Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Länder, die Kosova anerkennnen

M. Hamiti: Spanja dhe Kina të mendojnë “strategjikisht” për njohjen e Kosovës

Londër/Prishtinë, 20 shkurt Teksa Kosova mbush një vit shtetësisë, ambasadori i saj në Mbretërinë e Bashkuar, vlerëson se në vitin e kaluar janë arritur përparime të mëdha që e bëjnë të ardhmen e vendit edhe më shpresëdhënëse, shkruan magazini online Café Babel London. Në një ligjëratë publike mbajtur më 18 shkurt 2009 në London School of Economics (LSE), Universitetin prestigjioz të Londrës , I ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Londër, Dr. Muhamet Hamiti, ka vënë shpalljen e pavarësisë së Kosovës para një viti në një kontekst histork. Gjothashtu ai ka folur për arritjet e vitit të fundit - miratimin e Kushtutetuës, hartimin e infrastrukuturës ligjore në pajtim me standardet evropiane, krijimin e Forcës së Sigurisë - por edhe për sprovat që e presin ekonominë dhe fushat e tjera të jetës në Kosovë. Në ligjëratën publike me titull "Pavarësia e Kosovës: një vit pas", Dr. Muhamet Hamiti ka thënë se Serbia po përpiqet ta sfidojë ekzistencën e Kosovës si shtet, duke përfshirë edhe me referimin e çështjes së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai ka shtuar më tej se qëndrimi i Qeverisë aktuale serbe karshi Kosovës nuk dallon shumë nga politikat e Millosheviqit. "Serbia po përpiqet ta paraqesë veten si viktimë", ndonëse ka shkaktuar katër lufta në fund të shekullit të kaluar, konstatoi ai. Pasi argumentoi se Kosova është pranuar gjerësisht në botë si çështje "sui generis" dhe përmendi njohjen nga 54 shtete, Dr. Hamiti tha se do të ketë njohje të reja dhe se vendi do të integrohet plotësisht në bashkësinë ndërkombëtar. Duke iu përgjigjur pyetjeve të publikut, Dr. Muhamet Hamiti argumentoi se vendet me sheqtësime për kohezion territorial, si Spanja dhe Kina, duhet ta trajtojnë Kosovën si "çështje strategjike". Ai pohoi se duke njohur shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ata do ta njihnin Kosovën si rast "sui generis" dhe jo si shembull për separatistët.

Kosova.com - M. Hamiti: Spanja dhe Kina të mendojnë “strategjikisht” për njohjen e Kosovës
 
frage, waren die serben eigentlich zufrieden mit der un resulution?? also am anfang wo sie beschlossen wurde??!!
 
Zurück
Oben