Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

  1. [h2]Shpërthen Besart Berisha, ia plas fanellën në sy Hanit[/h2]
  1. Humbja ka qenë gjëja më e paktë, mesa duket, të shtunën në Budapest, për kuqezinjtë tanë. Të akumuluara që në dy ndeshjet e para, pakënaqësitë e disa lojtarëve kanë dalë në skenë gjatë ndeshjes Hungari-Shqipëri 2-0. Ka qenë Besart Berisha, ai që nuk e ka duruar më mënyrën e drejtimit të trajnerit Ari Han, teksa në minutën e 70-të të ndeshjes, duke parë zëvendësimet e holandezit, është ngritur nga stoli, ka flakur tej fanellën, në sytë e Hanit dhe ka lënë stadiumin. Mesazhi ka qenë i qartë, për Hanin dhe drejtuesit e federatës. Në kombëtare po luajnë lojtarë që nuk aktivizohen pothuajse fare me klubet e tyre, ndërsa ai e të tjerë, të pathirrur, duhet të mos jenë në fushë, sipas filozofisë së Hanit. Zgjedhjet e gabuara të trajnerit kuqezi u paralajmëruan që para ndeshjes, nga specialstë shqiptarë, sa i përket Duros së dëmtuar, që kishte 4 javë pa u aktivizuar me skuadrën e tij në Qipro, po ashtu Hyka, që s’i ka bërë gjithsej 20 minuta me Mainzin në Bundesligë 2, që pas fitores me Maltën, Bogdani, po ashtu, ndërkohë që lihen jashtë Bylykbashi, lider i padiskutueshëm në kampionatin ukrainas, Memelli, që po merr përpara Tiranën me golat e tij. Mosnjohja e formës fizike të lojtarëve, tregoi se Hani ende nuk është trajner adapt për kombëtaren tonë. Madje, me zgjedhjet e gabuara dhe jo të motivuara profesionalisht, po shkakton probleme kohezioni dhe të grupit te kuqezinjtë. Shpërthimi i Berishës e tregon qartë këtë gjë, por duhen parë pasojat më tej, sepse të tilla marëdhënie të acaruar mes lojtarëve dhe trajnerit do të ndikojnë patjetër edhe te lojtarët e tjerë kuqezinj. Të mos harrojmë se edhe Ilion lika, pavarësisht se nxori si pretekst dëmtimin, thuhet se nuk erdhi në kombëtare ngaqë dy ndeshjet e para u la në tribunë nga Hani, pavarësisht se po shkëlqen në kampionatin rus, ndërkohë që portier i dytë ishte Hidi, edhe ai jo titullar në Qipro.
 
Lala redet sich die Niederlage schön.

Altin Lala: Nuk ishte kjo Shqipëria e vertete

Kapiteni i kombëtares thotë se gjendja e lojtarëve nuk ishte e duhura. Për të, goli i dytë ishte fatal për skuadrën
Kuqezinjtë dolën shumë të zhgënjyer nga stadiumi “Ferenc Pushkash” dhe për kapitenin e kombëtares, Altin Lala, kjo humbje erdhi si pasojë e një gjendjeje jo të duhur të ekipit në përgjithësi. “Me Hungarinë kurrsesi nuk ishim në nivelin e dy ndeshjeve të para,” pohon Lala për “Sportin shqiptar”. Edhe pse ndien keqardhje, nisur nga optimizmi dhe shpresa që kishte para kësaj përballjeje, “veterani” kuqezi mundohet të arsyetojë pse kjo përballje u humb.
Altin, si do ta komentonit këtë humbje, që përpara ndeshjes nuk e mendonit?
Eshtë vërtet për të ardhur keq. Deri në momentin e pësimit të golit mendoj se ishim shumë të përqëndruar. Pjesën e parë bëmë një lojë të mirë, teksa goditëm edhe shtyllën me Skelën, ndërsa Hungaria nuk është se na rrezikoi. E përballuam mirë deri në momentin e pësimit të golit. Nëse nuk do të kishim pësuar, kishim shpresa për ta fituar ndeshjen, sepse natyrisht Hungaria do të hapej dhe ne do të kishim më shumë hapësira.
Pas golit të Hungarisë, ekipi u duk gati i dorëzuar?
Nuk mendoj kështu. Deri në atë moment, Hungaria nuk kishte ndonjë gjë më shumë se ne. Fatale ishte kur pësuam golin e dytë, i cili ishte mëse i evitueshëm. Me 1 0 për Hungarinë do të kishim më shumë shanse për të barazuar, por goli i dytë, si të thuash na preu këmbët. Pas disavantazhit reaguam, por futbolli ky është dhe një situatë para portës të ndryshon lojën.
Ku mendon se keni gabuar më shumë gjatë lojës?
Së pari, dua të theksoj se nuk kishim atë gjendje, siç kemi pasur në dy ndeshjet me Suedinë dhe Maltën. Nuk ishim aq të përqëndruar, ndërkohë që sot (dje) më shumë se kurrë gabuam shumë në pasime. Kemi humbur shumë topa dhe kjo nuk na falet. Kur e bën një gjë të tillë, pastaj të duhet t’i rikuperosh dhe humbet kohë.
Husti e fitoi përballjen. Ju tha ndonjë gjë në fund?
Gjatë gjithë lojës nuk foli, por në fund më tha që luajtëm mirë. I uroj suksese, e pranoj humbjen.
Tani vjen Portugalia, që duket një mission i pamundur?
Futbolli nuk mbaron me humbjen ndaj Hungarisë. Shpresoj që të bëjmë një lojë të mirë këtë herë, pavarësisht se Portugalia është favorite.
 
Dallku nuk luan në Portugali, Hyka dhe Vangjeli në dyshim
Humbja me Hungarinë ka lënë pasoja te kuqezinjtë. Konfirmohet që për shkak të dy kartonëve të verdhë, Armend Dallku do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës me Portugalinë në Bragë. Por problemet për ekipin kombëtar nuk mbarojnë këtu. Kristi Vangjeli ka dëmtuar rëndë rrëzën e kofshës dhe ka shumë pak shanse të rikuperohet. Këtë e konfirmon vetë mbrojtësi për gazetën. Pas ndeshjes, Vangjeli nuk ishte në gjende as të ecte. Ndërkohë, për t’u verifikuar është gjendja e Jahmir Hykës. I futur në pjesën e dytë, ai dëmtoi kaviljen, pas ndërhyrjes së Dardait në anësore. Ndërsa Lorik Cana, i cili pati probleme në fund, nuk ka ndonjë dëmtim, që mund t’i kushtojë ndeshjen në Portugali. “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar,” konfirmoi Loriku.

————————————————–
Sulmuesi: Duhet të luaja Berisha flak bluzën dhe del i revoltuar
Besart Berisha nuk ka pritur të mbarojë ndeshja, por menjëherë sa ka parë që trajneri Ari Han nuk i besoi ndërrimin e tretë atij, por Ervin Bulkut, ka ikur i revoltuar drejt dhomave të zhveshjes. Fillimisht biondi i kombëtares flaku fanellën drejt stolit, e më pas në shenjë proteste ndaj vendimit të trajnerit kuqezi, u largua në një moment kur Shqipëria pësoi golin e dytë. “Duhet të luaja, nuk e kuptoj pse nuk aktivizohem. Gjithsesi, do ta respektoj këtë zgjidhje, por nuk dua t’i kërkoj sqarime trajnerit. Bindja ime është që duhet të më japi shansin,” tha shkurtimisht Berisha
 
Budapest. In der WM-Qualifikationsgruppe 1 trafen mit Ungarn und Albanien zwei unterschiedliche Mannschaften aufeinander, zumindest unter Betrachtung der Tabellensituation vor dem Anpfiff. Der überraschende Tabellenführer Albanien trat in Ungarn an. Das Team aus Ungarn um Trainer Erwin Koeman rangierte nach zwei gespielten Partien auf dem vorletzten Platz und wollte den ersten Sieg in der Qualifikationsgruppe einfahren.
Schwache 45 Minuten
Die Zuschauer in Ungarn sahen jedoch im ersten Spielabschnitt keine Treffer und wurden von den Leistungen beider Nationen enttäuscht. Der Schweizer Schiedsrichter Claudio Circhetta hatte ebenfalls keine großen Mühen in den ersten 45 Minuten und pfiff ein verdientes 0:0-Remis zum Pausentee.
Endlich Jubel!
Die niederländischen Landsleute, Erwin Koeman (Ungarn) und Arie Haan (Albanien), auf den Trainerbanken beider Nationalmannschaften sahen im zweiten Spielabschnitt endlich ein lebhafteres und unterhaltsameres Qualifikationsspiel, auch wenn nur einer von beiden jubeln durfte: Erwin Koeman durfte dieses gleich zwei Mal.
Entscheidung fällt in Schlussphase
Nur vier Minuten nach dem Wiederanpfiff markierte Sandor Torghelle den 1:0-Führungstreffer für die Gastgeber aus Ungarn. In der Folgezeit versuchte Albanien vor allem in der Offensive mehr Akzente zu setzen, doch der ersehnte Ausgleichstreffer wollte nicht fallen, stattdessen erhöhte der Ungar Roland Juhasz (81.) in der Schlussphase auf 2:0 und setzte somit auch den Endpunkt im dritten Spiel beider Nationen.
Albanien stürzt vom Thron
Der überraschende Tabellenführer Albanien muss die Spitzenposition in der Gruppe 1 abgeben. Die Ungarn schieben sich hingegen mit nun insgesamt vier Zählern weiter nach vorne und sind nun sogar punktgleich mit dem Team von Trainer Arie Haan. Ungarn reist am 15.10.2008 nach Malta, während Albanien am gleichen Abend in Portugal gastiert.
 
so ein scheiß spiel war des man wieso war hyka nicht gleich am anfang drinnen man so scheiße hätten sie gegen ungarn gewonnen häten sie jetzt mehr moral gegen portugal
 
Ich hab diesen Trainer von Anfang an nicht gemocht.....

Das mit Berisha kann ich verstehn.

Ohne Dallku,Hyka wahrscheinlich auch ohne Besart.......gegen Portugal???
 
Zurück
Oben