Haben doch die SerboMontenegro in Rugove versucht aber nix einen Muslim mit Herz machst du nicht zum Christen .
Haj medet për Lug t`Baranit
N`kamë u çue Savë Llazari
Don shqiptarët me i shkombtarizue.
Për pa u gri, për pa u coptue.
Shqiptarë jemi, s`kemi fenë me e ndrrue.
Haj medet, shpatën n`qafë ja ka nue
Deri në tokë gjaku i ka shkue
Mos u çart Hazir, fenë duhet me e ndrrue!
Hazir Alia trim koka qillue
Përpjet gishtin e ka que
Du me u gri e me u coptue
Tybe n`Zotin fenë s`muj me e nrrue
Krisi pushka e dajaku,
Rrugët e shehrit i mbuloj gjaku
Sali Bajraktari u bërtet
Ou, bini vllazen n`shahadet
Edhe një gisht cone përpjetë
Në çdo fshat burrat janë besatue
Me u gri e me u copëtue.
E kurrë fenë mos më ndërrue
Kthehu , more Savë shkau e fol me mue
ku ke ni qi shyptari-musliman fenë me n'rrue
Ramazanat tanë i kem ngjinue,
për Bajram n'xhami jena shkue,
Pa na gri-e pa na coptue
Tybe n'mujsh fenë me naj nrrue
Hasan Bajri n'kam u çue:
Tu nxiftë fjala shka, çka po thue!
Pesqind vjet t'kena sunue,
Asnjer me zor n'xhami s'të kam que,
S'të kena than fen m'e nrrue
Fenë tonë na s'mujm me nrrue,
Se jem m'su n'xhami me shkue
Pasha Allahin koft lavdue
Kurr njat punë s'kam me punue