Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nachrichten aus der Republik Kosovo / Kosova

Ahmeti kritikohet për keqmenaxhim me Prishtinën, nga 49 milionë euro u shpenzuan vetëm 9

Mungesa e investimeve kapitale nga viti në vit po e përcjell vazhdimisht komunën e Prishtinës, shfrytëzimi i vetëm 9 milionë euro nga 49 milionë gjithsej, në këta nëntë muajt e fundit të vitit 2019, po konsiderohet dështim dhe keqmenaxhim nga ana e kryetarit Shpend Ahmeti.

Opozita në kryeqytet dhe ata që e monitorojnë punën e ekzekutivit thonë se gjithë këto mjete të tepruara do të duhej të shfrytëzoheshin në shumë dikastere tjera. Gjitha këto akuza, i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i arsyeton me vonesat në prokurim dhe zvarritjet në projektet të vjetra.

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Gashi për KosovaPress, qeverisjen e tanishme të kryeqytetit e cilëson dobët dhe padijshme.

Sipas tij, nuk është sukses të shpenzohen të hollat vetëm në rrugët e kategorisë së tretë dhe të katërt.

“Ka mjaft hapësirë për të investuar, ka shumë nevojë për investime. Ndërsa kjo qeveri po tregohet e pasuksesshme, e dobët e padijshme. S’mundet të bëhen politika zhvillimore të komunës me këtë intensitet, me këtë pafuqi planifikuese dhe realizuese. Nuk shpenzohen 48 milionë me rrugë të kategorisë së tretë dhe të katërt. Me rrugë të vendbanimeve rurale, nuk mund të shpenzohen. Aty duhet investim në kolektorë, në pjesën e rrugës A, pas Pallatit Drejtësisë, pastaj tek objektet shkollore”, pohon Gashi.

Më kritikues ndaj qeverisjes komunale është asamblisti Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i cili për këtë që e konsideron dështim, thotë se Shpend Ahmeti duhet dhënë dorëheqje.

Sipas tij, nuk ka asnjë kuptim që një kryetar të qëndrojë në pozitën e tij, kur nuk dinë t’i shfrytëzojë 40 milionë euro që dedikohen për investime kapitale.

“Komuna e Prishtinës ka buxhet për investime kapitale për vitin 2019, rreth 50 milionë euro apo mbi 49 milionë euro për investime kapitale. Prej këtyre janë investuar për nëntë muaj, dikur rreth 9 milionë euro, që do të thotë nuk ka kaluar shifra as 20 për qind e investimeve kapitale. Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme për qytetin e Prishtinës për shkak të nevojave për investimeve kapitale. Kemi nevojë për ndërtimin e shkollave, ndërtimin e çerdheve, ndërtimin e parqeve, gjithë këto mjete po mbahen të pa investuara për shkak të neglizhencës dhe mosdijes të ekzekutivit. Kemi nevojë për investime në rrjetin e kanalizimit, kur i shohim lagjet se çfarë gjendje janë, nuk ka asnjë kuptim që një kryetar me qëndru më tutje kur mbesin 40 milionë euro të pa shfrytëzuara. Nuk ka kuptim një menaxher i komunës kur nuk dinë me shfrytëzuar mjetet që dedikohen për investime”, thotë ai.

Ndërkaq nga Iniciativa për Progres, “INPO”, që e monitoron komunën e Prishtinës, Qëndrim Arifi thotë se për mos investime kapitale, fajtor kryesor është keq menaxhimi dhe keq planifikimi i Shpend Ahmetit.

“Faktorët janë të ndarë por kryesisht është e koncentruar në keq planifikim dhe keq menaxhim. Pse është në keq planifikim dhe keq menaxhim. Keq planifikim sepse njësitë kërkuese që janë drejtorit komunale kur të parashikojnë një projekt, shikojnë vetëm koston të kryerjes së punëve. Lidhin kontratat, por nuk parashihen fare kosto e shpronësimeve. Shumica e këtyre projekteve ngecin për shkak të problemeve pronësore. Pra është një keq planifikim sepse planifikohet vetëm kosto e shpronësimeve, shumica e këtyre projekteve ngecin për shkak të problemeve pronësore. Sa i përket keq menaxhimit kemi shumë projekte të cilat fillojnë, nuk kanë probleme pronësore, mirëpo punët neglizhohen nga operatorët ekonomik dhe komuna nuk merr masa ndaj atyre operatorëve, ashtu siç shihet në ligjin e prokurimit publik dhe rregulloret tjera përcjellëse në këtë lëmi”, thotë ai.

E i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti gjithë këto akuza dhe kritika që po adresohen karshi tij, thotë se janë tendencioze dhe të përsëritura çdo vit.

Teksa për teprimin e 40 milionë eurove në nëntë muajt e fundit për investime kapitale, i pari i komunës e arsyeton me procedurat e tej zgjatura të prokurimit. Ai thekson se këtë vit plani i prokurimit ka përfunduar 100 për qind dhe se paratë nuk do të humbin, por thjesht do të barten për vitin tjetër për të njëjtin projekt.

“Nuk ka gjëra të tilla që dikush thotë 20 për qind 30 dhe krijohet bindja që kanë mbet pare dhe nuk po munden me u shpenzuar. Edhe vitin e kaluar në dhjetor u bë zhurmë e madhe se kanë tepruar 25 milionë, shihni sivjet pjesa më e madhe e atyre fondeve janë shpenzuar. Pra është shumë e thjeshtë se bartja ndodhë se ka prokurim që zgjatë ma shumë, ka projekte disa vjeçare. Mundet që të hyrat vetanake që i mbledhim në shtator-tetor-nëntor janë para që vijnë, atëherë dhe nuk mundemi të shpallim prokurimin. E mira e gjithë kësaj është që ne sivjet e kemi kryer planin e prokurimit 100 për qind, i kemi nënshkruar gjitha kontratat dhe tash jemi në implementim. Pjesa që kryhet sivjet kryhet, pjesa që mbet për vitin tjetër, parat nuk humbin. Efekti në ekonomi, në buxhet është i njëjtë, pasi parat e njëjta shpenzohen”, thotë Ahmeti.

Komuna e Prishtinës edhe në vitet paraprake është akuzuar për mos shpenzim të mjeteve për investimeve kapitale. Ndërsa disa projekte kanë mbetur në gjysmë si ndërtimi i kolektorit në lagjen “Kalabria” për shkaqe të problemeve pronësore.


https://www.koha.net/metro/193301/a...inen-nga-49-milione-euro-u-shpenzuan-vetem-9/
 
Wieso??Es sind serbische Stimmen die nicht zählen, also ich wäre selber angepisst wenn ich wählen gehen würde und dann meine Stimme nicht zählt


Wen juckts, das Ergebnis ändert sich für die Srpska Lista nicht und die neue Zusammensetzung der Parlaments ist für die SL jetzt besser. Die Aufgabe der SL ist es serbische Interessen zu vertreten, nicht irgendwelche philisophischen Debatten zu führen :lol:
 
Kurti hat schon vor Wochen die Gespräche mit den Minderheiten begonnen. Macht euch keine Hoffnungen meine serbischen Nachbarn.
 
Wen juckts, das Ergebnis ändert sich für die Srpska Lista nicht und die neue Zusammensetzung der Parlaments ist für die SL jetzt besser. Die Aufgabe der SL ist es serbische Interessen zu vertreten, nicht irgendwelche philisophischen Debatten zu führen :lol:

Wie kommst den drauf das die Zusammensetzung jetzt besser für die SL ist, haben ja nicht mehr Sitze deswegen??

Du verstehst mal wieder nichts, es werden auch in Zukunft Wahlen stattfinden und was glaubst du passiert dann mit den Stimmen, welche aus Serbien kommen??Nur weil es einem diesmal "passt" muss das nicht auch für die Zukunft gelten. Verstehst du das.
 
Zurück
Oben