Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Die Perle von Balkan!

[h=1]Erdogan shpresa e fundit për Burmalinë[/h]
Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM) ka kërkuar ndihmë nga presidenti i Turqisë Taip Erdogan për mos lejimin e ndërtimit të asnjë objekti mbi themelet e Burmali Xhamisë. Në një letër me shkrim drejtuar presidentit turk,
BFIM ka kërkuar që ai ta ushtrojë potencialin e vet dhe të mos lejojë shkatërrimin e marrëdhënieve ndërfetare në Maqedoni. Po ashtu BFIM i është drejtuar me shkrim edhe liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, si mysliman që është pjesë e Qeverisë si dhe krerëve të shtetit, kryeministrit, presidentit, ministrit për transport dhe lidhje, kryetarëve të Qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër prej të cilëve kanë kërkuar që në vendin e Burmali Xhamisë të mos ndërtohet asnjë objekt tjetër përveç Burmali-së. Driton Dikena, drejtor i vakëfeve thotë se këto janë hapat që ka marrë tani për tani BFIM, por nëse rastësisht nis ndonjë ndërtim në atë vend, atëherë ata do të ndërmarrin masa shumë serioze. “Nëse nis ndërtimi i ndonjë objekti në vendin e Burmali Xhamisë do të haste në hapa shumë seriozë dhe ta marrin vesh të gjithë se ne kemi qenë shumë seriozë. Pikë së pari do të duhet të shembin murin e BFIM-së, e pastaj të nisin me ndërtim e ndonjë objekti në atë vend”, tha për “Lajm”, Dikena. Ai sqaron se themeluese e sheshit të Shkupit ka qenë Burmali Xhamia dhe i gjithë sheshi ka qenë vakëf. “Përveç Burmali-së ne sheshin që është sot kanë qenë 10 dyqane të Burmali xhamisë, ka qenë karavan Saraji, medreseja, varri i mbesës së Sulltanit të madhërishëm dhe plot objekte të tjera, të cilat kanë qenë shtrirë deri në lagjen Debar mallo. Në lagjen Debar mallo akoma gjendet lokali Idadia. Idadia ka qenë njëra ndër medresetë më të njohura në atë kohë”, thotë Dikena, duke shtuar se të gjitha ato objekte janë shkatërruar njëri pas tjetrit, ndërsa së fundi është shkatërruar edhe Burmali Xhamia.
Para pak ditësh, Ministria për Transport dhe Lidhje i ka dhënë leje ndërtimi një biznesmeni grek për të ndërtuar hotel në vendin e Burmali Xhamisë.
Burmali Xhamia e njohur si perla e Ballkanit u ndërtua në vitin 1495 nga Mehmet Begu, djali i Sulltanit të madhërishëm dhe u rrënua në vitin 1925 nga pushteti serb bashke me 120 xhami të tjera të Shkupit.
 
Wenn die Sache zwischen BFI und Behörden nicht zu klären ist dann bin ich echt gespannt wie viele leute wird BFI dafür mobilisieren können :D
 
Zurück
Oben