Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

Evertoni nënshkruan me Shkodran Mustafin
shkodran%20mustafi.jpg
Skuadra angleze, Everton ka nënshkruar kontratë trevjeçare me futbollistin 16-vjeçar, Shkodran Mustafi, i cili deri më tash ishte pjesë e Hamburgut. "Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën time. Ishte pak vështirë për të marrë vendimin për largim nga Hamburgu, por mendoj se ky vendim është i arsyeshëm", ka theksuar Shkodran Mustafi. Ndërkohë kreu i akademisë së futbollit te Hamburgu, Jens Tod ka thënë se ka qenë e pamundur të mbahet ky lojtar, duke pasur parasysh se po e kërkonte një skuadër e fortë angleze. "Ne u përpoqëm ta mbajmë Shkodranin, por kur një klub anglez vjen dhe e kërkon një futbollist, ne nuk jemi në gjendje për të konkurruar financiarisht dhe për ta mbajtur në skuadër", ka pohuar Tod. Shkodran Mustafi, i cili ka lindur në Gjermani, luan në repartin e mbrojtjes dhe është edhe pjesë e përfaqësueses U-17 të Gjermanisë.
 
Guter Spieler dieser Shkodran xD habs gesehen im Fernsehen

lol was für ein name shkodran sind die bewohner shkodras und kein name
 
Zurück
Oben