Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Länder, die Kosova anerkennnen

Hier gehts nicht um Signatur Grösse um Osmanische Reich oder sonst einen Scheiss, sondern darum welche Länder Kosovo anerkannt haben!
Kann mal ein Mod diese Mindestens 10 Seiten gespamme hier löschen? Danke
 
Die Albaner waren absolut nicht ihre Handlanger. Sondern die einizigen die ihnen wirklich weh taten. Zudem waren unter den Jungtürken die Albaner die am meist gehasste ethnie.

Selbst die Albaner waren es die unter den Osmanen mehr litten aufgrund, weil sie mehrheitlich Katholisch waren. Ihr stellt das so dar das ihr gelitten habt und trala tralala...Ähnlich den Serben die aus einer Mücke einen Elefanten machen.

Wie schon gesagt römischer Handlanger die Griechen und Armenier lebten in den besten viertels Istanbuls. Die Orthodoxe Kirche genoss wie der Islam gleiche rechte. Die stories die ihr hier erzählt sind alle erlogen.
Letzendlich fällt es dir Ehrenloser schon schwer zuzugeben, dass du nicht mal fähig warst einen Staat zu gründen. Es musten erst die Albaner ihr kopf hinhalten, damit ihr von Hellas spreche könnt.
Du bist ein witz genau wie die anderen hier. Man sieht jedem eurer Beiträge euren Religionswahn.
:-({|=
wir haben alle eine gleiche bzw. ähnliche Vergangenheit.
Daß die Griechen die besten Ecken der Länder und Städte hatten, versteht sich von selbst, sie waren der einflußreichste Faktor des Landes, egal ob in Ökonomie oder Diplomatie. Nur das Militär blieb uns fern.

Ich wußte gar nicht, daß du auch so gute Beiträge schreiben kannst.
 
Algeria "strongly supports" Serbia over Kosovo

ALGIERS -- Foreign Minister Vuk Jeremić was in Algiers on Saturday where he met with his Algerian counterpart Mourad Medelci.

...........................................................
"It is with great pleasure that I visited Algeria as the first Serbian foreign minister to do so, while the history of our relations is that of brotherly ties," he was quoted as saying


B92 - News - Politics - Algeria "strongly supports" Serbia over Kosovo



sehr Lustig zu beobachten dass Jeremic der erste Serb Aussenminister der Algernien besucht, und dabei gleich eine Brüderschaft mit Algerien schließt und Historisch sehr verbunden fühlt :D
 
Zuletzt bearbeitet:
Hoffen wir mal, dass durch Obama die Beziehungen zwischen den arabischen Ländern und der USA verbessern und somit ne lange Anerkennungswelle der islamischen Länder auf Kosova kommt.

Insallah.
 
ALGIERS -- Foreign Minister Vuk Jeremić was in Algiers on Saturday where he met with his Algerian counterpart Mourad Medelci.

...........................................................
"It is with great pleasure that I visited Algeria as the first Serbian foreign minister to do so, while the history of our relations is that of brotherly ties," he was quoted as saying


B92 - News - Politics - Algeria "strongly supports" Serbia over Kosovo



sehr Lustig zu beobachten dass Jeremic der erste Serb Aussenminister der Algernien besucht, und dabei gleich eine Brüderschaft mit Algerien schließt und Historisch sehr verbunden fühlt :D


Er faselt was von "Brüderliche Beziehungen", währen die Serben die eigenen Muslime am liebsten mit rostigen Löffeln schlachten würden.
 
Er faselt was von "Brüderliche Beziehungen", währen die Serben die eigenen Muslime am liebsten mit rostigen Löffeln schlachten würden.
Ich lebe (bzw. bin jeden Sommer dort, da da meine ganze Familie lebt ;) ) zufälligerweise in einem Gebiet von Serbien wo es Muslimen gibt und jetzt halt dich fest sogar eine Muschee (hoffe das ich es richtig geschrieben habe)!
Ich muss sagen bis jetzt hat keiner irgendwen wegen seiner Glaubensrichtung getötet (Kriegszeiten ausgeschlossen).

Du solltest nicht wegen einigen Nationalisten (einigen ist untertrieben aber so viele wie ihr es darstellt sind es auch nicht) ein ganzes Volk in den Schmutz ziehen.
 
Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni po vazhdon aktivitetin në Nju- Jork


Pas pjesëmarrjes dhe fjalës së mbajtur në KS të OKB-së, ministri Hyseni, gjatë ditës së djeshme pati një varg takimesh me ambasadorë e shefa misionesh të vendeve të ndryshme, të akredituar në OKB në Nju-Jork. Këto takime ministri Hyseni i ka shfrytëzuar për të informuar bashkëbiseduesit me të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj, si dhe për të nxitur e përshpejtuar procesin e njohjes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Ministri Hyseni, në një takim të gjatë dhe inkurajues, ka njoftuar ambasadoren e Grenadës në OKB, znj. Dessima M. Williams, me të gjitha zhvillimet në Kosovës gjatë vitit të parë të pavarësisë.
Duke folur për procesin e njohjes, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës është shprehur i kënaqur me ecurinë. "Kosovën deri më tash e kanë njohur 56 vende sovrane anekënd botës. Ky është një numër inkurajues. Kosovën e kanë njohur të gjithë fqinjët, me përjashtim të Serbisë. Kosovën e kanë njohur 22, nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Por, Kosovës i duhen më shumë njohje, për të qenë pjesë e organizmave relevantë ndërkombëtarë ekonomik dhe politik. Prandaj, edhe një herë u drejtohemi që Qeveria e vendit Tuaj ta shqyrtojë kërkesën për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran sa më parë që të jetë e mundur", ka thënë ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës.

Ambasadorja Williams, njëherit kryesuese e radhës e përfaqësimit të CARICOM-it në OKB, ka theksuar se vendi i saj, së bashku me vendet e tjera të CARICOM-it po përpiqet të arrijë unitet në vendimin për Kosovën. Ajo ka theksuar se në mbledhjen e radhës përfaqësuesit e CARICOM-it në OKB do të kenë këtë çështje pjesë të agjendës. Po ashtu, ajo ka thënë se Grenada po ndjek me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe se vendimi për njohje do të shqyrtohet me kohë.


Ministri Hyseni në një takim të veçantë me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB, z. Ahmed Abdulrahman Al-Jarmani, ka falënderuar atë edhe një herë për njohjen e Kosovës nga vendi i tij, si dhe për përkrahjen e Emirateve të Bashkuara Arabe dhënë Kosovës në shumë procese dhe për një kohë të gjatë.

Ministri Hyseni ka kërkuar nga ambasadori Al-Jarmani që vendi i tij të ndihmojë Kosovën për të përshpejtuar procesin e njohjes së Kosovës nga vendet anëtare të Ligës Arabe dhe të Organizatës së Konferencës Islamike.


Ministri Hyseni ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Benini

Po gjatë ditës së djeshme, ministri Hyseni është takuar edhe me shefin e misionit të Beninit në OKB, z. Jean-Francis Regis Zinsou. Edhe gjatë këtij takimi, ministri Hyseni ka kërkuar njohje për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Pasi ka folur për përpjekjet e mëdha të institucioneve për të krijuar ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët, ministri Hyseni ka theksuar se Kosovës i duhen më shumë njohje, që të jetë pjesë kontribuuese efeciente e bashkësisë ndërkombëtare. Ai ka theksuar se duke njohur pavarësinë e Kosovës, Benini do të ndihmonte shumë shtetin më të ri në botë në rrugën e tij të konsolidimit institucional e politik. "Pavarësia e Kosovës ka sjellë stabilitet në rajon. Ky është edhe një argument shumë domethënës pro vendimit për njohje.
Shefi i misionit të Beninit në OKB, z. Zinsou, ka falënderuar ministrin Hyseni për informacionin për Kosovën, si dhe ka siguruar atë që do të kërkojë nga qeveria e tij të shqyrtojë kërkesën e përsëritur të Kosovës për njohje.


Qeveria e Trinidad dhe Tobago do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për njohje


Në vazhdën e takimeve me qëllim lobimin që ministri Hyseni ka mbajtur në Nju Jork, ka qenë edhe ai me ambasadoren e Trinidad dhe Tobago në OKB, znj. Marina Annette Valere. Edhe gjatë këtij takimi, ministri Hyseni, pasi e informoi ambasadoren Valere me gjendjen në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008, ka kërkuar që Trinidad dhe Tobago ta njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
"Duke njohur Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, do të ndihmoni një shtet të ri në rrugën e konsolidimit të institucioneve, të stabilitetit dhe të zhvillimit ekonomik.

Amasadorja Valere ka theksuar se vendi i saj e di sa i rëndësishëm është procesi i njohjes ndërkombëtare për një vend si Kosova, ndaj Qeveria e Trinidad dhe Tobago në një të ardhme jo të largët do të adresojë kërkesën e Kosovës për njohje.

Bahreni pritet ta njohë pavarësinë e Kosovës


Për dinamikën e procesit të njohjes së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka njoftuar edhe ambasadorin e Bahrejnit në OKB, z. Tawfeeq Ahmed Almansoor.

"Kosovën e kanë njohur 56 vende. Vende të tjera do t'i bashkohen këtij procesi", ka thënë ministri Hyseni dhe ka kërkuar njohje të Kosovës nga ana e Bahrenit sa më parë që të jetë e mundur.
"Njohjet janë të rëndësishme për Kosovën. Ne po punojmë me vende nga të gjitha anët e botës e në veçanti me vendet arabe, nga të cilat Kosova deri më tash ka marrë vetëm një njohje. Njohja nga ana e Bahrejnit do t'i jepte shtytje të re procesit të njohjes së Kosovës nga vendet e botës arabe", ka thënë ministri Hyseni.

Ambasadori i Bahrenit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nga ana e tij, ka thënë se Bahreni ka ndjekur me kujdes rrugëtimin e Kosovës para, gjatë dhe pas luftës. Ai ka thënë që qeveria e tij është në dijeni të të gjitha vuajtjeve të popullit të Kosovës dhe se solidarizohet me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, të vullnetit të mirë e të besimit.

Sa i takon njohjes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, ambasadori Almansoor ka thënë që vendimi do të merret me kohë.


Gana do ta marrë vendimin për njohjen e Kosovës



Në takimin me ambasadorin e Ganës në OKB, z. Leslie Kojo Christian, ministri Hyseni ka folur për përkrahjen që ka marrë Kosova një ditë më parë nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Ai është shprehur i kënaqur me vlerësimin e përpjekjeve dhe të përparimit të Kosovës në të gjitha fushat dhënë në seancën e djeshme.

Po ashtu, ministri Hyseni ka folur për të arriturat e Kosovës gjatë vitit të saj të parë të pavarësisë, për sfidat e fushës së ekonomisë, për ecurinë e ndërtimit të rrjetit diplomatik e konsullor të Republikës së Kosovës.

Ministri Hyseni edhe në këtë rast ka kërkuar që Gana të njohë vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe të njohë shtetin më të ri në botë sa më parë që të jetë e mundur.

Amabsadori Christian ka thënë se Gana, duke ditur rëndësinë që ka procesi i njohjes për institucionet dhe popullin e Kosovës, vendimi për këtë çështje do të vijë.


Ministri Hyseni kërkon nga Libia të njohë pavarësinë e Kosovës


Gjatë ditës së sotme, një takim të veçantë ministri i Jashtëm i Kosovës pati me ambasadorin e Libisë në OKB, z. Abdurrahman Mohamed Shalgham, kryesues i radhës i KS të OKB-së.

Ministri Hyseni ka kërkuar njohje për Kosovën edhe nga ky vend anëtar i Ligës Arabe dhe i Konferencës së Organizatës Islamike.

Ministri Hyseni ka folur për proceset në Kosovë në vitin e parë të pavarësisë, për përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të akomoduar minoritetet, por edhe për përkrahjen nga ana e Qeverisë së Serbisë të strukturave të paligjshme dhe kriminale në Veri të Kosovës. Ai ka theksuar domosdonë që institucionet e Serbisë të heqin dorë nga kjo praktikë, të njohin realitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor përgjithësisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadori i Libisë në OKB, z. Shalgham, ka theksuar se Libia ndjek me kujdes të veçantë zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Libia inkurajon vendet për të garantuar siguri të qëndrueshme. Ai përfundoi se Libia do të vijojë kontaktet me institucionet e Kosovës, për të qenë e informuar nga dora e parë për të gjitha zhvillimet në terren.


Ministri Hyseni ripërsëriti kërkesën e Kosovës për njohjen nga Kina


Në takimin me përfaqësuesin e përhershëm të Republikës Popullore të Kinës në OKB, ambasadorin Liu Zhenmin, ministri i Jashtëm i Kosovës ka folur për procesin e ndërtimit të institucioneve shtetërore të Kosovës. Ai ka theksuar si të arritur themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe funksionalizimin e Shërbimit Inteligjent të Republikës së Kosovës.
"Po ruajmë gjendjen e qëndrueshme të sigurisë, përkundër provokimeve të Qeverisë së Serbisë në Veri të Kosovës", ka theksuar ministri Hyseni.

Kosova pret që edhe Republika Popullore e Kinës ta njohë Kosovën në një të ardhme jo të largët, ka thënë ministri Hyseni.

Ambasadori Liu Zhenmin ka theksuar se vendi i tij po ndjek të gjitha zhvillimet në Kosovë gjatë viteve të fundit. Ka theksuar nevojën e zhvillimit të mëtejmë të kontakteve me autoritetet e Prishtinës.

"Kina do që edhe më tutje të ndihmojë rajonin në arritjen e paqes e të sigurisë së qëndrueshme. Ne do të vazhdojmë të ndjekim edhe më tej rrugëtimin e Kosovës, për të formuluar qëndrimet e vendimet tona", ka përfunduar ambasadori kinez, thuhet mes tjerash në komunikatën për opinion të lëshuar nga Zyra për informim pranë Ministria e Punëve të Jashtme.

--------------------------------------------------------------------------
 
Zurück
Oben