Du verwendest einen veralteten Browser. Es ist möglich, dass diese oder andere Websites nicht korrekt angezeigt werden. Du solltest ein Upgrade durchführen oder einen alternativen Browser verwenden.
Kupa e 57-të e Shqipërisë shkon në Vlorë, në qytetin bregdetar, skuadra e të cilit mban ngjyrat kuqezi. Fitues i këtij trofeu është Flamurtari, skuadra e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushi, që arkivon kështu për herë të tretë në historinë e tij Kupën e Shqipërisë. E ka “ngritur flamurin” pikërisht në “Niko Dovana” skuadra vlonjate, atëherë kur të gjithë prisnin vërshëllimën e gjyqtarit Bardhyl Pashaj, për të sinjalizuar kohën shtesë. Por kuqezinjtë e Vlorës kanë goditur kur nuk pritej, i kanë shokuar bardheblutë. Mbrojtësi Hair Zeqiri, pikërisht në minutën e 92-të, e ka kaluar topin mes këmbëve të portierit Blendi Nallbani, duke i dhënë trofeun Flamurtarit të tij. Finalja e 11-të u ka buzëqeshur vlonjatëve, në mënyrën më të mirë të mundshme, falë shpirtit të lartë të garës, falë vendosmërisë në fushën e lojës, falë edhe fatit, që u ka ardhur në ndihmë pikërisht në momentin kur Tirana s’kishte shanse as për ta rivënë topin në lojë, nga mesi i fushës. Gëzimi kuqezi i vlonjatëve ka shpërthyer, ka mbushur tërë stadiumin e Durrësit, ku u luajt ndeshja, si në kuadratin e blertë, lojtarë e staf teknik, por edhe në shkallët e “Niko Dovanës”, ku tifozë të shumtë të Flamurtarit ishin të pranishëm. Krejt ndryshe, në kampin tjetër, atë bardheblu, ka pllakosur heshtja dhe mërzia e madhe. Kanë dështuar në njërin objektiv, Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që nuk i kanë punët aq mirë as në kampionatin kombëtar, sepse janë parakaluar nga Vllaznia, me 1 pikë më shumë, tri javë para mbylljes së garës. Po si u zhvillua kjo finale e Kupës së 57-të të Shqipërisë. Gjithcka nisi e qetë në “Niko Dovana”, nën shoqërinë e një numri të konsiderueshëm tifozësh të të dyja skuadrave, të presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, në tribunën VIP, të mjaft njerëzve të nderuar e të njohur të këtij sporti në vendin tonë. Të dyja skuadrat, në 10 minutat e para të ndeshjes, studiojnë njëra-tjetrën. Topi qarkullon më shumë në mesin e fushës, ndërkohë që më pas është Tirana, që i rrit aksionet drejt portës vlonjate. Megjithatë, rastet më të pastra për gol i krijojnë vlonjatët. Caushaj, i vetëm me portën e Nallbanit, bën më të pamundurën, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit bardheblu. Kundërpërgjigjet Tirana, me disa gjuajtje drejt Mockës, por “gardiani” kuqezi është në lartësinë e duhur dhe nuk lejon prekjen e rrjetës së tij. Duhej të vinte minuta e 41-të, kur tifozëria e Tiranës është në delir. Dabulla prish bardhësinë e rezultatit, duke e kaluar Tiranën në epërsi 1-0. Eshtë një goditje nga këndi, e ekzekutuar nga Muka. Topi shkon në zonën vlonjate, ku Dabulla e godet me kokë. Sfera e rrumbullakët kalon nëpër duart e portierit Mocka, i cili tregohet i mefshtë, duke mos e zotëruar dot. Tirana-Flamurtari 1-0. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e lojës. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me synime të kundërta. Tirana për të administruar golin e Dabullës, ndërsa Flamurtari për të barazpeshuar gjithcka. Dhe vlonjatët e nisin më furishëm pjesën e dytë të lojë. Janë më këmbëngulës, më kërkues e më të rrezikshëm para portës kundërshtare. Ndërsa te Tirana duken shenjat e para të lodhjes, calon mesfusha, më shumë tek Patushi, ndërsa sulmi bardheblu është larg formës së tij. Në disa raste edhe mbrojtja e Tiranës gabon. Madje e bëjnë këtë edhe Pezo me Abrahamin, të shquar për nivelin e tyre optimal gjatë tërë këtij edicioni. Në një nga këto raste përfiton Flamurtari, që shënon me anë të korcarit Devis Mema. Eshtë pikërisht minuta e 65-të. Mema merr një dhuratë nga mbrojtja bardheblu. Abraham nuk e largon dot topin nga zona e tij, që përplaset në këmbët e Veliut të Flamurtarit, duke gjetur korcarin e lirë, vetëm me Nallbanin, që shënon. Shokohet Tirana, ndërkohë që kuqezinjtë bëhen me krahë. Minutat në vazhdim janë më të ethshme, sepse gabimi mund të kushtojë shtrenjtë. Tirana është më ngacmuese në zonën e Flamurtarit, ndërkohë që vlonjatët aplikojnë kundërsulmin. Krijohen raste për shënim në të dyja portat, por goli nuk vjen deri në minutën e 2-të shtesë. Atëherë kur të gjithë prisnin vërshëllimën e gjyqtarit Bardhyl Pashaj, për të kaluar në kohën shtesë, vjen një kundërsulm pa shumë pretendime i Flamurtarit nga krahu i djathtë i tyre. Mbrojtësi Zeqiri ka marrë anësoren, deri në zonën e Tiranës, ku shmang bukur Abrahamin, eviton edhe ndërhyrjen e Pezos, gjuan tokazi, duke ngritur peshë zemrat e tërë kampit kuqezi. Nallbani tregohet i pavëmendshëm, i kalon topi përmes këmbëve të tij, duke prekur rrjetën bardheblu. Kupa merr rrugën drejt Vlorës, Flamurtari gëzon suksesin e arritur, ndërkohë që Tirana futet në një rrugë jo fort positive. Mbetet në lojë titulli kampion, të cilin duhet ta diskutojë me Vllazninë e Shkodrës. Morali tashmë nuk është i duhuri në kampin bardheblu, as freskia fizike. Duhet një sforco e madhe, prej profesionistësh të vërtetë, që të dilet nga ky shok psikologjik.
Shqipëria ishte e vetmja në grupin tonë që zbriti një shkallë në FIFA, pasi dhe Malta modeste u ngjit një vend
Shqipëria humbi 1 vend në ranglistën botërore të FIFA-s për muajin maj 2009, në raport me atë paradhës (prill), duke zbritur tashmë në vendin e 92-të me 390 pikë, duke qenë një ndër 13 përfaqësueset e UEFA-s që kishin pësuar një lëizje me kah negativ.
Prilli ishte një muaj “pushimi” për ekipet kombëtare dhe përgjithësisht nuk pati lëvizje në renditjen specifike kontinentale.
Gjithsesi, Shqipëria ishte e vetmja në grupin tonë që zbriti një shkallë në FIFA, pasi dhe Malta modeste u ngjit një vend, tani e 150-ta.
Kombëtarja jonë pas shkarkimit të holandezit Ari Han ndodhet ende pa trajner, edhe pse nga takimi kundër Portugalisë, më 6 qershor na ndan vetëm 1 muaj.
Portugalia nuk lëvizi asnjë vend, sërish ndodhet e 11-ta në FIFA. Edhe Danimarka e Suedia mbetën në vendet e muajit paraardhës, përkatësisht në vendet 29-të e 31.
Hungaria është me shenjën “plus”, duke u ngjitur 1 vend, tani e 43-ta në FIFA. Malta zbriti 5 vende, e 151-ta në ranglistën botërore.
Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja (1729 pikë), Gjermania (1362 pikë) e Holanda (1360 pikë).
Shqipëria ishte e vetmja në grupin tonë që zbriti një shkallë në FIFA, pasi dhe Malta modeste u ngjit një vend
Shqipëria humbi 1 vend në ranglistën botërore të FIFA-s për muajin maj 2009, në raport me atë paradhës (prill), duke zbritur tashmë në vendin e 92-të me 390 pikë, duke qenë një ndër 13 përfaqësueset e UEFA-s që kishin pësuar një lëizje me kah negativ.
Prilli ishte një muaj “pushimi” për ekipet kombëtare dhe përgjithësisht nuk pati lëvizje në renditjen specifike kontinentale.
Gjithsesi, Shqipëria ishte e vetmja në grupin tonë që zbriti një shkallë në FIFA, pasi dhe Malta modeste u ngjit një vend, tani e 150-ta.
Kombëtarja jonë pas shkarkimit të holandezit Ari Han ndodhet ende pa trajner, edhe pse nga takimi kundër Portugalisë, më 6 qershor na ndan vetëm 1 muaj.
Portugalia nuk lëvizi asnjë vend, sërish ndodhet e 11-ta në FIFA. Edhe Danimarka e Suedia mbetën në vendet e muajit paraardhës, përkatësisht në vendet 29-të e 31.
Hungaria është me shenjën “plus”, duke u ngjitur 1 vend, tani e 43-ta në FIFA. Malta zbriti 5 vende, e 151-ta në ranglistën botërore.
Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja (1729 pikë), Gjermania (1362 pikë) e Holanda (1360 pikë).
Është zyrtarizuar tashmë lista e lojtarëve të Milanit që do të vijnë më 12 maj në Tiranë, për të zhvilluar ndeshjen miqësore me kombëtaren shqiptare. Kjo e fundit nuk do të jetë e plotë, me lojtarët më të mirë, pasi nuk është një datë e lirë e UEFA-s dhe si e tillë, klubet nuk I lejojnë të jenë të pranishëm. Megjithatë, disa prej titullarëve kuqezinj të kombëtares sonë e kanë konfirmuar prezencën e tyre në këtë ndeshje të madhe. Kësaj radhe, kuqezinjtë e drejtuar nga Karlo Anceloti do të ndeshen me një seleksion të kombëtares shqiptare në stadiumin “Qemal Stafa”. Kjo ndeshje miqësore do të luhet në orën 19:00, në impiantin më të madh të vendit, më 12 maj 2009. Ashtu si një vit më parë, Milani do të vijë me të gjithë yjet, në një kohë që shtohen kësaj radhe Beckham, Kaka, Zambrotta, Gattuso dhe Pato. Fondet e mbledhura nga kjo ndeshje do të shkojnë në dobi të fëmijëve ne nevojë. Ndeshja ka si qëllim të sensibilizojë shoqërinë për më shumë kujdes dhe dashuri për ta. Milani – Ndryshe nga hera e parë në tetor, kur mungonin shumë prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, këtë herë Milani pritet të jetë i plotë në “Qemal Stafa”. Kështu, këtë herë, përveç Ronaldinjos dhe Shevçenkos do të jenë edhe Kaka dhe Pato (në tetor të dy ishin të grumbulluar me kombëtaren braziliane). Por këtë herë risia është mesfushori anglez, i famshmi Devid Bekam. Për të ardhja në Shqipëri nuk është hera e parë, teksa Bekam ka qenë pjesëtar i kombëtares angleze kur ajo luajti në “Qemal Stafa”, në vitin 2002 me Shqipërinë. Këtë herë do të jenë tre topa të artë dhe ky është një eveniment shumë i madh. Ato yje që i kanë parë gjithnjë nga televizioni ata do t’i shikojnë tani direkt në fushë. Lista e lojtarëve të Milanit AMBROSINI Massimo BECKHAM David BONERA Daniele CARDACIO Mathias DARMIAN Matteo DE ASSIS MOREIRA Ronaldo EMILIANO DA SILVA Thiago FLAMINI Mathieu GATTUSO Gennaro INZAGHI Filippo JANKULOVSKI Marek KALAC Zeljko LEITE Ricardo (KAKA’) MALDINI Paolo MATTIONI RODHE Felipe PATO Alessandro PERRUÇHINI Filippo PIRLO Andrea SEEDORF Clarence SENDEROS Philippe SHEVCHENKO Andriy VIUDEZ Tabarè ZAMBROTTA Gianluca
Kombëtarja– Ndërkohë ajo që nuk dihet ende zyrtarisht është se cilët do të jenë lojtarët, të cilët do të grumbullohen dhe do të jenë pjesë e përfaqësueses shqiptare në këtë ndeshje. Është konfirmuar deri tani ardhja e lojtarëve të cilët luajnë në jashtë pjesë e kombëtares, si Kristi Vangjeli, Samir Ujkani, Ervin Bulku, Dorian Bylykbashi, Jahmir Hyka, Klodian Duro, Hamdi Salihi. Axhenda – Milani do të zbresë në orën 11:45 në aeroportin “Nënë Tereza” dhe do të niset menjëherë për në hotel “Sheraton”, ku do të akomodohet. Në orën 16:30, Galliani, Ancelotti, Beckham, Kakà dhe organizatori i kësaj ndeshjeje, Rezart Taçi, do të dalin në konferencë për shtyp në një prej sallave të këtij hoteli. Pas ndeshjes, që do të nisë në orën 19:00 në “Qemal Stafa”, do të organizohet një mbrëmje Gala, ku do të zhvillohet një ankand me disa prej bluzave të lojtarëve kuqezi, në një kohë që skuadra italiane do të niset menjëherë për në Milano. Katër kampionë bote - Përveç tre “Topave të Artë”, siç janë Kaka, Ronaldinjo dhe Shevçenko, në Tiranë pritet të vijnë edhe të paktën katër kampionë bote, që kanë fituar kampionatin e fundit Botëror me Italinë në “Gjermani 2006”. Kështu, përveç Inzagit, i cili ka qenë edhe herën e parë, këtë radhë pritet të jenë në formacionin e Milanit edhe Pirlo (ishte prezent, por nuk luajti në ndeshjen e parë, i dëmtuar), Zambrota (ishte i grumbulluar me Italinë në ndeshjen e parë), si edhe Gatuzo (që pritet të kthehet nga dëmtimi). Gatuzo pritet të rikthehet në ndeshjen me Juventusin, që do të luhet përpara se Milan të vijë në Tiranë. Kaka dhe Bekam, në konferencën për shtyp - Nëse në konferencën e parë për shtyp të Milanit në Tiranë, të organizuar në “Hotel Sheraton”, përveç Galianit dhe Ançelotit, kanë qenë prezent edhe dy lojtarët e Milanit, Ronaldinjo dhe Maldini, këtë herë në këtë konferencë për shtyp, do të jenë prezent dy lojtarët që nuk kanë qenë ndeshjen e parë. I pari është braziliani Rikardo Kaka dhe i dyti anglezi Devid Bekam. Kanë qenë këta dy lojtarë që Milan ka përzgjedhur të jenë në konferencë për shtyp në Tiranë, në datën 12 maj. Biletat, çmime më të lira - Përsa u përket biletave dhe çmimeve të tyre, këtë radhë ato do të jenë më të lira. Kështu, kanë pësuar ulje biletat e tribunës kryesore A, të cilat sezonin e shkuar kanë qenë 15000 lekë (të reja), teksa këtë herë do të jenë 10000 lekë (të reja). Ndërkohë një ulje edhe pse minimale kanë pësuar biletat e tribunës karshi, pra D1 dhe D3, që do të jenë 4000 lekë (të reja). Më pas tribunat prapa porte pritet të jenë 2000 lekë (të reja). Ndërkohë, përsa i përket shitjes së tyre, ato do të shiten në të gjitha pikat e shitjeve të biletave në Tiranë.