FloKrass
Dvoglavi orao
Sadiku ndërmjet Fiorentinës e Lacios
Publikuar: 16.07.2013 - 09:21
Futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë Armando Sadiku është gjithnjë e më afër ligës italiane, Serie A. Për shërbimet e 22-vjeçarit interesim kanë shprehur Fiorentina dhe Lacio, madje pak kohë më parë menaxheri i lojtarit zbuloi se presidenti i Luganos Anxhelo Renceti kishte arritur marrëveshjen me një skuadër të Serisë A, por pa e zbuluar emrin.
Armando Sadiku nuk u aktivizua me skuadrën e tij në takimin e parë të Challenge League, mes Luganos dhe Biel Bien,dhe kjo dëshmon se qëndrimit të tij në Zvicër i ka ardhur fundi.
Lacio sikur është bërë çerdhe e futbollistëve shqiptarë, pasi në klubin e kryeqytetit italian aktivizohen Lorik Cana dhe portieri i ri Tomas Strakosha, por kësaj skuadre mund t’i bashkohen edhe dy futbollistë të përfaqësueses së Shqipërisë, Elseid Hysaj si dhe Saimir Ujkani.
Zeri.info | Sadiku ndërmjet Fiorentinës e Lacios