Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nachrichten aus Albanien

Kastriot Kukaj u vdek rastësisht, se u kanë me një anëtare të familjes Kelmendi në një lokal.

Pom doket familja e Kastriotit janë kane pronarët e lokalit.

Ich würde sagen zur falschen Zeit am falschen Ort.


22.08.2013

Më në fund pas pesë muajsh kërkime policia e Zvicrës i ka rënë në gjuri autorëve të vrasjes së bujshme të kryer në Frasses të Friburgut, në muajin maj.
Policia zvicerane ka bërë të ditur se policia e Kantonit të Friburgut në bashkëveprim me atë të Bernës ka kapur në Zollikofen të Bernës një shqiptar nga Kosova 31 vjeç, i cili dyshohet se është njëri nga autorët e vrasjes së Selim Elshanit, në sy të familjes së tij, ish-gruas italiane dhe të dy fëmijëve të vegjël.
Sipas medieve zvicerane, i dyshuari është arrestuar në banesën e tij. Policia në banesën e tij dhe në vendin e tij të punës ka konfiskuar shumë objekte që mendohet se kanë lidhje me skenën dhe përgatitjen e vrasjes.
Familja Elshani, kishte vënë një shpërblim prej 20 mijë frangash për ata që do të zbulonin vrasësit. Elshani ishte 36 vjeçar dhe kishte pasaportë italiane.
Dy të dyshuarit ishin parë duke ikur në këmbë në drejtim të Payerne, pat thënë policia e Frobourgut pas nisjes së hetimeve për vrasjen.
Dëshmitarët në Zollikofen e kanë parë të kryente arrestimin dhe bastisjen. “Policia e maskuar kishte marrë nga shtëpia e tij një burrë trupgjatë dhe biond, të lidhur me pranga dhe me sy të mbyllur”. Para se të ndodhte arrestimi, policia me makinat e saj me targa të Freiburgut e kishin bllokuar rrugën.
Selim Elshani, 36 vjeçar nga Ozdrimi i Pejës, u vra në muajin mars, dhe sipas burimeve të gazetës sonë, thuhej se bëhej fjalë për hakmarrje, persona të angazhuar nga familja Kelmendi, e cila kishte angazhuar vrasës me pagesë edhe në raste të tjera.
Selimi ishte viktima e 11 e kësaj përleshje me dekada ndërmjet dy familjeve, ndërsa kjo ishte viktima e tretë e familjes Elshani, e cila kishte arritur të vriste hiq më pak se 8 anëtarë të familjes Kelmendi.
Ajo që kishte bërë jehonë në opinionin zviceran pas vrasjes ka qenë vendimi i familjes së të vrarit që të shpallte një shpërblim prej 20 mijë frangash për ata që ndihmojnë gjetjen e vrasësit. Autoritetet e Zvicrës e kishin dënuar këtë shpallje duke e quajtur të kundërligjshme. Ende nuk dihet nëse kjo shpallje e familjes mund të ketë pasur rëndësi për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e njërit prej të dyshuarve në Zollikofen.
Derisa Selimi është viktima e tretë, familja Kelmendi, ka të paktën dy veta në burgun e Dubravës, për vrasjen e babait të Selimit, Jusufit.
Selim Elshani ishte djali i Jusuf Elshanit, i cili ishte vrarë së bashku me Afrim Halitin në vitin 2004 në një atentat në Vitmoricë të Pejës. Por, viktimës iu kishte vrarë edhe një vëlla në vitin 2000, Virgjil Elshani ish-ushtar i UÇK-së. Vrasja kishte ndodhur, derisa familja Elshani po kthehej nga një gjykim, ku kishte akuzuar disa persona se ia kish vendosë një bombë me teledirigjim.
Personat kishin sulmuar familjen Elshani kanë qenë me prejardhje nga Shqipëria ata ishin kapur nga policia dhe kishin treguar se janë paguar nga familja Kelmendi nga Peja.
Shefqet Kelmendi ishte vrarë rreth 7 muaj më parë në Pejë, që dyshohet se ky ishte motivi gjakmarrjes, vrasjes së Selim Elshanit.
Disa vite më parë, gjatë një sulmi afër shtëpisë së familjes Kelmendi, kishte vdekur vajza e Shefqet Kelmendit.
Pavarësisht këtyre vrasjeve, asnjë nga to nuk ka marrë epilogun nga gjykata e madje asnjë person nuk është i arrestuar për këto raste.
Selim Jusuf Elshani, disa ditë pas vrasjes u varros në fshatin e tij të lindjes Ozdrim të Pejës.

Arrestohet vrasësi i Selim Elshanit, viktimë e gjakmarrjes - Diaspora - Bota Sot
 
Zuletzt bearbeitet:
spacer.gif
spacer.gif

[TD="class: font7, width: 100%"]Tiranë, tentativë grabitjeje me armë zjarri në një dyqan, 2 në kërkim[/TD]

[TD="width: 100%"]
spacer.gif
[/TD]

[TD="class: fontsott"][/TD]

[TD="class: font16, width: 100%"]
82880.jpg
TIRANE- Tentohet të grabitet me armë zjarri një dyqan celularësh në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash tek Komuna e Parisit. Sipas policisë së Tiranës, dy persona kanë tentuar të grabisin dyqanin dhe janë larguar nga vendngjarja me një motor.

Policia ka shpallur në kërkim dy të dyshuarit. [/TD]
 
MAPO
[h=1]Greqia pranon vizat Schengen në pasaportat e Kosovës[/h]Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Dimitris Moschopoulos, e ka zyrtarizuar dhënien e vizës së parë Schengen nga Greqia, në pasaportat e Republikës së Kosovës dhe atë në të ministrit Enver Hoxhaj.
Këtë simbolikë, ambasadori Moschopoulos e ka shpjeguar me faktin se ministri Hoxhaj ka qenë shumë këmbëngulës që prej vizitës së fundit në Athinë dhe takimet e fundit që viza greke të vendoset në pasaportat kosovare dhe të vlejë për tërë zonën Schengen, thuhet ne njoftimin e ministrise se Jashtme te Kosoves.
“Fillimisht ne kemi lëshuar viza në një letër të veçantë për qytetarët e Kosovës, por kjo ka shkaktuar konfuzion. Por, vitin e kaluar ministri Hoxhaj ka qenë në vizitë tek ministri i Jashtëm grek dhe ka folur për këtë dhe ka kërkuar që vizat për qytetarët e Kosovës të lëshohen në pasaportën e Kosovës. Tani kjo vizë është valide për tërë zonën Schengen përjashto Spanjën”, eshte shprehur ambasadori Moschopoulos.


Der griechische Staat stellt seine Visa in den offiziellen Pässen der Republik Kosovo aus. Vorher wurde den Kosovaren nur ein separates Dokument abgegeben. Nun wird das Visum wie gewöhnlich in den Pass geklebt.
 
Zurück
Oben