Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Länder, die Kosova anerkennnen

MANAMA, MARCH 25, (BNA) THE PARLIAMENT'S FOREIGN AFFAIRS, DEFENCE AND NATIONAL SECURITY COMMITTEE APPROVED TODAY IN ITS WEEKLY MEETING A PROPOSAL ON KOSOVO'S INDEPENDENCE.

COMMITTEE HEAD SHEIKH ADEL AL MUAWDA STRESSED THE NEED FOR AN IMMEDIATE RECOGNITION OF KOSOVO'S INDEPENDENCE AND THE IMPORTANCE OF SETTING UP FULL DIPLOMATIC RELATIONS WITH IT. HE ALSO URGED ARAB AND ISLAMIC COUNTRIES TO FOLLOW SUIT THROUGH THE GULF COOPERATION COUNCIL, THE ARAB LEAGUE AND THE ORGANIZATION OF ISLAMIC CONFERENCE.

Übersetzung:

MANAMA, 25. März,

Das Parlament für auswärtige Angelegenheiten, Verteidigung und nationale Sicherheit genehmigte heute in ihrer wöchentlichen Sitzung einen Vorschlag für die Anerkennung des Kosovo.

AUSSCHUSS HEAD SHEIKH AL ADEL MUAWDA betonte die Notwendigkeit für eine sofortige Anerkennung der Unabhängigkeit des Kosovo und die Notwendigkeit der Schaffung voller diplomatischen Beziehungen mit dem Kosovo. Er fordert die arabischen und islamischen Länder zu folgen DURCH dem Golf-Kooperationsrat, der Arabischen Liga und der Organisation der Islamischen Konferenz.



kosovothanksyou.com​

 
Ministri Hyseni merr paralajmërime për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës

Vizitën e tij të suksesshme në Nju-Jork, ministri Hyseni e ka vijuar ditën e djeshme duke takuar një numër të madh ambasadorësh vendesh të ndryshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Hyseni ka marrë paralajmërime nga ambasadorët e Shën Lucias, Gambias, Haitit, Ekuadorit, Guatemalës, Ugandës për njohje të shpejta të pavarësisë, respektivisht për marrjen e vendimeve rreth pavarësisë së vendit tonë, në kohën e duhur. Shën Lucia pritet ta njohë Kosovën shpejt

Ministri Hyseni është takuar dhe ka biseduar gjatë me përfaqësuesin e përhershëm të Shën Lucias në OKB, ambasadorin Donatus Keith St. Aimee, të cilën e ka njoftuar për arritjet e Kosovës, për procesin e njohjes, përkrahjen ndërkombëtare që po fiton Kosova çdo ditë e më tepër e në veçanti për përparimet në fushën e ekonomisë e të ndërtimit të institucioneve shtetërore demokratike.

Kosova, më 17 shkurt 2008, ka shpallur pavarësinë. Deri më tani pavarësinë e Republikës së Kosovës e kanë njohur 56 vende anëtare të OKB-së, ka thënë Hyseni. Ai ka kërkuar që edhe Shën Luçia t'u bashkohet vendeve që kanë njohur vullnetin e popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe i pavarur.

Ambasadori Aimee, nga ana e tij ka theksuar si fakt tepër të rëndësishëm njohjen e Kosovës nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të EU-së, si dhe nga fqinjët. "Ne përkrahim vullnetin e njerëzve dhe të popujve për të vendosur vetë se si duan të jetojnë. Ne përkrahim vullnetin e popullit të Kosovës për të pasur fatin në duart e veta. Qeveria e Shën Luçias shpejt do të marrë vendimin për njohjen e Kosovës", ka përfunduar ai.


Gambia së shpejti do ta njohë Kosovën


Në një takim të veçantë dhe mjaft të frytshëm me ambasadoren e Gambias në OKB, znj. Susan Waffa-Ogoo, ministri Hyseni e ka njohur atë me procesin e ndërtimit dhe të funksionalizimit të institucioneve shtetërore të Kosovës, duke theksuar se po ndiqe standardet më të larta evropiane dhe ndërkombëtare në procesin e ndërtimit të institucioneve, me theks të veçantë në infrastrukturës ligjore.

Pasi ka folur për procesin e njohjeve dhe për rëndësinë e këtij procesi, ministri Hyseni ka ripërsëritur kërkesën drejtuar Qeverisë së Gambias për njohjen e Kosovës.

Ambasadorja e Gambias e ka përgëzuar ministrin Hyseni për përparimet që ka arritur Kosova në të gjitha fushat. Ajo ka thënë që qeveria e vendit të saj i ndjek me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe rreth Kosovës. Sa i takon njohjes, ambasadorja Waffa-Ogoo ka siguruar ministrin e Jashtëm të Kosovës se vendimi nga qeveria e Gambias do të vijë shpejt.


Haiti së shpejti do ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për njohje


Në vazhdën e takimeve të ditës së djeshme që ministri Hyseni i pati me diplomatë të vendeve të ndryshme, të akredituar në OKB, i frytshëm mund të konsiderohet edhe takimi me ambasadorin e Haitit në OKB, z. Leo Merores. Gjatë këtij takimi, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Skënder Hyseni, ka folur për zhvillimet në Kosovë. Ai ka thënë se këto zhvillime, hapat që po bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të një ambienti të sigurt për të gjithë, morën përkrahjen e pjesës dërrmuese të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ministri Hyseni më tej është përqendruar te procesi i njohjes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Ai ka kërkuar që Haiti të njohë Kosovën sa më parë që të jetë mundur.

“Njohjet e ndihmojnë Kosovën të bëhet pjesë e organizmave dhe nismave ndërkombëtar financiarë dhe ekonomikë, që kanë rëndësi jetike për zhvillimin e mëtejmë ekonomik të Kosovës”, ka thënë ministri Hyseni.

Ambasadori i Haitit ka falënderuar ministrin Hyseni për informacionet dhe ka siguruar atë se qeveria e vendit të tij shumë shpejt do të shqyrtojë me seriozitetin më të madh kërkesën e Kosovës për njohje.


Ekuadori po ndjek me kujdes zhvillimet në Kosovë


Në takimin me ambasadorin Diego Morejon-Pazmino nga Ekuadori, ministri Hyseni ka folur për Kosovën në vitin e parë të pavarësisë së saj. Ai ka numëruar arritjet e shumta të institucioneve dhe të popullit të Kosovës në këtë vit të parë të pavarësimit të vendit.

Hyseni ka folur për procesin e ndërtimit dhe të funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, për përpjekjet që po bën qeveria për të akomoduar komunitetet, për të arritura në fushën e ekonomisë etj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës edhe në këtë rast ka kërkuar që Qeveria e Ekuadorit ta njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Ambasadori i Ekuadorit ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të institucioneve demokratike, si dhe të një shoqërie me të drejta të garantuara për të gjitha komunitetet.

Ai ka thënë se vendi i tij ka ndjekur me kujdes zhvillimet në Kosovë. Ai ka theksuar se populli i Kosovës meriton çdo të mirë.

Sa i takon njohjes së Kosovës ambasadori Morejon-Pazmino ka theksuar se qeveria e vendit të tij do të ndjekë hap pas hapi proceset, do të shqyrtojë me kujdes zhvillimet që të arrijë vendimi i rëndësishëm për Kosovën.


Koha po punon në të mirë të Kosovës


Në vazhdën e takimeve që ministri Hyseni ka pasur gjatë ditës së djeshme në Nju- Jork, ishte dhe ai me ambasadorin e Guatemalës, z. Gert Rosenfal, të cilin e ka informuar për përkrahjen që vendi ynë mori nga pjesa dërrmuese vendeve anëtare për proceset në Kosovë në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbajtur dy ditë më parë në Nju-Jork.

“Kosova synon të bëhet pjesë e organizmave ndërkombëtare financiarë dhe ekonomik, me qëllim të zhvillimit të saj, por edhe për të qenë pjesë kontribuuese e bashkësisë ndërkombëtare. Për këtë Kosovës i duhen më shumë njohje. Njohja e pavarësisë së vendit tim nga Qeveria e Guatemalës do të ndihmonte shumë në këto rrafshe”, ka thënë ministri Hyseni.

Ambasadori i Guatemalës është interesuar në veçanti për përgatitjet e Kosovës për të paraqitur rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ministri Hyseni e ka informuar ambasadorin me ecurinë e këtij procesi, duke theksuar se Kosova është plotësisht e gatshme të mbrojë dhe argumentojë legalitetin e shpalljes së pavarësisë. “Ne kemi shpallur pavarësinë pas dy vjet e gjysmë bisedimesh pa rezultat, për shkak të refuzimit nga ana e Serbisë të çdo zgjidhjeje. Ne kemi shpallur pavarësinë tonë në koordinim të plotë me miqtë tanë ndërkombëtarë”, theksoi ministri i Jashtëm i Kosovës.

Sa i takon njohjes, ambasadori Roenfal ka thënë se, qeveria e vendit të tij po studion me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe se po punon me vendet e tjera latino-amerikane për të arritur një vendim. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të sigurta se koha po punon në të mirë të Kosovës.


Uganda në kohë optimale do të marrë vendimin për Kosovën


Gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së në Nju-Jork, ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ka takuar edhe ambasadorin e Ugandës në këtë organizatë, z. Ruhakana Rugunda, me të cilin ka biseduar për procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

Ambasadori i Ugandës ka theksuar rëndësinë që ka për këtë vend akomodimi i minoriteteve në Kosovë dhe marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët, derisa ministri Hyseni ka siguruar ambasadorin se institucionet e Republikës së Kosovës po bëjnë gjithë ç’është e mundur për t’i akomoduar të gjitha komunitetet në Kosovë. Ai ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve konform standardeve më të larta ndërkombëtare.

“Sa u takon raporteve me fqinjët, Kosova ka ndjekur një frymë shumë të mirë bashkëpunimi. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me fqinjët tanë, Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë. Pavarësia e Kosovës ka rritur shkallën e stabilitetit dhe të sigurisë në gjithë rajonin”, ka thënë ministri Hyseni.

Ambasadori i Ugandës ka shprehur nevojën e intensifikimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve me qëllim të informimit e të bashkëpunimit. Ai ka thënë se Uganda në një kohë optimale do të marrë vendimin e për Kosovën.


Japonia do ta vijojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha fushat


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, pati një takim të veçantë me ambasadorin e Japonisë në OKB, z. Takasu, me të cilin bisedoi për arritjet e Kosovës. Ai ka falënderuar ambasadorin e Japonisë për ndihmën që ka dhënë dhe po jep ky vend për Kosovën në të gjitha fushat. “Japonia është një nga donatorët më të mëdhenj për Kosovën dhe për këtë populli e institucionet e Kosovës u janë tejet mirënjohës”, ka thënë ministri Hyseni.

Më tej ministri i Jashtëm i Kosovës ka kërkuar që Japonia ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj të anëtarësimit në organizmat financiar ndërkombëtar.

Ambasadori japonez ka siguruar ministrin Hyseni se Japonia do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha fushat. Ai po ashtu ka mirëpritur ftesën e ministrit Hyseni që komuniteti japonez i biznesit të investojë në Kosovë.

Ministri Hyseni po ashtu ka njoftuar ambasadorin e Japonisë edhe me përgatitjet që ka bërë Kosova për të paraqitur dhe argumentuar legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, thuhet mes tjerash në komunikatën për opinion të lëshuar nga Zyra për informim pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

RTK
 
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bahreini pritet të zyrtarizohet shumë shpejt

Komiteti për çështje të jashtme i Parlamentit të Bahreinit ka aprovuar dje propozimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kreu i këtij komiteti Al Muavda ka kërkuar njohje të menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me shtetin e ri. Ai po ashtu ka kërkuar që njohjen e pavarësisë së Kosovës ta bëjnë edhe shtetet islamike dhe ato arabe. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve të këtij vendi. Mbretëria e Bahreinit është shtet në Lindjen e Mesme, me kryeqytet Manama (Al Manamah)

Premtimin se vendimi për njohjen e Kosovës do të vijë me kohë, shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni, e ka marrë edhe nga ambasadori i Ganës në OKB, Leslie Kojo Christian.

RTK
 
Pacolli do të marrë pjesë në Konferencën e Ligës Arabe

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e re, Behxhet Pacolli ka kërkuar që zgjedhjet lokale të mbahen më së largu në tetor të këtij viti, ndërkaq ato parlamentare, në tetor të viti të ardhshëm.Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati sot me ambasadorin e OSBE-s, Varner Almhofer. Pacolli, paralajmëroi befasi sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, ku ka një listë prej 30 shteteve të Lindjes së Mesme, që është duke punuar me ta për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, në takim me shefin e OSBE-s paraqiti qëndrimin e tij rreth mbajtjes së zgjedhjeve që do të mbahen këtë vit, të paralajmëruara për në muajin nentor, duke kërkuar që ato të mbahen më së largu në muajin tetor

“Ne si parti kemi vendos të kërkojmë dhe të ngrisim zërin që zgjedhjet lokale të ndodhin në tetor të këtij viti dhe zgjedhjet parlamentare në tetor të 2010”.Shefi i OSBE-së, ambasadori Varner Almhofer, shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjen e procesit të ri zgjedhor.

“Bashkë me liderë politikë të Kosovës po shqyrtojmë se çfarë fusha duhet të mbulojë në terren, apo cilit do të jetë roli i OSBE-së. Do të shohim nëse do të ketë nevojë me përkrahjen e mëtutjeshme të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, apo ndoshta këtë mund ta bëjnë vetë. Ne ende jemi në fazën e diskutimeve se ku mund të participojmë, sepse siç e dini ne kemi trajnuar dhe kemi ndihmuar stafin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Almhofer.

Pacolli paralajmëroi se shumë shpejt do të sjell befasi sa i përket njohjes së Kosovës nga vendet islamike, pasi që ai nesër do të udhëtoi për në Doha ku do të marrë pjesë në Konferencën e Ligës Arabe, në nivel të kryeministrave.
Pacolli, tha se ka një listë prej 30 shteteve të Lindjes së Mesme, që është duke punuar për ta njohur pavarësinë e Kosovës.


RTK
 
^^
Es liegt wohl am allgemeinen Desinteresse der Nichtalbaner im BF, dass bislang niemand um eine Übersetzung gebeten hat.

Drum tu ich es nu: kannst du bitte kurz anreißen, was in den beiden Texten steht? Dankeschön ;)
 
^^
Es liegt wohl am allgemeinen Desinteresse der Nichtalbaner im BF, dass bislang niemand um eine Übersetzung gebeten hat.

Drum tu ich es nu: kannst du bitte kurz anreißen, was in den beiden Texten steht? Dankeschön ;)

Ihr müsst nur nett und höfflich fragen, dann bekommt ihr auch ne Übersetzung ;)

Naja viel gibts da nicht zu übersetzen, außer das einige Staaten angekündigt haben, Kosova als Staat anzuerkennen.
 
wie wäre es mal zur abwechslung mit deutsch?

oder kannst du kein deutsch?

"Ihr müsst nur nett und höfflich fragen, dann bekommt ihr auch ne Übersetzung"

kannst du es uns unwürdigen nichtalbanern übersetzen?
 
wie wäre es mal zur abwechslung mit deutsch?

oder kannst du kein deutsch?

"Ihr müsst nur nett und höfflich fragen, dann bekommt ihr auch ne Übersetzung"

kannst du es uns unwürdigen nichtalbanern übersetzen?

Hallo

Siehe meinen vorigen Post, oder kannst du nicht lesen ?

Das ist ein ,, Länder die Kosova anerkennen'' Thread und da kann man sich auch als nicht albaner vorstellen, dass hier meistens nur Artikel gepostet werden wo Anerkennungen von Ländern angekündigt werden oder die eben schon bereits anerkannt haben !

Gruß
 
:rolleyes:
Hallo

Siehe meinen vorigen Post, oder kannst du nicht lesen ?

Das ist ein ,, Länder die Kosova anerkennen'' Thread und da kann man sich auch als nicht albaner vorstellen, dass hier meistens nur Artikel gepostet werden wo Anerkennungen von Ländern angekündigt werden oder die eben schon bereits anerkannt haben !

Gruß

Ich kann sehr wohl lesen:birdman:
Aber ich will wissen welche länder ksomet anerkannt haben :rolleyes:
 
Zurück
Oben