Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Mazedonien - Rückkehr der UCK?

Status
Für weitere Antworten geschlossen.
Hausdurchsuchungen und Verhaftungen in Novosella bei Tetova

Një aksion i gjërë i policisë sonte është zhvilluar në fshatin Novo Sellë të komunës së Zhelinës. Burime për agjencinë e lajmeve INA theksuan se janë arrestuar së paku katër persona. Jozyrtarisht bëhet e ditur se policia ka kryer bastisjet në kërkim të armëve. MPB njoftoi se nesër do të jap informacione të detajuara lidhur me këtë operacion në këtë fshat. Policia gjatë këtij operacioni kishte bllokuar hyrje – daljet e këtij fshati, disa kilometra larg Tetovës.
Kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi ka deklaruar për agjencinë e lajmeve INA disponon me informacionet e tilla për bastisje në fshat, mirëpo ai ka shtuar se nesër do të informojë për detajet shtesë të kësaj ndërhyrje policore. Fshati Novosellë gjendet në afërsi të Merovës, fshati nga ku ishte personi i vrarë Shaban Zenuni në incidentin në Radushë. (S.S/INA)
 
In Tanusha gab es einen Angriff am Mittwoch. Der konnte aber erfolgreich abgewehrt werden. Sie bereiten sich auf neue Angriffe der Armee Mazedoniens vor.

Albanische Soldaten der mazedonischen Armee gaben an, dass nur die slawischen Soldaten bewaffnet und informiert werden.
 
Illyricum Libertas - Tod von 4 Albanern - Inszenierter Attentat des Staates

OJQ-të shqiptare kanë reaguar ashpër ndaj akcionin të fundit policor në Radush të Shkupit, ku u ekzekutuan katër shqiptar.

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas, thotë se me dhimbje të thellë e mori lajmin e tmershëm për vrasjen e katër shqiptarëve në Radushë, afër kufirit me Republikën e Kosovës më 12 maj.
“Duke pritur sqarimin e plotë të rastit, u kuptua se kemi të bëjmë me eliminim klasik, një atentat i përgatitur nga shteti maqedonas ndaj kryetarit të Alternativës Kombëtare dhe ish anëtarit të UÇK Harun Aliut, ish komandatit të UÇK Shaban Zenuni dhe dy bashkëveprimtarëve të tyre të afërt, Xhafer Shalës dhe Qemal Fejzullahut”, theksoi kryetari i kësaj organizate, Valon Kurtishi.
Illyricum Libertas e dënon fuqishëm këtë akt terrorist, dhe njëkohësishtë kërkonë që në zbardhjen e plotë të këtij atentati të shëmtuar dhe barbar të kyçen ekspertë ndërkombëtarë të mjekësisë ligjore në mënyrë që të zbardhen plotësisht rrethanat e kësaj vrasjeje.
Kjo organizatë gjithashtu dënon aktin e shëmtuar të bastisjeve të djeshme në fshatin Novo Sellë të Tetovës, në të cilin policia maqedonase ka traumatizuar familje të shumta shqiptare dhe ka arrestuar qytetarë të pafajshëm.
“Rastet e këtilla që ndodhin në vazhdimësi, paraqesin provokime të pastra të kreut aktual maqedonas kundër gjithë shqiptarëve të këtij vendi si dhe e tensionojnë situatën e përgjithshme si në IRJM ashtu edhe në rajon.Shihet qartë se kjo është një fushatë për kriminalizimin e komunitetit shqiptar, si fajtor kujdestar për gjendjen si dhe për të tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar nga kokëfortësia maqedonase në lidhje me kontestin absurd të emrit me Greqinë, i cili ka bllokuar integrimin euroatlantik të vendit”, theksoi Kurtishi. (INA)
 
Status
Für weitere Antworten geschlossen.
Zurück
Oben