G
Gelöschtes Mitglied 29152
Guest
Nuk e di a je kah e din për çka po flet, ama me gjas ti lidhje nuk paske se si mbahen zgjedhjet. Natyrisht qe nuk ka mundesi, se kjo mundesi nuk egziston as ligjerisht as praktikisht. Ligjerisht zgjedhjet jane mbajt dhe zgjedhjet tjera mbahen sikurse parashihet me ligj ne menyre te rregullt kur te skadon mandati i kuvendit komunal ose ne menyre te jashtezakonshme si p.sh. kur ka ndonje doreheqje qe e paralizon punen e kuvendit komunal, dorehiqet kryetari, etj. Kurse praktikisht duhen minimumi nje deri ne dy muaj me u pergadit zgjedhjet, sic jane vendvotimet, fletvotimet, kutiat e votimit, komisioneret e zgjedhjeve, transporti i sigurt, etj, etj. Plus qe duhet me i shpall kryetarja e shtetit e qe shkojn dite e jave veç ne korrespondence e koordinim ne mes nivelit te pushtetit lokal e qendror. Pra edhe me dasht me ua leju serbeve me votu prap kjo pune don jave e muaj organizim, afate ligjore , etj.
Pertej kesaj nuk po e shoh te arsyshme me organizu zgjedhje prap, se nuk besoj qe per pak jave kane ndryshu mendim, e dyta kjo i kushton taksapaguesit kosovar dhe e treta zgjedhjet nuk organizohen çdo jave per teket e dikujt. Çka nese neser dikujt ne Prishtine nuk i pëlqen rezultati i zgjedhjeve, prap me organizu zgjedhje a? Ketu po flasim per shtet qe ka dhe mban pergjegjesi e jo per çerdhe femijesh.