Mediat maqedonase si i etiketojnë shqiptarët
“Kriminel”, “vrasës”, “kontrabandist” janë shprehje që i gjejmë në raportet e mediave maqedonase gjatë pasqyrimit dhe transmetimit të ngjarjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me emra publik dhe jopublik shqiptar në Maqedoni. Nga ana tjetër, mediat shqiptare treguan edhe anën tjetër, elementin njerëzor, human, se jeta e çdo njeriu ska çmim
Shumica e mediave në gjuhën maqedonase po vazhdojnë të raportojnë në stilin e tyre të njohur tradicional, të shpalljes së fajtorit, duke i paraprirë sistemit të drejtësisë. Dhjetëra shqiptarë në raste të ndryshme të arrestimeve, janë viktima të fyerjes dhe shantazheve mediave publike.
Operacionet e arrestimeve apo vrasjeve menjëherë shoqërohen me lajmin sensacional, ku qytetarët shqiptarë drejtpërdrejt shpallen të akuzuar. Një skandal i tillë së fundi ndodhi edhe me ngjarjet e fundit në Radushë dhe Novo Sellë, ku qytetarët shqiptarë, duke përfshirë edhe një lider partie u shpallën vrasës dhe kontrabandistë, pa mos e thënë fjalën e fundit drejtësia.
Ajo që ishte më skandaloze rasti i Demir Miftarit, blegtorit nga Novo Sella e Zhelinës, i cili që në fillim të aksionit policor u shpallë nga mediat maqedonase, duke përfshirë edhe agjencitë e lajmeve se bëhet fjalë për “logjistikë të grupit të Radushës”. Edmond Ademi, analist dhe ekspert i marrëdhënieve publike vlerëson se dita ditës po humbet besimi tek disa media. “Së fundi kemi rastin konkret ku u ekzekutuan katër shqiptarë, mediat maqedonase vrapuan të tregojnë se sa të forta janë institucionet e shtetit, duke mos treguar as një pikë dyshimi se si gjithë kjo ka ndodhë.
Nga ana tjetër, mediat shqiptare treguan se në këtë shtet ende vriten shqiptarë në situata të paqarta dhe të mbuluara me plot misteriozitet. Gjë që ndodhi edhe kjo e fundit. Për dallim nga mediat maqedonase, mediat shqiptare treguan edhe anën tjetër, elementin njerëzor, human, se jeta e çdo njeriu s`ka çmim.
Besoj se mediat shqiptare në rast se ndodhë të vriten katër maqedonas nga policia, do të tregojnë maturi më të madhe se sa që mediat maqedonase kanë treguar ndonjëherë kur janë vrarë shqiptar nga policia”, ka theksuar analisti Edmond Ademi, duke shtuar se në Maqedoni do të vazhdojë thellimi i ndarjeve dhe mosbesimit midis dy popujve më të mëdha derisa në pushtet është Gruevski dhe VMRO-DPMNE.
Etiketimi brutal i mediave maqedonase është në shënjestër të kritikave të organizatave botërore të mediave. Gazetari dhe korrespodenti i BBC-së, Nazim Rashidi thekson se raportimet e tilla janë joprofesioniste.
“Raportimet e tilla në aspektin e raportimit në gazetari, konsiderohen jo profesioniste, është shumë e rëndësishme ndjeshmëria e gjuhës që përdoret gjatë raportimeve të ngjarjeve delikate, aq më tepër kur kemi raste të cilat tregojnë se edhe pse gjykata kanë shpallur fajtorë individë të caktuar, faktet e zbuluara më vonë ngrenë në dyshime pafajësinë e tyre. Duke marrë parasysh situata të tilla, gazetarët duhet të tregojnë kujdes gjatë raportimit, sidomos të ngjarjeve që janë ende në zhvillim”, ka theksuar Nazim Rashidi.
Avokati dhe eksperti i drejtësisë, Osman Kadriu vlerëson shprehë reagime të ashpra ndaj kualifikimeve që dalin nga mediat. “Duhet të ketë përgjegjësi në kualifikimin e ngjarjeve, sepse veprimet e ndërmarra nga policia dhe gjykatat, në rast se nuk marrin formën e lëndës gjyqësore, duhet ti shmangemi çdo kualifikimi shpifës”, ka theksuar Osman Kadriu, duke shtuar se nuk mund të ketë trajtim brutal ndaj një personi në rast se fajësia e tij nuk vërtetohet me vendim të plotfuqishëm gjyqësor dhe pas ankesave në instancat e tjera gjyqësore. (INA)
Folge dem Video um zu sehen, wie unsere Website als Web-App auf dem Startbildschirm installiert werden kann.
Anmerkung: Diese Funktion ist in einigen Browsern möglicherweise nicht verfügbar.
Wir verwenden essentielle Cookies, damit diese Website funktioniert, und optionale Cookies, um den Komfort bei der Nutzung zu verbessern.
Siehe weitere Informationen und konfiguriere deine Einstellungen