Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

Da muss man kein Genie sein um des herauszufinden:rolleyes:

Es hieß doch man möchte einen Trainer für längere Zeit holen als auch für die Quali 2012.

Und wenn man die Karriere von dem sich ansieht...dann kann man sehen was das fürn Trainer ist.::roll:

Aber was solls:rolleyes:


das muss einen Trainer nicht zwangsläufig schlecht machen :rolleyes: Mourinho kannte in Porto damals auch keine Sau und er ist Uefa Cup Sieger geworden und hat im nächsten Jahr die Championsleague gewonnen.
 
das muss einen Trainer nicht zwangsläufig schlecht machen :rolleyes: Mourinho kannte in Porto damals auch keine Sau und er ist Uefa Cup Sieger geworden und hat im nächsten Jahr die Championsleague gewonnen.


Du hast mich falsch verstanden. Wenn man genau hinguckt sieht man das derTrainer in der Vergangenheit kaum länger als ein Jahr Trainer bei einem Verein oder Land war. Also kann mir auch kaum vorstelllen dass der in Alb. länger als ein Jahr bleibt.:rolleyes:
 
das wird doch eh nix mit dem!
BRIEGEL war der beste bis jetzt!+ich trauer den immernoch hinterher!
 
06.09.2008 Albanien-Schweden
10.09.2008 Albanien-Malta
11.10.2008 Ungarn-Albanien
15.10.2008 Portugal-Albanien
11.02.2009 Malta-Albanien
28.03.2009 Albanien-Ungarn
01.04.2009 Dänemark-Albanien
06.06.2009 Albanien-Portugal
09.09.2009 Albanien-Dänemark
14.10.2009 Schweden-Albanien

Albanien gegen Schweden hab ich noch in Peje angesehen!
 
bore.gif
Salihi, gol e rekord personal në Austri
line_430.gif


Ky ishte goli i 13-të sezonal i Salihit, që thyen njëherësh edhe “rekordin” e sezonit të kaluar ku realizoi 12 gola.
line_430.gif

20090522085734HamdiSalihinendeshjenkunderAusburgut,kushenoigolinebarazimit1-1.jpg
line_430.gif

Hamdi Salihi është shndërruar në një “real killer” në kampionatin austriak. Bomberi shkodran shënoi golin e fitores 2-1 (90’)të SV Ried kundër Austria Kartnen.

Ky ishte goli i 13-të sezonal i Salihit, që thyen njëherësh edhe “rekordin” e sezonit të kaluar ku realizoi 12 gola.

Ky ishte goli i katërt i Salihit në tri ndeshjet e fundit.

Salihi barazoi spanjollin Naço në garën brenda ekipit, edhe ky në kuotën e 13 golave këtë sezon, por Naço i ka realizuar në 30 ndeshje, ndërsa Hamdiu në 27 ndeshje.

SV Ried ndodhet në vendin e pestë me 57 pikë (Salzbugu, kampioni matematikor ka 74 pikë.

 
dinamo14.jpg

Emiljano Vila, “detonatori” i merkatos blu!

Duket se mesfushori Emiljano Vila është pronë e presidencës së Dinamos
Merkatoja e Dinamos tashmë ka shpërthyer dhe si “detonator” ka shërbyer sigurimi i shërbimit të futbollistit Emiljano Vila, i cili tashmë duket se është pronë e Dinamos. Pas bisedimeve të gjata midis palëve, duket se presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, dhe ai i Dinamos, Besnik Sulaj, kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Këtë fakt e ka bërë më të sigurt edhe prononcimi në numrin e djeshëm të gazetës “Sporti shqiptar” nga ana e presidentit të “djemve të detit”, i cili bënte të ditur se Teuta do ta lejojë Vilën të aktivizohet në Europë me Dinamon.
Por duket se në mes gjërat janë më serioze dhe, pas afrimit të një lojtari kualitativ si Elis Bakaj gjatë merkatos së janarit, duket se drejtuesit blu tashmë posedojnë dhe kartonin e një tjetër talenti të kampionatit tonë, si Vila.
Durrsaku është një ndër më të spikaturit e kampionatit të fundit me fanellën e Teutës, ku emri i tij është shfaqur edhe si golashënues në kampionat. Për më tepër, “qershia me tortë” ishte dhe goli i bukur i shënuar ndaj Milanit të madh në ndeshjen Shqipëri-Milan 3-3.
Por drejtuesit blu sigurisht nuk do të ndalen këtu, në listën e tyre janë shumë lojtarë të tjerë të kampionatit tonë, ndër më të spikaturit, por edhe disa të huaj, ku dy prej tyre pritet të jenë dhe goditjet e mëdha të presidencës dinamovite në merkato. Njeriu më aktiv si gjithmonë në periudhën e shit-blerjeve të futbollistëve është zv/presidenti Avni Braçe, i cili “harton” në çdo moment merkaton e bluve.
Por për afrimin e lojtarëve në kampin blu sigurisht merret edhe miratimi i trajnerit Shkëlqim Muça dhe stafit të tij. Në sezonin e ardhshëm pritet një Dinamo më elitare dhe tepër konkurruese, por më parë duhet të zgjidhen enigmat e grupit që mbylli këtë sezon dhe sigurisht sinjalet e para pozitive nga Dinamo pritet të jepen që në fillimin e aventurës europiane.

“Dhimbje koke” për Muçën në Ballsh

Në kampin dinamovit vazhdon përgatitjs në një atmosferë të qetë, pasi, siç dihet, blutë kanë mbyllur këtë sezon, duke siguruar pjesëmarrjen në Kupën UEFA. Por trajneri Shkëlqim Muça dhe stafi i tij kanë probleme serioze për sa i takon kontigjentit të lojtarëve, pasi veç lojtarëve të huaj edhe disa nga titullarët blu janë lejuar të pushojnë nga klubi shto këtu edhë dëmtimet që ka pasur në grup.
Duket se për Muçën do të ketë “dhimbje koke” në Ballsh në zgjedhjen e formacionit. Ditën e djeshme është zhvilluar edhe një ndeshje miqësore midis moshave 1990-1991 për të selektuar disa lojtarë që mund të përfaqësojnë Dinamon ndaj Bylisit
 
<LI class=ep-topfive-topstory>
dinamo13.jpg
Kristi Vangjelli “vishet” blu

<LI class=ep-topfive-topstory>Ditën e djeshme lojtari i kombëtares shqiptare është stërvitur me Dinamon
Dinamo vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit, në një atmosferë të venitur. Në kampin dinamovit, veç lojtarëve të huaj, mungojnë edhe disa titullarë në stërvitje.
Për ditën e shtunë stafi dinamovit ka vendosur të aktivizojë disa lojtarë të rinj dhe për këtë arsye ditën e sotme do të zhvillohet dhe një ndeshje kontrolli midis moshave të Dinamos 1990-1991 nën vëzhgimin e trajnerit Shkëlqim Muça, për të selektuar lojtarët që do t’u nevojiten kampionëve në fuqi për t’u aktivizuar ndaj Bylisit të Gerti Haxhiut.
Por e reja në stërvitjen e Dinamos ishte prania e mbrojtësit të kombëtares, Kristi Vangjeli, i cili është stërvitur në klubin blu. Kontrata e Vangjelit me skuadrën e Arisit ka përfunduar, por pa ndonjë shkëlqim të veçantë, pasi korçari është aktivizuar shumë pak në kampionatin helen. I kontaktuar nga gazeta ditën e djeshme, 23-vjeçari Vangjeli ka deklaruar: “Jam këtu vetëm për t’u stërvitur.
Dua të mbaj veten në formë përpara ndeshjes ndaj Portugalisë. E kam përfunduar kontratën time tek Arisi, ku për arsye të ndryshme gjërat s’kanë shkuar siç duhet. Nuk dua të aktivizohem më në kampionatin grek, por e përjashtoj edhe aktivizimin tim në kampionatin shqiptar, që do të ishte zgjedhje e gabuar qoftë edhe për të luajtur në kupat europiane.
Po shikoj disa oferta nga kampionate të ndryshme, si Gjermani e të tjerë dhe më pas do të vendos,- tha për “Sportin shqiptar” ish-lojtari i Arisit në kampionatin grek të futbollit. Ndërkohë, dinamovitët i kanë mbyllur llogaritë për ndeshjen e fundit dhe shkojnë për “piknik” drejt Ballshit.
Tani drejtuesit blu janë duke menduar për të ardhmen, duke hedhur “grepat” e tyre në merkaton e verës e duke fuqizuar sa më shumë kontigjentin në dispozicion të teknikut Muça. Emrat janë të shumtë, por ato mund të bëhen të ditur shumë shpejt, sa po të nisin përgatitjet për Kupën UEFA.
 
Gjyqtari gjerman, Florian Mejer, eshte “xhaketa e zeze” e percaktuar nga FIFA per te drejtuar ndeshjen e radhes se Kombetares shqiptare. Me 6 qershor, kuqezinjte e drejtuar nga Josip Kuzhe do te presin ne “Qemal Stafa” perfaqesuesen e Portugalise. Asistente te 40-vjeçarit jane Karsten Kadash dhe Senke Glindeman, nderkohe qe ne rolin e gjyqtarit te katert eshte iraniano-gjermani, Babak Rafati. “Bilbili” Mejer arbitron per Federaten Gjermane te Futbollit (DFB) qe prej vitit 1996, ndersa stemen e FIFA-s e ka marre ne vitin 2002. Ai ka drejtuar takimin eliminator per Boterorin 2006 ndermjet Norvegjise dhe Moldavise. Ne vitin 2007 ka qene arbiter i katert ne finalen e Liges se Kampioneve, ku Milani fitoi 2-1 me Liverpulin ne Athine. Nderkohe, FSHF ka marre nje lajm te mire per ndeshjen qe Kombetarja do te luaje kunder Kristiano Ronaldos dhe yjeve te tjere te skuadres se Karlos Kueiroz. Shqiperia nuk eshte ndeshkuar nga Komisioni i Disiplines se FIFA-s (i mbajtur me 15 maj), per sendet e hedhura ne sfiden e humbur me Hungarine, me 28 mars. Edhe pse te gjithe i trembeshin zhvillimit te ndeshjes me dyer te mbyllura, ne vendimin zyrtar te “qeverise” se futbollit boteror nuk figuron asnje penalizim, madje as gjobe per shkak te masave te dobeta organizative nga federata
 
Zurück
Oben