Skanderbeg-Statute wird demnächst in New York errichtet
Skënderbeu do kalërojë dhe në
Nju-Jork
Formohet komisioni për ngritjen e një monumenti tjetër të heroit tonë kombëtar
Ideja për ngritjen e një monumenti të Skënderbeut në Nju-Jork është hedhur vite më parë, por komuniteti i emigrantëve shqiptarë që jeton dhe punon atje, kërkojnë që kjo ide të sendërtohet sa më shpejt. Për këtë, të shtunën pasdite në Bronks, në të quajturin Pallat i Vatajve, u realizua një takim, me qëllim përshpejtimin e nismës për ngritjen e monumentit të Gjergj Kastriotit edhe në Nju-Jork. Prej pjesëmarrësve u hodhën variante të shumta për vendvendosjen e monumentit. Disa prej tyre, thanë se Skënderbeu duhet të vihej pranë selisë së OKB-së.
Ndërsa aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur kosovar, Xhevat Limani, tha se monumenti duhej të ngrihej në Manhatan. "Aty Skënderbeu do kishte më tepër tingull dhe kambanë", tha mes të tjerash artisti Limani. Por, gjithçka u la e hapur, duke i qëndruar të përbashkëtës, se kishte ardhur koha për ngritjen e një monumenti të heroit tonë kombëtar dhe në Nju-Jork.
Për këtë u ngrit një komision i përkohshëm me disa anëtarë, i cili do merret fillimisht me nxjerrjen e lejes në Bashkinë e Nju-Jorkut, e më pas me të gjitha etapat e tjera të ngritjes së monumentit.
-------------------------------------------------------------
Takim per ngritjen e Monumentit te Skenderbeut ne Nju Jork
Nga Pierre-Pandeli Simsia
Nju Jork
Diten e Shtune, me 30 Shtator 2006 Komuniteti Shqiptar i Nju Jorkut u mblodh ne nje takim ne nje nga sallat ne pallatin e Vatajve, Bronx, NY.
Qellimi i atij takimi ishte diskutime dhe ngritja e nje komisioni per te shpejtuar nismen e marre para disa viteve per ngritjen e permendores se Gjergj Kastriotit, Skenderbeu ne Nju Jork.
I ftuar nderi ne ate takim ishte intelektuali i mirenjohur shqiptar, zoteria Astrit Leka, i ardhur posacerisht nga Zvicra e larget, ku edhe eshte qytetar i atij shteti.
Ne sallen e mjaftueshme per ate takim, si gjithmone ne te tilla ceremonish, mbulesa e tryezes kryesore te ligjeruesit ishte me ngjyrat kuq e zi, shenja te flamurit tone te shenjte, ku binte ne sy shqiponja dykrenore. Ishin vendosur gjithashtu edhe dy flamujt kombetar, Flamuri Shqiptar dhe Flamuri Amerikan.
Pjesemarresit ne takim, intelektuale te njohur ne komunitetin tone si: Dr. Selahedin Velaj, Kryetari i Akademise se Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof. Dr. Skender Kodra, Dr. Namik Shehu, Prof. Agron Fico, Zoteria i nderuar, i pranishem ne cdo aktivitet Ahmet Zherka, Artisti regjisor Xhevat Limani, Nenkryetari i Shoqates se Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptaro-Amerikane, poeti Mehill Velaj, ish diplomatet shqiptare zoterinjte Pellumb Kulla dhe Skender Shkupi, Zef Bala, Kryetari i Shoqates Cameria per Nju jorkun, zoteria i nderuar Sali Bollati, bashkeshortet Kozeta dhe Qemal Zylo, Merita Bajraktari-McCormack, gazetarja Mimoza Dajci,skenografi Astrit Tota, shkrimtari Klajd Kapinova, Luc Malota, Agron Mirdita, Genc Leka e shume te tjere, ndoqen me interes fjalen e hapjes nga zoti Astrit Leka.
Zoti Leka me urtesine e tij qe e karakterizon, me kulture qytetare pasi shqiptoi fjalet: "Kam ardhur ketu per Skenderbeun" i beri nje ekspoze te shkurter veprimtarise se tij, takimet me personalitetet e larta te shteteve te ndryshme te botes per vendosjen e monumenteve te Gjergj Kastriot Skenderbeut ne kryeqytetet e atyre shteteve.
Biseda ishte terheqese dhe interesante. Keshtu zoti Leka, ndermjet takimeve te ndryshme qe ka patur, permendi edhe ato me Zhak Shirak dhe Toni Bler.
Fjala e zotit Leka disa here u nderpre nga duartrokitjet, e ne mes duartrokitjeve me te drejte ishte edhe nderhyrja e Dr. Namik Shehut, kur e cilesoi zotin Leka Ambasador te Skenderbeut. Perseri te pranishmit duartrokiten pas atyre fjaleve te Dr. Shehut.
"Per britaniket ishte anonim..." tha zoti Astrit Leka, por kur ndodhi lufta ne Kosove dhe kur kryeministri e perkrahu ate lufte, zoti Leka shfrytezoi edhe rastin per te patur nje takim me kryeministrin britanik dhe fale Zotit, ai takim u be, ku zoti Leka iu paraqit me pseudonimin "Alariku". Disa fjale gjate dialogut me K/ministrin Bler qe zoti Astrit Leka i permendi ne ate takim si: "Mos kujtoni se Kosova eshte Vietnam.... Mos kujtoni se komunizmi eshte ne ngjitje..." ishin shume prekese per te gjithe te pranishmit ne salle.
Gjithashtu z. Astrit Leka ka zbuluar edhe lidhjen qe kane britaniket me Skenderbeun."Mbreteresha Elisabet kur shkonte ne kishe, falej per Skenderbeun..." Gjate gjithe ligjerates se tij z. Leka na dha sihariqin se brenda nje viti ne Londer do te ngrihet busti i Skenderbeut.
Intelektuali i nderuar i komunitetit Dr. Selahedin Velaj, pasi i uroi mireseardhjen ne Nju Jork nga Zvicra e larget, shprehu mendimin e tij qe monumenti i Skenderbeut jo vetem duhet te ngrihet ne Nju Jork, por edhe te nderhyhet ne Bashkine e Nju Jorkut per vend.
I te njejtit mendim ishte edhe Dr. Namik Shehu, kur shprehu mendimin e tij se, duhet krijuar nje komision dhe pa humbur kohe, qe neser duhet te shkojme ne bashki per dhenien e lejes... madje Dr. Shehu, shprehu mendimin e tij qe Monumenti i Skenderbeut duhet te vendoset prane O.K.B-se...
Aktori, regjisori, dramaturgu i mirenjohur Xhevat Limani ndermjet te tjerash, insistoi qe ai Monument duhet te ngrihet ne Manhatten, duke spjeguar edhe aresyet. Meqenese Manhatteni eshte jo vetem qendra e 5 qyteteve te Nju Jorkut, por edhe e tre shteteve NY, N.J., C.T. "Ne Manhatten, Skenderbeu do te kishte me teper tingull dhe kembane..." tha ndermjet te tjerash artisti Limani.
Emeruesi i perbashket i atij takimi ishte vendosja e Monumentit te Skenderbeut ne Nju Jork dhe te gjithe folesit folen rreth atij emeruesi, duke dhene sejcili mendimet e veta.
Keshtu folen zoterinjte Pellumb Kulla, Agron Fico, Mehill Velaj, Zef Bala, Qemal Zylo, Luc Malota, Agron Mirdita, Merita Shkupi etj., madje per thjeshtesi, zoti Pellumb Kulla e perjashtoi veten e tij ne pjesemarrje te nje komisioni, sipas propozimit qe iu be, qe, sic e spjegoi edhe vete ai, nuk do te thote se do te jete i shkeputur rreth kesaj ceshtje. Perkundrazi do jape maksimumin e tij.
Edhe nje vogelushe Dhimitra Ksenopuli e ardhur enkas per ate takim, recitoi nje vjershe per Skenderbeun, qe u duartrokit nga te pranishmit.
Ne fund me propozimin e pjesemarresve u ngrit nje komision i perkohshem ku do te punoje me perkushtim ne te ardhmen, me nderhyrjen ne Bashkine e Nju Jorkut, qe endra dhe deshira jone te behet realitet, ngritja e Monumentit te Gjergj kastriot Skenderbeut ne Nju Jork.