Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nachrichten aus der Republik Kosovo / Kosova

gc6_1.png
 
auto_21memov1495360170.jpg


Vllasi: Beogradi me “Memorandumin 2” synon Serbinë e madhe


Gazeta e përditshme e Beogradit, “Danas”, ka publikuar pjesë nga intervista e Azem Vllasit për N1 të Sarajevës. Ajo citon pohimin e Vllasit se në Beograd tani është në fuqi “Memorandumi 2”, pika e parë e të cilit thotë se “ajo që nuk është realizuar me luftë, duhet të realizohet me mjete paqësore dhe manipulime diplomatike”, transmeton Koha.net.
(Të kujtojmë se Memorandumi i parë, i njohur si Memorandumi i Akademisë serbe të Shkencave dhe Arteve (ASSHA) ka qenë udhëzim dhe inspirim për luftërat e përgjakshme që Serbia shkaktoi në republikat e ish-Jugosllavisë, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, për të përfunduar me masakrat dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova – sqarim ynë).
Vllasi, që mediat e Beogradit e prezantojnë si avokat dhe këshilltar i presidentit të Kosovës, i tha N1 të Sarajevës se për “Memorandumin 2” ka marrë vesh përmes burimeve të tij në Beograd dhe se ky dokument duhet të zëvendësojë Memorandumin e ASSHA nga viti 1986.
Kjo platformë e re, citohet të ketë thënë Vllasi, parasheh krijimin e të ashtuquajturës Serbi e madhe me rrugë paqësore dhe mjete diplomatike dhe gjithë çfarë po ndodhë, sipas tij, tregon se ajo që ka marrë vesh rreth tij është e vërtetë.
Tani në Serbi çdo gjë është si në kohën e Millosheviqit. Në të njëjtën mënyrë krijohet lideri, në të njëjtat gjatësi valësh janë mediet, ka thënë ai.
Siç citohet të ketë thënë, tani “duhet të barazohen fajet dhe të thuhet se qytetarët janë fajtorë, se fajtorë janë qytetarët e Bosnjës që kanë mbrojtur Bosnjën”.
(e ka fjalën për shqiptarët, na kanë quajtur separatistë. Vazhdimisht fajtorë janë të tjerët, kurse në Beograd mos e dhëntë Zoti”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.
Vllasi thotë se projekti i Serbisë së madhe është ende gjallë, “kundruall Kroacisë kjo ka përfunduar, por ka mbetur ndaj gjysmës së Bosnjës si dhe ndaj Kosovës”.
Zhurma ndaj Ramush Haradinajt bëhet për shkak të zemërimit pse organet e gjyqësis[ franceze nuk përmbushën fletarrestin e Serbisë. Beogradi nuk ngurroi, pushteti dhe jo vetëm mediet, që të pështyjnë. Haradinaj tani është i zemëruar, jep deklarata. E gjitha ka më shumë dimensione komike sesa tragjike, por lë pasoja në klimën tonë të përgjithshme, - ka sqaruar Vllasi, transmeton Koha.net.
Por, siç është shprehur Vllasi, për marrëdhëniet në rajon shumë më të rrezikshme janë deklaratat e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të zyrtarëve të tjerë të Beogradit.
Pasoja më të mëdha për raportet tona dhe për gjendjen në rajon mund të kenë deklaratat e zyrtarëve siç është kryeministri i Serbisë, Vuçiq, sesa deklaratat e Haradinajt që është lider i një partie opozitare, ka shtuar ai.
Të gjitha vendet e dala nga zhbërja e ish-Jugosllavisë pajtohen, përveç Serbisë që ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Beogradi asnjëherë nuk është kufizuar publikisht ndaj referendumit të paralajmëruar për shkëputjen e Republika Serbska (nga Bosnja e Hercegovina), ka përfunduar ai.
Vllasi: Beogradi me ?Memorandumin 2? synon Serbinë e madhe - KOHA.net
 
Das Paradoxon der Europäischen Union:

Man strebt im Kern eine politische Union, aber man fördert Kleinstaaterei und Nationalismus. Und jetzt sollen sich zuerst mal Kosovo und Montenegro gegenseitig klar «begrenzen», bevor dann die Grenzen in der EU aufgehoben sein werden.

Total sinnentleert.
 
Zurück
Oben