B
Bloody
Guest
SHBA: 28 Nëntori një datë që i bashkon shqiptarët Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në qytetet ku janë të përqendruar më tepër shqiptarët, në dy tre ditët e fundit ata me familjet, miqtë e tyre shqiptarë e amerikanë kanë festuar 96 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë , që është festa më madhore që i bashkon të gjithë shqiptarët nga të gjitha krahinat e trojeve të tyre në Ballkan prej nga vijnë. Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit tek shqiptaro-amerikanët ishte një ditë edhe më e shënuar ashtu si edhe për gjithë kombin shqiptar, sepse ata me fjalime patriotike, duartrokitje, brohoritje e këngë e valle festuan edhe vitin e pavarësisë së Kosovës, që me të drejt është quajtur viti më i rëndësishme në historinë e shqiptarëve pas 28 nëntorit të vitit 1912. 28 Nëntori, apo e enjtja e fundit në nëntor, koincidon të jetë edhe
Festa mbase më e madhe në Amerikë, Dita e Falënderimeve, që është një ditë e shënuar kur amerikanët e të gjitha etnive, kulturave dhe
racave, falënderojnë për sofrën plotë me familjen dhe me miqtë, që është një festim i bereqetit dhe të korrave që ka zanafillën qysh prej ardhjes së pelegrinëve të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti i largët 1621. Një manifestim qendror e ka mbajtur shoqata panshqiptare Vatra në New York, ndërsa edhe grupime të tjera politike dhe krahinore kanë organizuar mbrëmje në shenjë të përvjetorit të pavarësisë. 28 Nëntori i shënuar si Ditë e Pavarësisë ndërsa për të tjerë si Ditë e Flamurit, nga shqiptarët e Shqipërisë të Kosovës, të Maqedonisë
dhe të Malit të Zi, këtë vit e ka domethënien e posaçme sepse shënohet në vitin e parë historik të ekzistencës së dy shteteve shqiptare në Ballkan. Ajo do të shënohet edhe si ditëlindje e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe si përvjetor i daljes së parë publike i Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës. /S.gashi/
RTK
passt wirklich gut zum thread !
lesst es euch durch dann sieht ihr das der 17 februar der 2 wichtigste historische tag nach dem 28 november für die albaner aus albanien ist