Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nachrichten aus Albanien

der junge ist zu viel im netz sprich dabei kann nicht viel schlaues rauskommen.......
er hat und will zu jedem Thema was sagen ohne wirklich sich damit wirklich beschäftigt zu habe.

ich würde ihm aufjedenfall empfehlen sich erstmal zu bilden und wissen über ein thema zu erlangen bevor er direkt anfängt zu diskutieren ohne den leisesten hauch einer ahnung zu haben. immerwieder das selbe mit dem.
 
Vucic congratulates Albania on EU candidate status | InSerbia News



Addressing a joint news conference with European Commission (EC) President Jose Manuel Barroso in the Palace of Serbia, Vucic said that he sent a note of congratulations to Albanian Prime Minister Edi Rama for the success of his country in winning the EU candidate status, which Rama accepted with satisfaction. Vucic expressed the belief that he will meet with the Albanian prime minister in autumn.

Read More at inserbia.info/today/2014/06/vucic-congratulates-albania-on-eu-candidate-status/ © InSerbia News
 
Majupi keq qeni biri kuqkes e haksh biren e mutit.
Alter, ::lol: was los? Es gibt keinen Grund, Mütter zu beleidigen. ;)

- - - Aktualisiert - - -

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=280526

Barroso: Statusi kërkon angazhim
30/06/2014






Ky është momenti kur presidenti Komisionit Europian Jose Manuel Barroso ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë e cila supozohej të zhvillohej 3 vjet më parë, por klima politike e atëhershme pas zgjedhjeve lokale të 2011-s do ta anulonte atë.

Pas një takimi prej 60 minutash në sallën e hartave me kryeministrin Edi Rama, Barroso në një konferencë të përbashkët për shtyp ia bëri të qartë të gjithë aktorëve politikë vendas se çelja e negociatave do të thotë përpjekje të reja e të përbashkëta, me një kualitet krejt tjetër demokracie.

Unioni, theksoi Barroso, është gati ta shohë Shqipërinë si një anëtar të ardhshëm, por gjithçka mbetet në duart e shqiptarëve për ta afruar apo
thonjeza.png

Unioni është gati ta shohë Shqipërinë si një anëtar të ardhshëm, por gjithçka mbetet në duart e shqiptarëve për ta afruar apo larguar bërjen realitet të kësaj aspirate

Jose Manuel Barroso
President i KE
larguar bërjen realitet të kësaj aspirate: “Dhënia e statusit të vendit kandidat, që tashmë është pranuar në mënyrë unanime nga qeveritë e BE-së, është natyrisht një sukses i madh për Shqipërinë, po ashtu mendoj se është një lajm i mirë për të gjithë rajonin. Statusi i vendit kandidat do të thotë që njihen angazhimet dhe hapat konkretë të ndërmarra nga qeveria muajt e fundit në mënyrë që të çohet më tej procesi i rerformave të kërkuara nga BE-ja, përfshi edhe reformën në drejtësi. Kam besim që ky kapitull i ri do t’i japë një shtysë tjetër Shqipërisë për t’i trajtuar sfidat me vendosmëri dhe i theksova kryeministrit Rama se për të ecur më tej në rrugëtimin europian, Shqipëria lipset të intesifikojë qasjen e saj me refomat.”

Barroso dha këtë vlerësim për vizitën e pritshme të kryeministrit Rama në Beograd: “Ne e kemi mirëpritur inistativën e kryeministrit Rama për t’u takuar me kryeministrin e Serbisë, vizitë e cila është më shumë se një xhest simbolik. Rajoni tashmë ndodhet në paqe, por lipset konsolidimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit.”

Kryeministri Rama theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat për qeverinë shqiptare është një moment që i ngarkon një përgjegjësi të re: “Nuk e marrim statusin si një trofe dhe nuk e konsiderojmë një arritje të njëanshme. Duam të bëhemi anëtarë të BE-së, por për këtë kemi ende detyra të vështira për të realizuar. Presidenti Barroso u interesua dhe për ato që kemi bërë në planin ekonomik dhe unë e informova për një rritje ekonomike të vazhdueshme që ne presim duke nisur nga ky vit.

“Lufta ndaj drogës, të shkohet te paratë”

Barroso: Lazarati, operacioni duhet të çojë në sekuestrimin e aseteve

Top Channel e pyeti presidentin Barroso se si është parë në kancelaritë europiane operacioni policor në Lazarat.

“Unë e kam uruar kryeministrin për operacionet e suksesshme të antidrogës në plantacionet e mbjellura me narkotikë në atë zonë. Unë besoj se tashmë Shqipëria duhet të kalojë përtej këtyre përpjekjeve dhe duhet që në mënyrë efikase të sekuestrojë pasuritë e të implikuarve në trafik droge, duke bashkëpunuar edhe me Europolin. Lufta kundër narkotikëve duhet të jetë një përpjekje kombëtare dhe politizimi i saj duhet të shmanget. Policia dhe agjensitë ligjzbatuese duhet të lihen të bëjnë punën e tyre dhe nuk duhet ndërhyrja e asnjë partie, për t’i dhënë kështu fund kultivimit dhe trafikimit të lëndëvë narkotike. Unë mirëpres faktin për çfarë është arritur në këtë operacion të suksesshëm dhe shpresoj që ky angazhim të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi Barroso.

Presidenti Barroso i dorëzoi Kryeministrit Rama marrëveshjen midis Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e BE-së “Creative Europe”, me synim për të mbështetur dhe promovuar kulturën dhe artin shqiptar.

Barroso: Jetik konsolidimi i gjyqësorit
Kreu i KE tek Krimet e Rënda: Të vijojë puna e nisur

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso gjatë qëndrimit në Tiranë ka zhvilluar një vizitë në selinë e Gjykatës së Krimeve të Rënda, institucion për të cilin Bashkimi Evropian ka investuar si në mënyrë financiare ashtu edhe me asistencë.

Në fjalën e tij në përfundim të vizitës, zoti Barroso ka deklaruar se, dhënia e statusit të vendit kandidat më herët gjatë muajit ishte edhe një vlerësim për punën që po bëhet në sistemin gjyqësor.

Por nga ana tjetër ai ka theksuar se GJKR duhet të intensifikojë performancën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Mirëpres faktin që kompetencat e kësaj gjykate janë zgjeruar më tej. Kjo lloj pune që është bërë deri tani do ta vërë më tej theksin tek lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Që gjykata të jetë efikase duhet të ketë bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe ILDKP-në”, ka deklaruar Barroso.

Zyrtari i lartë evropian ka kujtuar se BE ka investuar 150 milionë euro për këtë gjykatë, gjë që sipas tij tregon interesin e Unionit për rrugën e integrimit të Shqipërisë.

“Gjyqësori është shumë i rëndësishëm për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Ju uroj të gjithëve shumë sksese të mëtejshme”, ka thënë më tej Barroso.

Në këtë vizitë presidenti i KE shoqërohej nga kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij ka theksuar se drejtësia është sfida kryesore e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

“Drejtësia sot është problemi më i madh që vënë në dukje partnerët tanë evropianë. Shqipëria me këtë gjendje të drejtësisë nuk mund të bëhet anëtare e BE. Kjo është një sfidë e përbashkët që duhet ta adresojmë të gjithë së bashku”, ka thënë Rama.

Shefi i qeverisë ka nënvizuar se, ekzekutivi do të ndërmarrë një reformë që do të bëjë që roli i gjyqtarëve dhe prokurorëve të jetë i patjetërsueshëm.

“Këtë sfidë do ta fitojmë së bashku falë mbështetjes së KE, Komisionit të Venecias, misionit Euralius, etj. Hapat tanë duhet të jenë të shpejtë e të vendosur për t’u shkëputur një herë e përgjithmonë nga kjo fazë e sistemit të drejtësisë”, ka shtuar Rama.
 
Zurück
Oben