Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

Wie siehts eigentlich aus mit einem neuen Trainer aus, ich hatte irgendwo gelesen das auch Besnik Hasi im Gespräch ist , obwohl noch keine Erfahrung denke ich wäre das eine gute Lösung. Er kennt wie kein anderer den albanischen Fussball und würde sich sicher viel intensiver um die Jungen Talente im Ausland einsetzten ,dass sie sich für Albanien entscheiden.
 
Wie siehts eigentlich aus mit einem neuen Trainer aus, ich hatte irgendwo gelesen das auch Besnik Hasi im Gespräch ist , obwohl noch keine Erfahrung denke ich wäre das eine gute Lösung. Er kennt wie kein anderer den albanischen Fussball und würde sich sicher viel intensiver um die Jungen Talente im Ausland einsetzten ,dass sie sich für Albanien entscheiden.

sags du doch nur so weil hasi auch aus gjk herkommt:tongue3::tongue3:

nö im ernst, ich würde mich auch freuen wenn hasi unser trainer wird. zurzeit is er ja cotrainer in brüssel oder so..

Aber ich glaube die nehmen nen ausländischen trainer..
 
sags du doch nur so weil hasi auch aus gjk herkommt:tongue3::tongue3:

nö im ernst, ich würde mich auch freuen wenn hasi unser trainer wird. zurzeit is er ja cotrainer in brüssel oder so..

Aber ich glaube die nehmen nen ausländischen trainer..

Jeinnnn auch ...;)

ich denke dass er ein guter Ansprechpartner für die beispiel KS-Albaner in CH, D wäre , und auf mehr Akzeptanz stossen würde, behaupte ich mal
 
Der zweite Taci Oil Cup findet am Dienstag statt.Das Benefizspiel soll dieses mal zwischen Albanien (Spieler aus der eigenen Liga) und AC Milan stattfinden.

Im ersten Taci Oil Cup letztes Jahr gewann SK Tirana 2-1 gg. Milan.

Am Dienstag spielen unter anderem Ronaldinho,Beckham,Kaka,Pato und Seedorf.

Wird ein nettes Spielchen.

Die Einnahmen werden Hilfsbedürftigen gespendet.
 
Quelle: albania-sport.com (Status: fragwürdig)
Pas takimeve në Vjenë me gjashtë trajnerë të huaj kandidatë për të pasuar Ari Hanin në bankinën e Shqipërisë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, brenda kësaj jave do të përzgjedhë teknikun e ri për tri ndeshjet e mbetura nga fushata kualifikuese e Botërorit 2010 dhe komplet edicionin eliminator të Kampioantit Europian 2012

Austriaku Herbert Prohaska (54 vjeç), ish-lojtari i Austrisë së Vjenës, Interit dhe Romës në vitet ‘70-‘80. Ai ka drejtuar kombëtaren e Austrisë në botërorin Francë 98‘ dhe aktualisht punon si specialist futbolli pranë Federatës
 
Quelle: BalkanWeb.com (Status: )
Teksa Ari Han ende nuk është larguar, në Shqipëri ka nisur që tani të përfliten tre emra që do të pasojnë atë në stolin kuqezi për tre ndeshjet e mbetura. Flitet për Bledar Kolën, ish-futbollistin e ekipit përfaqësues, që tashmë është trajner i të rinjve të AEK-ut të Athinës, për ish-legjendën e portës kuqezi Foto Strakosha si edhe për Besnik Hasin, që është trajner i dytë tek Anderlehti në Belgjikë. Tre emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, por që kanë pak eksperienca si trajner. Gjithsesi, kandidatura e Kolës duket më e vështirë të realizohet sidomos për faktin se ish-mesfushori ka vite që nuk lëviz nga AEK-u dhe vështirë ta bëjë këtë për tre ndeshje. Ndryshe qëndron puna me Besnik Hasin dhe Strakoshën, që veç të tjerash kanë patur edhe raporte të shkëlqyera me presidentin e Federatës Armand Duka.
 
Salihi, “vrasësi” i Matersburgut
line_430.gif


Shkodrani shënoi dy gola në fitoren e thellë 4-0: të dytin e të katërtin, pikërisht në minutat 37-të e 60-të
line_430.gif

20090509211151Salihi,dygola.jpg
line_430.gif

Në ka portë që Hamdi Salihi e njeh më mirë se këdo tjetër, është pikërisht ajo e Matersburgut në kampionatin austriak. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shndërruar në një “vrasës” të vërtetë ndaj kësaj skuadre: 10 gola ndaj tyre në 16 takime.

Shkodrani shënoi dy gola në fitoren e thellë 4-0 (të dytin e të katërtin, pikërisht në minutat 37-të e 60-të), duke kompletuar së bashku edhe Rodriguez (25’) e Dreksel (42’) “pokerin” triumfues të SV Ried.

Ish-sulmuesi i Tiranës u ngjit kështu në kuotën e 11 golave gjatë këtij sezoni, një më pas se në kampionatin e kaluar (12), ndërsa në total përfshirë të tre sezonet me Ried shkoi në 29 gola në 73 ndeshje. Ky ishte dygolëshi i dytë gjatë këtij sezoni për Salihin përfshirë edhe atë kundër Austria Kartnen.


E Shtune, 09 Maj 2009
 
Shqipëri-Milan, kuqezinjtë kundër kuqezinjve
line_430.gif


Acmilan.com: “Herën e parë shqiptarët na pritën me dashuri të madhe”. Yjet milanistë marrin pjesë për herë të dytë në trofeun Taçi Oil Albania Reads”. Çudia e listës me Kombëtaren shqiptare
line_430.gif

20090511220700top-kembe.jpg
line_430.gif

Dash Frashëri- “Në ndeshjen e parë në Tiranë, Milani u prit me entuziazëm të madh e me dashuri nga populli shqiptar, gjë që sigurisht do të ripërsëritet me rastin e miqësores së nesërme” Kështu shkruhet në faqen zyrtare të Milanit, me rastin e edicionit të dytë të trofeut “Taçi Oil Albania Reads”, që tashmë ka marrë ngjyra ndërkombëtare, duke qenë i vetmi i këtij lloji që luhet në Shqipëri.

Në “Qemal Stafa” rreth 10 mijë futbolldashës të zjarrte shqiptarë, tifozë të Milanit apo dhe të Kombëtares italiane në përgjithësi do të përjetojnë emocione të mëdha kur Milan, klubi rekordmen përsa i përket trofeve ndërkombëtarë do të luajë për herë të dytë në Tiranë.

Fansat do të “shijojnë” jo vetëm të pasurit autografeve me emrate më të mëdhenj të futbollit botëror si Bekam, Kaka, Gatuzo, Pato, Ronaldinjo, Shevçenko, Inzagi, Zambrota, por dhe magjinë e tyre në fushën e blertë. Milani mbërrin në Tiranë vetëm 48 orë pas ndeshjes me Juventusin, ndërkohë që pas miqësores me Shqipërinë, kuqezinjtë italianë do të luajnë kundër Udinezes ditën e shtunë.

Epiqendra e vëmendjes do të jetë Rikardo Kaka, pasi zor se braziliani do të ketë rast tjetër të vijë me përfaqësuesen e Brazilit për të luajtur kundër Kombëtares sonë. Ndryshe nga hera e parë në tetor të vitit të kaluar, kur mungonin për shkak të impenjimeve ndërkombëtare shumë prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, këtë herë 17-herë kampionët e Italisë do të jenë me të gjithë efektivin e tyre “Qemal Stafa”. Kështu, këtë herë, përveç Ronaldinjos dhe Shevçenkos do të jenë edhe Kaka dhe Pato (në tetor të dy ishin të grumbulluar me kombëtaren braziliane).

Por këtë herë risia është mesfushori anglez, i famshmi Devid Bekam. Për të ardhja në Shqipëri nuk është hera e parë, teksa Bekam ka qenë pjesëtar i kombëtares angleze kur ajo luajti në “Qemal Stafa”, në vitin 2002 me Shqipërinë. Përveç tre “topave të artë”, siç janë Kaka, Ronaldinjo dhe Shevçenko, në Tiranë pritet të vijnë edhe të paktën katër kampionë bote, që kanë fituar kampionatin e fundit botëror me Italinë në “Gjermani 2006”: Inzagi, Pirlo (ishin herën e parë), Zambrota e Gatuzo.

Humbja - Në takimin e parë të Milanit në Shqipëri, më 14 tetor 2008, Tirana fitoi 2-1 kundër Milanit të madh, falë golave të Daniel Xhafës e Gjergji Muzakës, ndërsa për Milanin golin e nderit e shënoi Ronaldinjo në fundin e takimit. Tirana, që drejtohej atëherë nga trajneri boshnajko-kroat Bllazh Slishkoviç, fitoi kështu trofeun e parë “Taçi Oil Albania Reads”, që tashmë po kthehet në një aktivitet të rregullt ndërkombëtar. Për të sjellë Milanin në Tiranë kompania “Taçi Oil” pagoi 1.7 milionë euro.

Mikpritja – Humbja e Milanit me Tiranën u komentua nga media italiane si një përkufizim i një serie të gjatë të formës së dobët të shfaqur në miqësore të ndryshme nga skuadra e Ançelotit, por drejtues të Milanit gjatë konferencën për shtyp me rastin e linçimi të edicionit të dytë të “Milan Junior Camp Albania”, thanë se ata vetë i kishin bërë bujë në shtypin italian mikpritjes shqiptare e sidomos faktit që ishin pritur në takim të veçantë nga kryeministri Sali Berisha, të cilit i dhuruan edhe një bluzë me emrin “Berisha” dhe me numrin 1.

Shqipëria - Në “Kombëtaren B” do të luajnë edhe legjionarë të tillë si Jahmir Hyka, Isli Hidi, Dorian Bylykbashi, Ervin Bulku, Kristi Vangjeli apo Hamdi Salihi. Artan Bushati, trajneri i Kombëtares U-21 të futbollit është dhe tekniku i “seleksionit” kuqezi, që do të përballet në miqësoren e bujshme me Milanin.
Ndeshja miqësore do të luhet në orën 19:00 në impiantin më të madh sportiv të vendit, që si për koincidencë është projektuar nga arkitektë italianë. Kompania “Taçi Oil” me organizimin e këtij aktiviteti ka për qëllim jo vetëm t’i dhurojë një spektakël të paharrueshëm sportdashësve shqiptarë por me fondet e mbledhura të cilat do të shkojnë në dobi të fëmijëve ne nevojë, të sensibilizojë shoqërinë për më shumë kujdes dhe dashuri për ta.

Çudia - Ndërsa Milani ka bërë zyrtare listën e tij prej 21 futbollistësh, në të njëjtin artikull ka publikuar edhe listën e Kombëtares shqiptare, por me emra që të paktën nuk janë grumbulluar aspak nga trajneri Artan Bushati. Madje figurojnë emra të tillë si Alban Bushi apo dhe Altin Haxhi e Bekim Kastrati, që prej muajsh nuk janë më pjesë e përfaqësueses. Befasia është e madhe, pasi figuron edhe një emër i panjohur për ambientet futbollistike shqiptare: Erion Meça i Frozinones, një skuadër e dorës së katërt në Itali. Se nga e kanë gjetur këtë listë njerëzit e acmilan.com, një zot e di, por një fakt është kokëfortë, që nuk ka pasur kurrë një komunikim zyrtar midis FSHF-së e Milanit.

42 trofe - Milani është sinonim jo vetëm i lavdisë italiane e futbollit spektakolar, por nga viti 1899 (vit i themelimit) ka në muzeun e tij në total 42 trofe: 17 kampionate në Serinë A, 7 Liga Kampionësh, 3 Kupa Interkontinentale, 1 Botëror për klube, 4 Superkupa Europiane, 5 Superkupa të Italisë, 3 Kupa të Italisë dhe 2 Kupa të Kupave. Aktualisht Milani ndodhet në vendin e dytë në Serinë A, duke zënë direkt një vend për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.


21 kuqezinj

Në dispozicion të trajnerit Artan Bushati jane 21 futbolliste. Shtatë vijnë nga kampionatet e huaja dhe pjesa tjetër nga kampionati shqiptar. Tekniku i Shpresës i beson më shumë "gardës së vjetër", pasi 13 prej tyre janë pjesë e Kombëtares A. Ndërkohë që pjesa tjetër vjen nga organika e ekipit tonë U-21. Dje në Durrës, Kombëtarja “B” zhvilloi duke u nisur nga ora 17:00 edhe stërvitjen e vetme në "Niko Dovana".

SHQIPËRIA

Samir Ujkani
Shpëtim Moçka
Kristi Vangjeli
Andi Lila
Elvin Beqiri
Ansi Agolli
Endrit Vrapi
Arjan Pisha
Franc Veliu
Ervin Bulku
Dorian Bylykbashi
Jahmir Hyka
Klodian Duro
Elis Bakaj
Gjergj Muzaka
Emilian Vila
Jetmir Sefa
Ndriçim Shtubina
Hamdi Salihi
Sebino Plaku
Migen Memelli
Trajner: Artan Bushati



21 milanistët

Milani zyrtarizoi në faqen e klubit 21 lojtarët e thirrur nga trajneri Karlo Ançeloti për miqësoren për miqësoren kundër Kombëtares shqiptare në Tiranë, ora 19:00. Kalac, Perukini, Albertaci, Antonini, Darmian, Mationi, Jankulovski, Tiago Silva, Senderos, Zambrotta, Bekam, Kardaçio, Gatuzo, Flamini, Pirlo, Sedorf, Inzagi, Kaka, Pato, Shevçenko, Ronaldinjo.

MILANI

Rikardo Kaka
Alesandro Pato
Andrea Pirlo
Klarens Sedorf
Devid Bekam
Ronaldinjo
Filipo Inzagi
Xhanluka Zambrota
Xhenaro Gatuzo
Marek Jankulovski
Zeljko Kalac
Filip Senderos
Andrij Shevçenko
Tiago Da Silva
Matjë Flamini
Matias Kardiaçio
Mateo Darmian
Filipo Perukini
Antonini
Albertaçi
Trajner: Karlo Ançeloti


DETAJET E NDESHJES

Çmimet e biletave
Biletat e tribunës kryesore A, të cilat sezonin e shkuar kanë qenë 15000 lekë, këtë herë do të jenë 10000 lekë. Biletat e tribunës karshi, pra D1 dhe D3, që do të jenë 4000 lekë, ato prapa porte pritet të jenë 2000 lekë. Sipas organizatorëve në stadium priten të jenë të pranishëm më shumë se 10 mijë shikues. Stadiumi kombëtar “Qemal Strafa” ka një kapacitet prej gati 15.650 vendesh të ulura.

Direkt në "Supersport" e “Italia 1”

Shqipëri-Milan do të transmetohet direkt përveç paketës dixhitale sportive “Supersport” edhe nga televizioni i njohur italian “Italia 1”, në pronësi të bosit të Milanit, kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Takimi do të transmetohet i regjistruar edhe në “Milan Channel” dhe do të ritransmetohet edhe disa herë të tjera po në kanalin tematik të klubit kuqezi.

Mungon legjenda Maldini

Kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini, edhe pse më parë ishte konfirmuar prania e tij, o të mungojë në ndeshjen kundër Shqipërisë. Gjithsesi, mbrojtësi i madh ishte në takimin e parë kundër Tiranës. Gjithashtu, mungojnë edhe portierët Dida e Abiati. Edhe Xhuzepe Favali e Masimo Ambrozini nuk do të jenë në grupin e Milanit.

Shqipëria me të bardha

Edhe pse Shqipëria është mikpritëse e miqësores, do të jenë miqtë nga Italia që do të luajnë me uniformën kuqezezë, ndërsa Kombëtarja jonë do të luajë me uniformën e dytë, atë të bardhë me mbathje të zeza. Lajmi jepet nga faqja zyrtare e Milanit, ku saktësohet se skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti do të zbresë në fushë me bluzën kuqezezë, mbathje të zeza e geta të zeza.

10 orët e Milanit në Shqipëri

Skuadra e Milanit do të niset nga aeroporti i Malpensë në orën 10:00 të ditës së martë. Në aeroportin e Rinasit pritet të mbërrijë në orën 11:45. Pas akomodimit në hotel “Sheraton”, delegacioni do të konsumojë drekën në orën 13:00. Në orën 16:30 është parashikuar konferenca e shtypit në “Sheraton” ku do të marrin pjesë administratori Galiani, trajneri Ançeloti, si dhe dy futbollistët Rikardo Kaka e Devid Bekam. Në orën 17:45 Milani do të lërë hotelin, që ndodhet shumë pranë stadiumit “Qemal Stafa” për të nisur përgatitjet për ndeshjen që do nisë në orën 19:00. Pas përfundimit të ndeshjes (rreth orës 20:50), skuadra e Milanit do t’i drejtohet rrugës së kthimit, ndërkohë që në hotel “Sheraton” stafi drejtues i skuadrës italiane do të zhvillojë edhe një ankand një mbrëmje “Gala” me disa prej bluzave origjinale të yjeve të 17-herë kampionëve të Italisë.


Foto përkujtimore

Skuadra e Milanit do të bëjë një foto zyrtare përkujtimore në një nga stacionet e shitjes së karburanteve të “Taçi Oil”. Këtë fakt e konfirmoi më parë edhe presidenti i kompanisë shqiptare, Rezart Taçi, por edhe klubi i Milanit, që shton se foto do të realizohet rreth 12:15, në rrugë e sipër nga aeroporti i Rinasit në drejtim të akomodimit në hotel “Sheraton”



 
Zurück
Oben