El Mero Mero
Gesperrt
14:15
10.05.2015
BLEONA RRËFEN TMERRIN NË KUMANOVË
Bleona Fejzullahi nga Kumanova ka rrëfyer për Klan Kosovën për ankthin e përjetuar mëngjesin e djeshëm kur u bastisën nga policia maqedonase.
Familja Fejzullahi nga Kumanova ka treguar tmerrin e mëngjesit të djeshëm kur janë bastisur dhe rrethuar nga policia maqedonase.
Bleona Fejzullahi i ka rrëfyer Klan Kosovës ankthin e përjetuar nga ajo dhe familja e sajë.
“Kemi qenë të rrethuar nga policia maqedone, kishte britma të fëmijëve, trauma e ankth nga ne, pas orës 11:00 u larguan dhe morën me vete 9 anëtarë të familjes. Samet Fejzullahi(48), Mehmet Fejzullahi(48), Fikrie Fejzullahi(38), Shejnaze Fejzullahi (41), Leotrim Fejzullahi (19), Ilirid Fejzullahi-18, Artizana Fejzullhi(18)”, ka thënë Bleona.
Pas mbajtjes 15 orëshe femrat e familjes policia i kishte lëshuar, por jo edhe burrat të cilët ende po mbahen, ka treguar ajo.
Të prangosur janë edhe disa anëtarë të familjes së ngushtë Fejzullahi.
“Të prangosur janë edhe Liman, Murat, Isa, Bejtulla e Teuta Latifi”, ka treguar Bleona.
Ata ende mbeten në polici dhe nuk dihet se çfarë po ndodh me ta.
Die Mazedonische Polizei hält immernoch Männliche Albanische Zivilisten Fest. Diese Familie wurde 15 Stunden Aufgehalten, aber die Männer sind noch in Gewarsahm. Die Familie weiss nicht was mit ihnen Passiert, mit den Noch gefangenen Männern.
Hab sogar mehrere Statements und mehrere Quellen zum Thema Geschrieben.Selbe Ansage gilt auch für dich Experten, sonst fliegst du genau wie der Rest.