Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Mazedonien - Rückkehr der UCK?

Status
Für weitere Antworten geschlossen.
Die einzige Lösung ist der Anschluss an die Republik Albanien. Dies nicht seit dem Konflikt von 2001, auch nicht seit der mazedonischen Unabhängigkeit sondern seit der Besetzung dieser Gebiete 1913/1945.

Ein Ding der UNMÖGLICHTKEIT. AUßerdem, ich wiederhle mich zum zigsten mal, ist das ein Wunsch der auf großes Unverständnis und vorallendingen Widerstand sorgen wird in ganz Europa, mit ganz üblen Konsequenzen, aber da ihr eure Scheuklappen nicht abnehmen wollt, bleibt ihr natürlich bei diesem Egoismus. Und ich habe mich hier von Anfang an gegen Gewalt ausgedrückt, ihr wart die jenigen die von Gewalt und irgengwelchem Krieg gesprochen habt. Ich schreibs noch mal und am besten in Groß, da manche irgendwie Begriffsstutziz sind. MAN SOLLTE SICH AN REALISIERBAREN ZIELEN HALTEN.
 
Ein Ding der UNMÖGLICHTKEIT. AUßerdem, ich wiederhle mich zum zigsten mal, ist das ein Wunsch der auf großes Unverständnis und vorallendingen Widerstand sorgen wird in ganz Europa, mit ganz üblen Konsequenzen, aber da ihr eure Scheuklappen nicht abnehmen wollt, bleibt ihr natürlich bei diesem Egoismus. Und ich habe mich hier von Anfang an gegen Gewalt ausgedrückt, ihr wart die jenigen die von Gewalt und irgengwelchem Krieg gesprochen habt. Ich schreibs noch mal und am besten in Groß, da manche irgendwie Begriffsstutziz sind. MAN SOLLTE SICH AN REALISIERBAREN ZIELEN HALTEN.

Die Vereinigung ist realisierbar.
 
Gruevski s’e ka ndërmend t’i pranojë kërkesat e shqiptarëve

Kryeminstri Nikolla Gruevski nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do të ulet me Ali Ahmetin për të diskutuar për tre kërkesat e BDI-së, që kanë të bëjnë me Rastet e Hagës, Sopoti, për të cilat partia shqiptare në pushtet thotë se do të kontribuonin në përmisimin e situatës në vend.
""Do të shohim, në rast se ka nevojë do të takohemi", tha shkurt Gruevski. Ai, poashtu ka përgjënjeshtruar zërat se Ahmeti e ka fajsuar atë për rënien e rejtingut të BDI-së. " Nuk më ka thënë diçka të tillë" tha Gruevski.
Lidhur me çështjen e emrit, kryeministri maqedonase, tha se Shkupi po punon që në afat sa më të shkurtër të gjejë një kompromis me Athninën. "Po bëjmë gjithçka që është e mundur, po japim maksimumin, për të tejkaluar këtë problem, kuptohet duke i mbrojtur interesat e tjera shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë" tha Gruevski.
 
MPB nuk pranon ekspertizë për rastin e Radushës

Pas zërave dhe kërkesave për hetime dhe ekspertizë për rastin e Radushës dhe ndriçimin e këtij incidenti që përfundoi me katër viktima, duke përfshirë edhe Harun Aliun, kryetarin e AK-së, MPB-ja ka theksuar se këto kërkesa nuk kërkojnë vëmendje dhe ato sipas tyre janë joserioze.

“Ne nuk duam të trajtojmë çështje të tilla që nxiten për çështje ditore politiko-partiake. Ne punojmë në bazë të respektimit të punës së organit tonë. Rasti i Radushës u pa se u eliminua nga grup kontrabanduesish dhe kishte transparencë. Unë nuk dijë se nga kush do të kërkojnë ekspertizë apo hetime. Por e vlerësojmë këtë si diçka joserioze”, ka theksuar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski. Vrasja e katërfishtë në mëngjesin e së mërkurës në dalje të Radushës nga një pjesë e partive politike u vlerësua si proces i montuar, duke u ndërlidhur në fotografitë e publikuara nga MPB-ja të mjetit të dëmtuar, në të cilin u tha se kishin qenë katër personat e vrarë, që sipas policisë kishin shtënë në drejtim të forcave speciale, duke mos respektuar urdhrin e ndalesës.

Por dyshime janë hedhur edhe nga plagët dhe dëmtimet në trupat e pajetë të Harun Aliut dhe Shaban Zenunit, të cilët kanë pasur plagë të ndryshme të dëmtuara në trup nga dhuna fizike, përveç plagëve të goditura nga plumbat. Një nga variantet e ngritjes së hetimeve për rastin është nisma që duhet të ngritët nga ndonjë iniciativë qytetare, apo nga Parlamenti. Deputeti i BDI-së, Tahir Hani ka theksuar se do të shqyrtohet çdo kërkesë e tillë në rast se parashtrohet pranë Parlamentit.

“Ne si parti sot do të kemi një takim për situatën aktuale në Maqedoni, duke përfshirë edhe incidentet e fundit dhe nga ky takim do të kemi qëndrime më të qarta”, ka theksuar deputeti Hani. Partitë e tjera politike kanë theksuar se do të mbështesin çdo nismë të tillë për këtë rast. Jozyrtarisht mësohet se në mesin e deputetëve shqiptarë pritet të diskutohet një nismë e tillë.

Nga ana tjetër, është problematike edhe procesi gjyqësor dhe dënimi i shqiptuar për Harun Aliun me burgim të përjetshëm nga ana e Gjykatës Themelore të Shkupit. Avokatët mbrojtës të Aliut, që ende e kanë në procedurë rastin për akuzën e ngritur për vrasjen e pjesëtarit të njësisë speciale Zoran Markovski, theksojnë se rasti ndaj klientit të tyre nuk do të mbyllet derisa në të gjitha instancat nuk deklarohet ai se është fajtor. “Edhe pse ata ishin dënuar me burgim të përjetshëm, faji i tyre nuk është vërtetuar qartë, në mungesë të fakteve dhe dëshmive.

Për momentin ka ankesë në Gjykatën e Apelit”, ka theksuar avokati Vencisllav Gushev, që ka mbrojtur Harun Aliun në rastin e vrasjes së policit në vitin 2008, për të cilin rast u akuzua si organizator kryetari i AK-së, Harun Aliu. Edhe rasti i të ndjerit Shaban Zenuni nga Merova, i cili u vra në Radushë ka ngritur shumë pikëpyetje dhe paqartësi, pasi që ai është një nga 22 pjesëtarët e akuzuar të UÇK-së për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës në vitin 2001.

Ditët në vijim do të përcaktojnë dosjen “Radusha”, hapjen ose jo të kësaj lënde, për të ndriçuar rrethanat e vrasjes në mëngjesit e së mërkurës së kaluar në dalje të Radushës, kur nga një pritë e organizuar nga MPB-ja u vranë Harun Aliu, Xhafer Shala, Shaban Zenuni dhe Qemal Mustafa nga fshati Gërçec.
Lirohen dy banorët e Bukoviqit
Ministria e Brendshme ka liruar dy banorët e fshatit Bukoviq të komunës së Sarajit, të cilët ishin arrestuar disa orë pas incidentit në Radushë. Pas mbajtjes së tyre nuk është konfirmuar involvimi i tyre me grupin e armatosur. Gjithashtu policia ka lënë të lirë edhe tre djemt e Demir Miftarit nga fshati Novo Sellë i Tetovës, të cilët gjithashtu ishin ndaluar në polici, pas bastisjes së shtëpisë së tyre ku u gjetën armë. (INA)
 
in der ehemaligen Provinz wurde die Bevölkerung härter rangenommen. Du musst dich etwas informieren, denn du hast zu wenig Hintergrundwissen.

Zuerst griff man nur die Polizisten an, weil diese Schweine korrupt waren und nicht gerade nett zu den albanischen Zivilisten waren. Man wolle die UCK ausschlaten.... pah :mrgreen:

Das war ein Vorwand um einen Krieg im Kosovo führen zu können, denn die UCK bestand zu beginn aus vielleicht zehn Männern. Wieso sollte nun also die Vojska (Jugoslawische Armee), mit huntertausend Mann, gegen eine solch kleine Organisation ankämpfen?

Die UCK, die aus 15.000 - 20.000 Mann bestand bildete sich erst, als die Massenvertreibungen und Massenmorde durch die Vojska, an den Albanern begangen wurden.


Und glaubst du selber an das,was du gerade von dir gibst?
 
Todorov: Gjuha maqedonase nga klasa e parë

Ne nuk dëshirojmë që me këtë vendim që ndokujt diçka ti marrim me dhunë, ose të ofendojmë ndokend. Kjo është një problem që do ti përkushtohemi gjatë periudhës së ardhshme me qëllim të implementimit të plotë.

Vazhdojmë të funkcionojmë dhe ta implementojmë vendimin e sjellur, ashtu siç kemi vepruar edhe deri me tani pa aplikuar masa të dhunshme ose të detyrueshme, dhe pa kurrfar masash të detyrueshme që mund të shkaktojnë revoltë për zbatimin e këtij vendimi- ka theksuar ministri i arsimit Nikolla Todorov sot në Ohër, duke u përgjegjur se a do të mësohet detyrimisht gjuha maqedonase që nga klasa e parë në shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën jomaqedonase. Sipas ministrit Todorov, Ministria e arsimit është e vendosur që ta zbatojë deri në fund vendimin për mësimin e gjuhës maqedonase që nga klasa e parë, në shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe të etnive tjera jomaqedonase- ishte i prerë ministri Todorov.

Sipas ministrit Todorov, të gjtha bashkësitë etnike duhet bashkërisht të punojnë në implementimin e këtij vendimi. Megjithate, Todorov, nuk precizoi se a do të zbatohet kjo masë që nga fillimi i vitit të ri shkollor.
Sa i përket problemeve hapsinore, që janë paraqitur viteve të kaluara në disa komuna e shkolla, ministri Todorov u shpreh se nuk pret ndonjë problem të theksuar në komunat ku ky problem ka qënë evident deri më tani. Ndër të tjera, ai potebcoi shkollën e mesme të mjekësisë, si një ndër ato problematiket sa i përket aspektit hapsinor dhe shtoi:” Në shkollën e mesme të mjekësisë, këtë vit janë paraparë që të happen edhe gjashtë paralele më mësim në gjuhën shqipe, që do të plotësojnë kërkesat dhe nevojat në tërësi”. (Mehmet Latifi/INA)
 
Ekspertët, policia ka shkelur të drejtat themelore të njeriut

Në aksionin e fundit të policisë ku mbetën të vrarë katër persona, policia ka shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Kështu vlerëson për ALSAT ish kryetarja e Komitetit të Helsinkit Mirjana Njaçevska. Sipas saj aksioni policor nuk mund të jetë i suksesshëm nëse vriten qytetarë.
“Asnjë aksion në të cilën ka viktima në njerëz nuk mund të quhet aksion i suksesshëm policor. Aksioni policor duhet të kryhet në atë mënyrë dhe mund ta vlerërsojmë si të suksesshëm kur me më pak viktima do të privohen nga liria njerëzit që dyshohen për ndonjë vepër penale ose për ndonjë aktiviteti kriminal dhe do të nxirren para drejtësisë përkatësisht para gjykataës”, deklaroi Mirjana Najçeska – ish kryetare e komitetit të Helsinkit.
Najçevska tha gjithashtu se organet policore në Maqedoni po tejkalojnë kompetencat e tyre dhe me veprimet e tyre janë shëndrruar struktura ushtarake.
“Në tërë zhvillimin e policisë sonë disi u arrit të zbatohet terminologjia ushtarake, terminologjia që paraqet eliminimin e armikut në vend të privimit nga liria të njerëzve që dyshohen për vepra të caktuara dhe automatikisht edhe veprimet policore janë më tepër ushtarake se sa policore”, deklaroi Mirjana Najçeska – ish kryetare e komitetit të Helsinkit.
Edhe eksperti për të drejtat e njeriut Bekim Kadriu vlerëson se në aksionet e fundit të policisë janë shkelur të drejtat e qytetarit. Sipas tij në raste të këtilla qëllimi kryesor i forcave policore gjithmonë duhet të jetë paraburgimi apo privimi nga liria i personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale.
“Në këtë rast organet policore nuk kanë patur qëllim këto persona ti privojnë nga liria dhe ti paraburgosin por nga ajo që u prcoll në media lihet përshtypja sikur qëllimi i forcave policore ka qenë ekzekutimi i këtyre personave. Në këtë rast nëse një gjë e tillë ekziston atëherë definitivisht ka lëndim të të drejtës së jetës, gjegjësisht mos rrespektimit të drejtës së jetës nga ana e organeve të policisë dhe në këtë rast normalisht ekziston përgjegjësi e shtetit për privimin nga jeta të këtyre personave”, deklaroi Bekim Kadriu – ekspert për të drejtat e njeriut.
Najçevska tha gjtihashtu se në Maqedoni përpos që ka probleme me mosrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ka probleme edhe me krijimin e atmosferës së pasigurisë dhe frikës tek qytetarët.

Shkëlzen Aqifi

alsat-m.com
 
Status
Für weitere Antworten geschlossen.
Zurück
Oben