Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

KS-Vorwahl wird bald +355 (AL) sein

der süße serbe hat nichts besseres zu tun , als seinen Frust hier preiszugeben...wooow..

- - - Aktualisiert - - -

der gescheite albaner kann nicht richtig lesen das ich weiblich & albanerin bin..wooow..

ehrlich die sollten mal dampf mit der autostrada machen sowie arbeitsplätze schaffen hat mehr vorrang als dieser mist hier!
 
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40 Express *** 18:55 Marketing *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti në KTV*** 20:15 Automen *** 20:45 Oxygen *** 22:55 Marketing *** 23:00 Interaktiv ...


[h=1]Kosova pret përgjigjen e Shqipërisë për Kodin +355[/h]
f1_14kodi1355476058.jpg


Publikuar: 14.12.2012 - 10:07Prishtinë, 14 dhjetor - Ministri për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj, ka njoftuar dje Kuvendin e Kosovës se aktualisht është në pritje të përgjigjes nga autoritetet e Shqipërisë për lejimin ose jo të Kodit +355 për Kosovën.

Shfrytëzimin e Kodit të shtetit shqiptar e ka kërkuar Kuvendi i Kosovës me Rezolutë te veçantë, të iniciuar nga deputetët e Lëvizjes për Bashkim. Beqaj ka shpjeguar se ditë me parë ka realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ç’rast është dakorduar me ministrin Polo për lidhjen e një memorandumi bashkëpunimi dhe krijimin e një komisioni ndërshtetëror. Në cilësinë e ministrit, ai ka thënë se ka emëruar grupin që do ta përfaqësoj Qeverinë, Kuvendin dhe Rregullatorin e telekomunikacionit, të cilin do ta kryesojë deputeti Agim Kuleta dhe drejtori për telekomunikacion në MZHE. “Ne jemi të gatshëm për ta marrë Kodin +355, por ata në Shqipëri e kanë obligim të flasin me ITU-në. Kam kërkuar që këtë ta bëjnë sa më shpejt dhe ta bindin ITU-në pse është me rendësi që Kosova ta shfrytëzojë këtë kod”, ka thënë Beqaj.

Kërkesa për ndërrim të kodit telefonik e cila është bërë në shtator të këtij viti është arsyetuar me humbjet e mëdha financiare, që pretendohet se kapin shifra prej qindra milionash, e të cilat i ka pësuar dhe i pëson shteti i Kosovës nga shfrytëzimi i kodeve të huaja telefonike: të Monakos, Serbisë, e Sllovenisë. Kosova, duke mos qenë anëtare e OKB-së dhe Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion, nuk mund të ketë kod të vetin telefonik.

Kosova pret përgjigjen e Shqipërisë për Kodin +355 - Ekonomi - Koha Net
 
Zurück
Oben