Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

Ishte në delir dhe këtë e ka shfaqur edhe në konferencën e djeshme për shtyp. Trajneri i përfaqësueses shqiptare është shprehur tejet i kënaqur për pikën e marrë dje në Portugali dhe ka përgëzuar skuadrën e tij për karakterin që tregoi në fushë.

“Ndihem i gëzuar. Nuk ka se si të mos jem, pasi arritëm të merrnim një rezultat shumë të mirë. Të dalësh nga fusha me një barazim, përballë një skuadre si Portugalia, madje në shtëpinë e saj, e për më tepër të luash një pjesë të mirë loje me një futbollist më pak, atëherë padyshim që kjo mund të cilësohet si një arritje për t’u vlerësuar nga të gjithë, – ka theksuar tekniku i kuqezinjve. – Jam i kënaqur nga loja e djemve të mi, sepse arritën të tregonin karakter të fortë. E kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe gjatë gjithë këtyre ditëve kishim bërë një punë shumë të madhe”.

Dhe gëzimi i holandezit është reflektuar edhe në deklaratat e mëpasshme, teksa ka thënë se Shqipëria është akoma në valle për t’u kualifikuar dhe se ai e kuqezinjtë do të shpresojnë gjer në fund, deri sa matematika t’ua lejojë një gjë të tillë. “Jemi ende në garë dhe jam shumë i kënaqur për këtë, sepse kemi treguar se mund të jemi surpriza e këtij grupi. Ne vazhdojmë të besojmë”, ka përfunduar holandezi.

Shqipëria aktualisht renditet në vendin e katërt, pasi ka grumbulluar pesë pikë, po aq sa ka edhe Portugalia e vendit të tretë dhe Suedia e vendit të pestë. Skuadra e drejtuar nga Ari Han arriti të reagonte mjaft mirë pas humbjes zhgënjyese në Budapest kundër Hungarisë.

Në fakt, kuqezinjtë e nisën mjaft mirë edicionin, pasi arritën të ndalnin Suedinë dhe më pas të fitonin ndaj Maltës, duke siguruar përkohësisht vendin e parë në Grupin 1 të eliminatoreve të Botërorit “Afrika e Jugut 2010”, por më pas pësuan një humbje të papritur ndaj Hungarisë, e cila përveçse shënoi dy golat, nuk bëri asgjë më shumë nga Shqipëria.

Kreu i pankinës kuqezi, Han, dhe skuadra morën shumë kritika për paraqitjen që bënë në Budapest të shtunën e kaluar, por korrigjuan gjithçka dje.
 


geld alleine schiesst keine tore.....:cool:

konnte das spiel leider nicht verfolgen...

aber ein 0:0 in portugal ist mehr als gut.


sehr sehr positiv bleibt das diese mannschaft im nächsten frühling wie schon erwähnt mit einem erfolg gegen malta in dieser gruppe dran-bleibt
....

die spieler einige junge davon konnten auch ihre internationalen erfahrungen machen.
 
Weiß jemand warum der Sadrijaj von Dortmund nicht spielt oder aus Bochum under aus liverpool und der aus basel was sind das für Sinti und Roma wollen berühmt werden ohne ntaionalstolz einer bei fc ingolstadt ist sehr gut und sehr jung den muss man holen bevor detuschland den holt
 
Bajram Sadriaj merr ftesën nga Arie Haan
Bajram Sadriaj, mesfushori i talentuar i Borusias së Dortmundit në Bundesligën 1 gjermane, pritet të veshë fanellën kuqezi.

Mesfushori kosovar – mban rekordin për kartonin e kuq të marrë vetëm pas disa sekondave aktivizim- është shprehur për prestigjiozen “Sport Bild” se ka marrë një kërkesë nga trajneri i Kombëtares shqiptare, holandezi Arie Haan. 22-vjeçari vlerësohet për karakterin e tij energjik në lojë.

Nëse Sadriaj do të bëhej pjesë e Kombëtares shqiptare do të bëhej kosovari i gjashtë me fanellën kuqezi pas Arjan Beqaj (i zbuluar nga trajneri Bajko), Lorik Canës (Brigel), Armend Dallkut (Brigel), Debatik Currit (Brigel) e Besart Berishës (Bariç).

Me Shqipërinë më parë kanë luajtur edhe Mehmet Dragusha (Brigel) e Blerim Rrustemi (Bariç).
 
Vangjeli ndalon Ronaldon, tani oferta nga Gjermania
Kristi Vangjeli është shndërruar në një “killer” i futbollistëve të mëdhenj. I “rekrutuar” pas kërkesave të përsëritura nga kroati Oto Bariç, i dashuruar marrëzisht me mbrojtësin inteligjent, Vangjeli bëri një paraqitje fantastike në “Turf Moor” të Bërnlit, ku mbuloi rreptësisht një nga talentet më të mëdha të Anglisë, Michael Owen.

Mbrojtësi korçar i Arisit të Selanikut ia shpërbleu besimin 75-vjeçarit Bariç, duke nxjerrë jashtë loje sulmuesin holandez të Arsenalit, Robin van Persie në humbjen 0-1 më Holandën në “Qemal Stafa”, ku vetëm goli i minutës së fundit shtesë nga ana e Ruud van Nistelroy (93’) vendosi dhe fatin e takimit të vlefshëm për eliminatoret e Euro 2008.

Të mërkurën në Braga të Portugalisë, 23-vjeçari dhuroi një tjetër paraqitje mbresëlënëse, duke neutralizuar atë që konsiderohet si lojtari më i mirë në botë: Kristiano Ronaldon në eliminatoret e Botërorit 2010.

Performanca e jashtëzakonshme kundër Portugalisë e vlerësuar edhe nga agjentë të shumë klubeve të pranishëm në Braga, e ka vendosur mbrojtësin në qendër të merkatos dimërore.

Lajmi pohohet edhe nga agjentët e lojtarit, të cilët pohojnë se për Vangjelin interesohen disa klube gjermane të Bundesligës 1, parë dhe faktin se shqiptarët janë të mirëpritur në Gjermani, ku të paktën luajnë gjashtë futbollistë në kampionatin maksimal: Lala, Skela, Kapllani, Toski, Mavraj, Sadriaj.

Vetë lojtari në një prononcim të tij për mediat shqiptare e pranon faktin se për të interesohen disa klube, por për momentin është ende nën kontratë me klubin e tij grek, Arisin, ku për çudi ende nuk ka shumë minuta lojë në këmbët e tij.
 
Bajram Sadriaj merr ftesën nga Arie Haan
Bajram Sadriaj, mesfushori i talentuar i Borusias së Dortmundit në Bundesligën 1 gjermane, pritet të veshë fanellën kuqezi.

Mesfushori kosovar – mban rekordin për kartonin e kuq të marrë vetëm pas disa sekondave aktivizim- është shprehur për prestigjiozen “Sport Bild” se ka marrë një kërkesë nga trajneri i Kombëtares shqiptare, holandezi Arie Haan. 22-vjeçari vlerësohet për karakterin e tij energjik në lojë.

Nëse Sadriaj do të bëhej pjesë e Kombëtares shqiptare do të bëhej kosovari i gjashtë me fanellën kuqezi pas Arjan Beqaj (i zbuluar nga trajneri Bajko), Lorik Canës (Brigel), Armend Dallkut (Brigel), Debatik Currit (Brigel) e Besart Berishës (Bariç).

Me Shqipërinë më parë kanë luajtur edhe Mehmet Dragusha (Brigel) e Blerim Rrustemi (Bariç).

Gute Neuigkeit.
 
Gilman Lika i jep fitoren Hacettepes
Mesfushori shkodran ka shënuar në minutën e 70
Nga, Altin Ngjela
Sot skuadra turke Hacettepe, në të cilën aktivizohen tre shkodranët Teli, Sukaj dhe Lika ka arritur të sigurojë një tripikësh fal fitores 1-0 ndaj Denizlispor. Pas një loje shumë të fortë dhe të rivalizuar nga të dyja skuadrat, takimi është zgjidhur pikërisht nga këmbët e 'arta' e ish-futbollistit të Vllaznisë, Gilman Lika, i cili më të 70' ka shënuar një gol të bukur, i pari për mesfushorin e kombëtares Shpresa me fanellën e Hacettepes. Goditje dënimi për vëndasit, Sandro pason shkurtaz për Likën jashtë zone, dhe ky i fundit me një gjuajtje 'mashtruese' ka kaluar në avantazh Hacettepen. Autori i golit, Lika së bashku me Telin janë aktivizuar 90' të plota, ndërkohë që edhe Sukaj është aktivizuar në pjesën e dytë duke i zënë vendin İbrahim (46' Sukaj). Vlerësimi i mediave turke ka qenë shumë i mirë për Likën duke u vlerësuar me 3 yje (mënyrë e të vlerësuarit në Turqi), ndërkohë që Teli dhe Sukaj kanë marrë nga një yll.
thumbnail.php


 
Zurück
Oben