Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nachrichten aus der Republik Kosovo / Kosova

[h=1]Parlamenti Evropian sot diskuton për Marrëveshjen e Stabilizim–Asociimit me Kosovën[/h]


Ulrike-Lunacek.jpeg


Parlamenti Evropian, në sesionin e sotëm të pasdites, do të debatojë për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, e cila është arritur në tetor të vitit të kaluar.
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, i ka thënë Radio Kosovës se debati do të zhvillohet të mërkurën, në sesionin e pasdites, ndërsa hedhja në votim e marrëveshjes do të bëhet të enjten.
Lunaçek do të flasë para eurodeputetëve për rëndësinë e këtij dokumenti për Kosovën dhe për bllokun 28 anëtarësh.
Në fakt, fryma e këtij debati do të jetë ajo që do përcaktojë votimin e së enjtes, më 21 janar, kur Parlamenti Evropian mbyll sesionin parlamentar, që ka nisur të hënën, më 18 janar.
Ajo pret që Parlamenti Evropian të japë pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Kosovën nuk është e formatit të njëjtë me shtetet tjera të Ballkanit, që janë aspiruese për integrim në BE.
Kjo marrëveshje nuk është nënshkruar nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk shkon nëpër proces ratifikimi. Në këtë mënyrë, votimi për miratimin e kësaj marrëveshjeje nga Parlamenti Evropian do të bëjë që ajo të jetë e plotfuqishme.
Teksti i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit është neutral ndaj statusit të Kosovës, për shkak se Kosova nuk është njohur ende nga pesë vende anëtare të BE-së. Por, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Lunaçek, thotë se, në dokumentin e marrëveshjes, Parlamenti Evropian nuk është neutral ndaj statusit dhe Kosova nuk do ta ketë fusnotën.
(m.k/BalkanWeb)


http://www.balkanweb.com/site/parlamenti-evropian-sot-diskuton-per-marreveshjen-e-stabilizim-asociimit-me-kosoven/












 
Dieser Mann ist absolut unschuldig.
Ein ganz deutliches Signal an alle Serben im Kosovo.
Möge euch Gott beistehen, sonst habt ihr niemanden.
 
Zurück
Oben