[TD="class: font7, width: 100%"]Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një dyqan në një qendër tregtare[/TD]
[TD="width: 100%"]
[/TD]
[TD="class: fontsott"][/TD]
[TD="class: font16, width: 100%"]
TIRANE
- Katër persona të armatosur dhe të maskuar si babagjyshë të Vitit të Ri kanë shfrytëzuar atmosferën festive në një nga qendrat tregtare të Tiranës, për të grabitur një argjendari.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një qendër tregtare në periferi të Tiranës, ku “babagjyshët” e armatosur kanë kërcënuar shitësin e një argjendarie, duke arritur të marrin një shumë parash dhe bizhuteri me vlerë.
Me të marrë njoftimin për ngjarjen, policia ka mbërritur në qendrën tregtare dhe ka marrë në pyetje klientët, të cilët kanë thënë se nuk kanë vënë re asgjë, pasi nuk ka patur të shtëna me armë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
(
Ne foto makina e djegur e grabitesve
)
Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë tip Benz ngjyrë gri me targë AA147FY, të braktisur dhe të djegur, pak kilometra larg qendrës tregtare, me të cilën grabitësit janë larguar nga vendi i krimit. Sipas burimeve nga policia, mendohet se grabitësit janë larguar me këmbë drejt zonës së Lanabregasit.
Gazetari i “News24”, Spartak Koka bën të ditur se pas ngjarjes grabitësit janë përballur me një patrullë policie në Farkë, me të cilën kanë shkëmbyer zjarr dhe më pas janë detyruar ta braktisin automjetin, që rezulton të jetë në pronësi të një qytetari me banim në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Policia është vënë në kërkim të grabitësve, ndërsa errësira dhe terreni i pafavorshëm e vështirësojnë operacionin.[/TD]