TURP TURP
Rreth orës 20:15, 2 turistë çek janë ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Dukagjinit teksa lëviznin me makinën e tyre. Burime për A1 Report bëjnë të ditur se çifti i turistëve çek, janë vrarë me automatik në fshatin Prekal të Shkodrës teksa udhëtonin me Fuoristradë e tyre me targa çeke 4389778.
A1 Report ka siguruar edhe pamjet e para nga vendi ku ka rënë makina me të cilën udhëtonin çifti i turistëve çek, të cilët kanë humbur jetën.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë trupat e dy turistëve çek ende nuk janë nxjerrë nga makina.
Burime për A1 Report bëjnë me dije se në pjesën e sipërme të kroskotit është gjetur gjurmë dore. Kjo rrit dyshimet se kjo ngjarja mund të lidhet me një tentativë grabitje. Po ashtu dyshohet se personat të cilët kanë tentuar të grabisnin 2 turistët ishin në dijeni të intinerarit të turistëve.
Në vendin e ngajrjes janë gjetur një armë e tipi Kallashnikov, Krëher me fishekë dhe 2 gëzhoja
Deri në këto momente sipas policisë mësohet se është më shumë se një person i cili ka qëllua, ose që kanë marë pjesë në këtë ngjarje të rëndë ku dy persona humbën jetën.
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Ndërkohë që policia në një njoftim parakrap për mediat konfirmon viktimat e kësaj ngjarje të rënëdë të ndodhur mbrëmjen e 3 korrikut.Sipas policisë MICHAEL SVATOS 27 vjeç, SUFICE , ANNA KOSINOVA 36 vjeçe, KLANDO janë viktimat e kësaj ngjarje. Policia thekson në njoftim se ëqshtë njoftuar me telefon nga një banor i këtij fshati i cili ka parë makinën me dy persona të vrarë.
“Kemi marre nje telefonate nga nje shtetas ne vendin e quajtur fshati Prekal komuna Postrribe ne rruge kryesore eshte nje mjet me dy shtetas te huaj (Çek) nje djale dhe nje vajze te vrare me arme zjarri automatik. Ne vendin e ngjarjes jane nisur forcat e policise. Grupi hetimor nga veprimet e para hetimore beri te mundur identifikimin e viktimave te cilat rezoltojne se jane shtetas Çeke dhe jane vrare me arme zjarri.
MICHAEL SVATOS 27 vjeç, SUFICE .
ANNA KOSINOVA 36 vjeçe, KLANDOTarga e mjetit te Çekeve 4P8 : 9798
Në automjet është gjetur një arme automatik , jashtë automjetit eshte gjetur nje kreher rreth 30 m larg, 2 gezhoja rreth 10 m nga kreheri.Ne drejtim te vendngjarjes jane nisur drejtoret e pergjithshem te policise Ardian Ćipa dhe Altin Qato si dhe grupet e Fnsh ku do krihet e gjithe zona. Po punohet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes si dhe evidentimin dhe kapjen e autoreve.Dyshohet se njeri nga autoret mund te kete qene duke udhetuar me viktimat.Po vijon kqyrja e automjetit i cili eshte ne gjendje te permbysur”
Quelle: jetaoshqef.al