Lorik
Workaholiker
[h2]Gilman Lika: E pres ftesën e trajnerit Han[/h2]
Mesfushori shkodran i ka dhënë fitoren Haxhetepes ndaj Denizilisporit, me një gol nga jashtë zone
Pas shkëlqimit te Vllaznia, mesfushori Gilman Lika ka thënë fjalën e tij edhe në kampionatin turk me Haxhetepen, teksa dje i ka dhënë një fitore të rëndësishme kësaj të fundit, në përballjen me Denizilisporin. Lika ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 70-të, me një goditje të bukur nga jashtë zone. Për golin, Haxhetepen, ku aktivizohen gjithashtu dy shkodranët e tjerë, Admir Teli dhe Xhevahir Sukaj, por jo vetëm, 21-vjeçari Gilman Lika tregon në një intervistë për “Sportin shqiptar”, dhënë dje nëpërmjet linjës telefonike.
- Gilman, pas disa javësh aktivizimi keni shënuar golin e parë me skuadrën turke të Haxhetepes…?
- Natyrisht që ndihem shumë i lumtur, sepse goli im rezultoi vendimtar, pasi arritëm një fitore shumë të rëndësishme me një ekip të fortë, si Denizilispori. Ishte një goditje jashtë zone, e cila përfundoi direkt në trekëndësh. Si unë, gjithashtu Teli dhe Sukaj, mendoj se bëmë një lojë të mirë, duke ndihmuar shumë në këtë fitore.
- Tre shkodranë te Haxhetepe. Me sa duket, kjo eksperiencë po shkon si duhet, apo jo?
- Çdo gjë është shumë pozitive. Për ne ishte shumë e rëndësishme që të stërviteshim mirë. Gjithashtu na ka ndihmuar fakti që jemi të tre në një skuadër. Jemi ambientuar shpejt, në një ekip që kryesisht përbëhet nga lojtarë të rinj. Jam i kënaqur, sepse që kur kam ardhur te Haxhetepe më është besuar formacioni. Bashkë me Telin dhe Sukajn po punojmë për të qenë sa më të domosdoshëm për ekipin. Luajmë në një kampionat të mirë dhe ndaj skuadrave, të cilat kanë ambicie të mëdha dhe që është shumë e vështirë t’i mundësh.
- Keni qenë pjesë e kombëtares në miqësoren me Poloninë, ndërsa më pas sikur u “harruat” nga trajneri Han…?
- Gjatë grumbullimit që bëmë në Gjermani isha në një gjendje shumë të mirë. Këtë e treguan seancat para miqësores, por të them të drejtën, nuk e kuptova mosaktivizimin me Poloninë. Gjithsesi, unë do të punoj fort këtu ku jam, dhe më pas, në momentin kur të më thërrasin, të jem në gjendje të mirë, për ta justifikuar plotësisht besimin me lojë.
- E ndieni që duhet të jeni pjesë e kombëtares?
- Këtë e ka në dorë trajneri Han, i cili besoj se më njeh si futbollist. Të them sinqerisht, e pres një ftesë. Jam në një formë të mirë, megjithatë të shohim. Unë shpresoj shumë që të paktën në miqësoren e 19 nëntorit të jem në planet e trajnerit.
“Legjionarët”
- Ervin Skela ka luajtur vetëm 45 minutat e para në humbjen 1 0 të Kotbusit me Këlnin jashtë fushe.
- Edmond Kapllani u fut në lojë në minutën e 72 të ndaj Bajernit të Mynihut. Karlsruhe e sulmuesit kuqezi humbi 1 0.
- Altin Lala nuk është aktivizuar në humbjen e thellë të Hanoverit, 2 5 ndaj Hofenhaimit.
- Dorian Bylykbashi ishte titullar për Krivbasin, në humbjen 4 2 ndaj Shahtjor Donjeckut, ndërsa mesfushori i kombëtares Ervin Bulku nuk u aktivizua.
- Kristi Vangjeli i është kthyer aktivizimit me Arisin. Mbrojtësi luajti 45 minutat e dyta ndaj Panioniosit.
was denkt ihr hatt er eine Einladung verdient?