëve.

Pjesëtarët e Koalicionit patën kohë të mjaftueshme për t`u përgatitur dhe për t`u mbledhur në momentin e duhur. Kjo dëshmohet nga vetë kronistët osmanë, të cilët flasin mbi traktativat diplomatike ndërmjet të të deleguarve të Muratit dhe udhëheqësit të Koalicionit, Lazarit, ku preken çështjet për zgjidhjen e konfliktit të tyre dhe ku njëkohësisht mësohet për përgatitjet ushtarake të palëve kundërshtare. S`ka dyshim se një rol udhëheqës në përgatitjen e Koalicionit ballkanik patën edhe arbërit. Në këshillimin për mënyrën e strategjisë së luftës (të cilën do ta zbatonin sundimtarët ballkanikë kundër osmanëve) të zhvilluar në prag të betejës, jo rastësisht kaloi propozimi i Jorgjit (Gjergj Kastriotit- gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut), që konflikti me osmanët të zhvillohej ditën dhe jo natën, siç kishte propozuar udhëheqësi i Koalicionit, Lazari. Jo vetëm që gjykimi i tij qe i drejtë, por edhe miratimi i propozimit të tij në mënyrë unanime nga sundimtarët pjesëmarrës (duke përfshirë këtu edhe vetë Lazarin), është një dëshmi tjetër se sa autoritativ kishte qenë ai në mesin e pjesëmarrësve të Koalicionit, aq më tepër kur dihet se kishte një forcë të rëndësishme ushtarake.
Le të ndalemi tani pak në çështjen e dilemave që ekzistojnë në historiografi lidhur me identifikimin e Jorgjit dhe me numrat e ushtarëve të ushtrive kundërshtare. Disa studiues Jorgjin e identifikojnë si Gjergji II Balsha, kurse disa studiues të tjerë si Gjergj Kastrioti. Ne konsiderojmë se mund të mbështetet qëndrimi i dytë, ngase kronistët osmanë Gjergjin II Balshën e cilësuan "Sundimtar të Shkodrës Arbërore", por pa i shtuar këtij emërtimi emrin e tij, me ç´ka u la vend për t´u kuptuar se nuk bëhet fjalë për Gjergjin II Balshën, por për Gjergj Kastriotin. Po ashtu duhet shtuar se disa studiues kanë shprehur mendimin se gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Gjergji, do të jetë quajtur Gjon, kurse studiues të tjerë duke u mbështetur në njoftimet e Gjon Muzakës, se i ati i Skënderbeut quhej Pal, përcaktohen për këtë emër. Ndërsa lidhur me numrat e ushtarëve të ushtrive kundërshtare në burimet osmane dhe në ato serbe ata janë tepër të ekzagjeruara, ku për pasojë në shkencën historiografike janë paraqitur mendime të ndryshme. Ne konsiderojmë si më të pranueshëm konkludimin e studiuesit P. Thëngjillit, i cili duke analizuar këtë fenomen ka ardhur në përfundim se numri prej 20000-25000 ushtarësh në anën serbe (Koalicionit) dhe prej 30000-40000 ushtarësh në anën osmane, i paraqitur nga studiuesit serbë, me qëllim që të minimizohet Koalicioni ballkanik, është tepër i zvogëluar. Studiuesi në fjalë ka lënë vend që të kuptohet se duhet mbështetur numra më të mëdhenj, nga ata që na i ofrojnë studiuesit serbë. Kurse ne konsiderojmë se numrat në fjalë duhet zmadhuar edhe ca, ngase njëri nga kronistët osman, siç është Oruçi, duket se është më afër realitetit. Ai thekson: "Ai (Sulltani-Q.D.) me pesëdhjetë-gjashtëdhjetëmijë ushtarë shkoi dhe doli në fushën e Kosovës").
Pas trajtimit të dilemave në fjalë i rikthehemi vazhdimit të problematikës së sipërpërmendur, gjegjësisht rolit udhëheqës që patën arbërit në përgtitjen e Koalicionit ballkanik.

Në këtë drejtim duhet përmendur edhe rolin e rëndësishëm të princit nga Kosova, Milosh Kopiliqit (kronisti osman Enveri, Milosh Kopiliqin e përmend me titujt: "Princ" dhe "Ban"; humanisti raguzan Feliks Petançi, "Princ Ilir"; humanisti arbëror nga Kosova, ipeshkvi i Ulqinit, Martin Seguni, "Baron"; arqipeshkvi i Tivarit, Andrea, "Ban"; kurse humanisti ynë Marin Beçikemi e vë atë në cilësinë e "Perandorit të Mizisë"), i cili për kryezot kishte Vuk Brankoviqin. Se sa personalitet me peshë kishte qenë ai në radhët e krerëve të Koalicionit, vërtetohet nga një e dhënë e Enverit, ku thuhet: "Lazari i dha Miloshit një gotë me pije duke i thënë - thonë për ty që je bërë tradhtari im…- Miloshi i`u përgjigj - nesër ke për ta parë tradhtarin, ke për të parë nëse jam njeri i drejtë apo tradhtar.- Lazari në atë moment e mori në dorë gotën e dollisë dhe e piu". Përshkrime afërsisht të ngjashme të këtij momenti na ofrojnë edhe humanistët raguzanë Feliks Petançi, A. Cerva – Tuberoni dhe Mauro Orbini, si dhe humanisti slloven Benedikt Kuripeshi. Ngritja e dollisë nga ana e Lazarit, vetëm atëherë pasi u sigurua për besnikërinë e Kopiliqit, flet qartë se ai ishte një nga princat kryesor të Koalicionit, dhe një prestigj të tillë e kishte arritur, padyshim, pasi që ishte përfaqësuar me një forcë të rëndësishme ushtarake.

Po pse u vendos që beteja të zhvillohej pikërisht në fushën e Kosovës? Rrethanat e karakterit ushtarak e strategjik, si dhe fakti se agresioni osman tashmë i kërcënonte drejtpërsëdrejti trevat e Ballkanit Qendror, bënë që beteja të zhvillohej në Kosovë, në afërsi të Prishtinës, në një rajon ku mund të organizoheshin më mirë ushtritë e shteteve feudale ballkanike, por që ishte njëkohësisht një pikë ku kryqëzoheshin rrugët nga mund të depërtonin më tutje osmanët. Në rrethana të këtilla, ushtritë e Koalicionit, të kryesuara nga sundimtarët e tyre, në mëngjes të 15, përkatësisht të 28 qershorit 1389 zunë nga një pozicion të veçantë në fushën e Kosovës. Në burimet osmane, të cilat me të drejtë janë cilësuar si shumë më të pasura se burimet serbe e bizantine, dallohen dy grupe kryesore lidhur me pjesëmarrësit në betejë: nga njëri grup, pjesëmarrësit përmenden në mënyrë të papërcaktuar, ku thuhet se krahas ushtrive të Lazarit morën pjesë edhe arbërit, boshnjakët, vllehët, çekët, hungarezët, polakët dhe frëngjit; dhe nga grupi tjetër, pjesëmarrësit përcaktohen drejtpërsëdrejti, si më kryesorë serbët, arbërit dhe boshnjakët, duke i dalluar këta nga forcat e tjera ndihmëse.

Ushtria e Koalicionit u rreshtua në fushën e luftimit, duke pasur në qendër Lazarin, djathtas Vuk Brankoviqin dhe majtas fisnikun boshnjak Vlatko Vukoviqin dhe atë arbëror Dhimitër Jonimën, zotërimet e të cilit shtriheshin në zonën midis Lezhës dhe Rrëshenit, kurse kronisti osman Mehmet Neshriu, e quan atë i biri i Jundit, Dimitri. Përndryshe prijësat e tjerë ballkanikë dhe arbërorë ishin rreshtuar në të dy krahët e ushtrisë së Koalicionit. Nga kjo shihet se ndonjë nga zotërit arbëror (kuptohet jashta trevës së Kosovës) merrte pjesë me forcat e veta pikërisht në krahun e djatht, ndërsa forcat e arbërve të Kosovës, logjikisht ishin në kuadër të forcave të Vukut, dhe shikuar nga këndvështrimi i kritikës historike, pse aty, si vasal i Vukut, me forcat e veta të mos ishte edhe Milosh Kopiliqi. Rreth pjesëmarrjes, apo mospjesëmarrjes së Gjergjit II Balshës në Betejën e Kosovës, është shkruar bukur shumë në historiografi. Studiuesit sllavë kryesisht e mohojnë pjesëmarrjen e tij. Ndërsa, historiografia shqiptare e mbështet në tërësi pjesëmarrjen e tij.

Nëse u besojmë kronikave osmane, atëherë del qartë se ai ka marrë pjesë në betejë. Në të vërtetë, duke marrë parasyshë faktin se Gjergji II Balsha në kronikat osmane cilësohet "Sundimtar i Shkodrës Arbërore" dhe "Sundimtar i Shkodrës së Arbërve", atëherë, të dhënën që na e ofron Bitlisi lidhur me përgatitjet e pjesëmarrësve të Koalicionit ballkanik për ditën e mynxyrës së Kosovës, në mesin e të cilëve përmend "Sundimtarin e Arbërve", s´është gjë tjetër, veçse është fjala për Gjergjin II Balshën. Pjesëmarrjen e tij e mbështesin edhe njoftimet e këngëve epike serbe. Sipas tyre, ai i ishte përgjigjur thirrjes së Lazarit për ndihmë, duke shkuar në Kosovë me një ushtri prej 6000 vetësh. Në njërën nga këngët në fjalë madje thuhet se kishte marrë pjesë në betejë "Balsha me trimat e Zetës dhe arbërorët e rreptë". Në Betejën e Fushë-Kosovës morën pjesë edhe sundimtarë të tjerë të fuqishëm arbërorë, si: sundimtari i Despotatit të Beratit, Theodori II Muzaka, i cili me vete kishte një ushtri të madhe arbërore; zotër të tjerë të Arbërit, në mesin e të cilëve ishin edhe zotër feudal arbërorë të Himarës dhe të Epirit. Arbërit kishin mbushur gjithashtu edhe radhët e shigjetarëve të ushtrisë së Koalicionit, të cilët ishin të parët që filluan betejën.

Sipas kronistëve osmanë, beteja filloi në mëngjes. Të njëjtën gjë e pohon edhe Anonimi nga Firenca, kurse sipas kujtimeve të Konstandin Jeniçerit, ajo filloi të mërkurën dhe përfundoi të premten. Konfrontimi ndërmjet ushtrive kundërshtare qe i ashpër. Pas disa sukseseve fillestare të ushtrisë së Koalicionit, ku ajo theu krahun e majtë të ushtrisë osmane që udhëhiqej nga Jakupi, me ndërhyrjen e Bajazitit që komandonte krahun e djathtë, sukseset ushtarake u kthyen në të mirë të osmanëve, të cilëve përfundimisht u takoi fitorja. Por humbjet në njerëz nga të dy palët ishin të mëdha, saqë, po të hidhej vështrimi, në çdo anë nuk shihej gjë tjetër veçse koka të prera. Në mesin e të rënëve mbetën edhe dy udhëheqësit e betejës, Murati dhe Lazari. Aty u vranë edhe Theodori II Muzaka dhe vrasësi i Sulltanit, Milosh Kopiliqi.

Pas vrasjes së Muratit, Bajaziti u tëhoq për në Edrene me qëllim që ta siguronte marrjen e fronit të zbrazur. Te pjesëmarësit e Koalicionit ballkanik kjo tërheqje krijoi përshtypjen se osmanët u thyen. Kështu, mbreti i Bosnjës, Tvërtko, në letrën e tij të shkruar disa ditë pas betejës (1 gusht 1389) njoftonte qytetin e Trogirit, se "duke fituar me triumf fushën e luftës, u shaktuam disfatë atyre (osmanëve) … i vramë, saqë nga ata mbetën pak të gjallë". Lajmi i fitores duket se ishte përhapur me të madhe. Për këtë dëshmojnë: a) Në letrën e datës 20 tetor 1389 që qytet-shteti i Firencës i dërgonte Tvërtkos, (në përgjigje të njoftimit të tij për fitoren mbi osmanët) i bënte të ditur se këtë lajm të gëzuar e dinte që më parë, dhe se atë e kishte marrë përmes zërave të përhapura dhe letrave të shumta. Prandaj e dinte mirë ngjarjen e 15 qershorit, ku në fushë të Kosovës kishte mbetur i vrarë edhe Murati, kurse në atë betejë të lavdishme, fitorja i kishte takuar Mbretërisë; b) Udhëpërshkruesi francez i shek. XIV, Filip de Mezier, në veprën "Ëndrra e Pelerinit të moçëm", të shkruar në muajin tetor të vitit 1389, theksonte: "Murati… u mposht plotësisht nga të krishterët". Në fakt, këta ishin përshtypje të gabuara, pasi, siç kemi cekur më lart, fitorja u takoi osmanëve, të cilëve njëherit iu hapën dyert për të depërtuar në pjesët e Ballkanit Veriperëndimor.

Më lart, kalimthi përmendëm se në betejë morën pjesë edhe arbërit e Kosovës. Por, problemi i pjesëmarrjes së tyre në betejë është prekur pak në historiografi, sepse mungojnë të dhënat historike të drejtpërdrejta mbi këtë problematikë. Në qoftë se më lart dëshmuam për praninë e arbërve në Kosovë, atëherë ata nuk do të mund të qëndronin të mënjanuar dhe të mos merrnin pjesë në ngjarjet e mëdha politike-ushtarake të kohës, të zhvilluara në truallin e tyre autokton. Mospërmendja në mënyrë të drejtpërdrejtë në burimet historike e pjesëmarrjes së tyre në betejë, shpjegohet me faktin se autorët e kohës që ishin sllavë, bizantinë e osmanë janë kënaqur me paraqitjen e pjesëmarrjes së formacioneve politike-shoqërore e të sundimtarëve të tyre, kurse, si zakonisht, nuk i kanë marrë parasysh masat popullore. Ajo është mbuluar me paraqitjen e pjesëmarrjes në luftë të sundimtarit serb të Kosovës, Vuk Brankoviqit dhe ushtrisë së tij.

Në favor të këtij vlerësimi, vlen të përmendet e dhëna e Shën Denisit, ku thuhet: "Mbreti i Kosovës mblodhi një ushtri jo vetëm nga feudalët, por edhe nga popullsia e rëndomtë" d.m.th. arbërore. Përkundër faktit se kronika ka të bëjë me Betejën e Rovinës të vitit 1395, përmendja e pjesëmarrjes së popullsisë vendase në një betejë jashtë territorit të saj, është një sinjal i fortë se popullsia në fjalë do të ketë marrë pjesë edhe më masovikisht (në kuadër të ushtrisë së kryezotit të saj, Vuk Brankoviqit) në Betejën e Kosovës, ngase ajo u zhvillua pikërisht në territorin e saj. Humanisti raguzan Tuberoni, nënshtetasit e Lazarit i quan dardanë, ilirë dhe maqedonas, ndërkaq Lazarin mbret të dardanëve, të cilët gjatë betejës mbroheshin me aq guxim, saqë turqit mezi bënin ballë. S`ka dyshim se është fjala për popullsinë arbërore të Kosovës, që autori e përmend me emrin e saj të vjetër. Se arbërit e Kosovës kishin marrë pjesë masovikisht në betejë, dëshmohet edhe nga një e dhënë tjetër, "despoti Lazar i Sërbisë, bullgarët … dhe sundimtarë të Arbërit nga Dardania … u mblodhën … u hapën luftë turqve, por Lazari dhe shumë të tjerë humbën jetën në betejë". Tek e fundit, Filip de Mezier, jorastësisht këtë betejë e vendosi në pjesët e Arbërit, me çka la vend që të kuptohet drejt karakteri etnik arbëror i Kosovës, pasi kuptimi gjeografik, parimisht nuk e mohon kuptimin etnik.

Është e vërtetë se përmes traditës popullore nuk mund të ndërtohet historia, posaçërisht nëse ajo nuk gjen mbështetje në burimet historike. Por, tradita jonë popullore që i kushtohet Betejës së Kosovës, me një kuadër të hollësishëm të ngjarjeve për: organizimin dhe nisjen e ushtrive osmane nga Anadolli, itinerarin e tyre në Ballkan, marshin nëpër Selanik e Shkup dhe arritjen në Fushë-Kosovë; si dhe për zhvillimin e luftimeve, vrasjen e Sulltan Muratit dhe fundin e Miloshit, gjen një mbështetje pikërisht në burimet historike osmane, të cilat poashtu na njoftojnë për këto ngjarje. Prandaj, si e tillë, ajo mund të merret në konsideratë në trajtimin e ngjarjeve për këtë betejë. Pikërisht pjesëmarrjen e arbërve të Kosovës në këtë betejë e dëshmon ekzistenca e këngës së vjetër arbërore – shqiptare mbi Betejën e Kosovës, që në fakt është këngë e popullsisë vendase arbërore të Kosovës, sepse të gjithë botuesit e varianteve të ndryshme të këngës në fjalë, japin shënime të qarta se personat nga të cilët ata i kanë mbledhur këto këngë, që të gjithë janë nga Kosova. Pra kënga lindi në Kosovë, sepse popullsia e saj mori pjesë në betejë.

Vargjet e fundit të këngës popullore arbërore - shqiptare flasin për largimin e një pjese të popullsisë arbërore të Kosovës pas disfatës në betejë. "Një çik oms (d.m.th. të ëmës) ça kish pas thon
- Ku po shkojmë mori non?
- Na po ikim prej turku, i ka thon
- E kur vim ko, mori non?
- Kur çartojet turku, sikur na"

Mendojmë se ky emigrim mund të gjejë mbështetje në faktin se, qysh në vitin 1390, në Raguzë tanimë jetonte familja Kopiliqi, aq më tepër kur dihet fakti se përveç ekzistimit të oazave arbërore që jetonin gjatë gjithë mesjetës në pjesën jugore të bregdetit Adriatik gjer në Raguzë, si dhe në prapatokë (pra, edhe në troje të Bosnjës e Hercegovinës, si dhe të Malit të Zi) gjatë shekujve XIV-XV në trojet e përmendura, veçmas në Raguzë, ndeshim shumë mërgimtarë arbërorë, të cilët lëshuan atdheun e tyre për shkaqe të ndryshme.
Pjesëmarrja e arbërve të Kosovës në betejë mund të shtrihet deri aty sa të pretendohet me të drejtë e të diskutohet edhe për përkatësinë etnike arbërore të Milosh Kopiliqit, përndryshe hero i Betejës së Kosovës. Emri dhe mbiemri i tij ka zgjuar interes që prej kohësh, që së paku duke e analizuar atë në dritën e të dhënave antroponomike t`i afrohet zgjidhjes së çështjes së përkatësisë së tij etnike. Por, në këtë drejtim, historiani serb i shek. XVIII, P. Julianac, më 1765, nuk zgjodhi kritere (për ta identifikuar atë më lehtë si serb - Q.D.) dhe ia tjetërsoi mbiemrin nga Kopiliq /Kopil(i) ose Kobil(i) më vonë e ka marrë sufiksin sllav Kopil(iq) – Kobil(iq)/ në Kobiliq - Obiliq, term i cili u pranua nga historianët pasardhës të historiografisë serbe.

Përkundër faktit se mbiemri i Miloshit te kronisti osman Ashik Pashazade i shkruar me grafinë osmane, në radhë të parë mund të lexohet si Kopila e pastaj Kobila, studiuesit G. Elezoviq dhe A. Olesnicki, në rastin konkret përcaktohen dhe përdorin variantin Kobila, kuptohet që në bazë të termit serb kobila-pelë, të lihej vend që përkatësia e tij etnike të kërkohej vetëm në mesin e serbëve. Mirëpo, studiuesi K. Jireçek, lidhur me këtë problematikë, që prej kohësh me të drejtë sinjalizonte se në shekullin XVIII emri që rridhte nga pela ishte i pahijshëm, prandaj e tjetërsuan, duke i dhënë për bazë termat (serbë) obilan dhe obilje. Nga ana tjetër, rezultatet shkencore nga fusha e gjuhësisë, megjithatë dëshmojnë origjinën thjeshtë arbërore të emrit dhe mbiemrit të tij. Kështu, prapashtesat osh, ush dhe oshe janë të përhapura sot e kësaj dite në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. Edhe rrënja Mil (Mill) lidhet me emrat shqiptarë, si, bie fjala, Mëhill, Mhill, Milo, (humanisti raguzan F. Petançi e përmend Miloshin me emrat: Milon dhe Milo) dhe diç të ngjashme.

Studiuesi ynë E. Çabej duke analizuar përkatësinë gjuhësore të një varg fjalësh pohon: "Një problem më vete përbëjnë disa fjalë që janë të përbashkëta për shqipen, sllavishten ballkanike e rumanishten, pjesërisht dhe për greqishten e re, fjalë të cilat kryesisht me ndërmjetësinë e rumunëve kanë depërtuar edhe në disa gjuhë të tjera, si në çekishten, sllovakishten, polonishten e ukrainishten. Hyjnë aty ndër të tjera: balgë, buzë, gushë, katund dhe kopil". Studiuesit F. Miklosiq dhe P. Skok mendojnë se bëhet fjalë për term (d.m.th. kopil) me prejardhje shqipe, përkatësisht për një huazim nga shqipja. Në të vërtetë, emri Kopil është shumë i hershëm, dhe në dokumente të shkruara përdoret në krisobulën e Shën Shtjefnit të Banjskës së Kosovës në vitin 1313, kurse si Kipil haset në fshatin Çabiq, i regjistruar në krisobulat e Deçanit. Përndryshe, supozohet se emri Kopil ka prejardhje iliro-thrakase, i cili në gjuhën e vjetër arbërore-shqiptare ka kuptimin e fëmijës të cilit nuk i dihet prindi-babai, ndërsa në gjuhën rumune ka kuptimin e fëmijës. Në këtë drejtim, duket se enigmën e ka zgjidhur studiuesi J. Drançolli, i cili pohon: "Emri Kopil, gjithashtu është një emër me prejardhje thjeshtë shqiptare. Përveç të tjerave, sot në shqipe fjala kopil, ka kuptimin e sythit të mbirë në një rrënjë, trung a në degë të një bime".

Është e njohur se në traditën mesjetare fshati merrte emrin e zotërisë, e së këndejmë fshati Kopiliq i Drenicës, përgjithësisht njihet si vend i Milosh Kopiliqit, aq më tepër kur këtë fshat (përkatësisht Kopiliqin e Epërm dhe Kopiliqin e Poshtëm) e hasim në regjistrin osman të vitit 1455, kushtuar krahinës së Brankoviqëve. Përkatësia thjesht arbërore e heroit të betejës, dëshmohet edhe nga vetë kënga arbërore - shqiptare për Betejën e Kosovës, ku ai del si figurë kryesore e këngës. V. Çajkanoviq duke shpjeguar motivet e këngës arbërore – shqiptare, të botuar nga ana e G. Elezoviqit, e karakterizon atë, "epopeja shqiptare… nuk është gjë tjetër veçse kënga për Miloshin". Ai më tej shton se gjatë qëndrimit të tij në afërsi të Elbasanit, në rrethanat e luftës ballkanike (1912), i kanë treguar për disa shqiptarë vendas se janë pasardhës të Milosh Kopiliqit. E gjithë kjo, vazhdon më tej ai, tregon se hero Miloshi kishte kultin dhe traditën e tij në mesin e shqiptarëve. Ndërsa M. Gjurgjeviq (shumë kohë përpara këtij të fundit) që qëndronte në Prishtinë si zyrtar austro-hungarez në vitet 60 të shekullit XIX, e ka vlerësuar përshkrimin e Betejës së Kosovës, sipas traditës gojore vendase, si më reale sesa të dhënat e shpjegimit historiografik serb të modifikuara nga prirjet politike shoveniste.

Kënga në fjalë është një poemë me një lëndë origjinale dhe autentike, me tipare të dalluara nga ato të këngëve epike serbe për Betejën e Kosovës. Në të nuk i këndohet knjaz Lazarit ose figurave të tjera të bujarëve feudalë serbë që morën pjesë në betejë, siç ndodhi në epikën serbe. Pavarësisht nga roli pozitiv që luajtën në luftën kundër vërshimit osman, ato mbeteshin të huaja për botën arbërore-shqiptare, e cila epopenë ia kushtoi pikërisht heroit që doli nga gjiri i saj.

Në këtë truall, te shqiptarët, paralel me këngën, organikisht jetojnë edhe një sërë legjendash, kujtimesh, toponimesh etj. Sipas legjendës popullore: "Miloshi ka pas lindur në Kopiliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm". Pleqtë e Drenicës tregojnë se "Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit" (Drenicës). Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: "Car Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni"; "Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës". Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: "Te trolli i Miloshit", "Veneshta e Miloshit", "Te kisha e Miloshit" etj. Në Sallabajë gjendet "Vorri i Milosh Kopiliqit". "Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës" (pyje të Drenicës). "Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë".
 
Zurück
Oben