Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nachrichten aus Mazedonien

Status
Für weitere Antworten geschlossen.
Dardania ist schon Kosova aber wir können uns ja vereinen zu einem großen Dardania. :D
 
Këta janë shqiptarët që shpëtuan maqedonasen Sonja



Berat Limani, Orhan Memeti, Fisnik Gjoni dhe Fuad Beqiri, janë të rinjtë shqiptarë të cilët të dielën në mbrëmje kanë“Në bazë të komunikimit me ta konstatuam disa ishin maqedonas, disa shqiptarë. Po kjo nuk kishte rëndësi. Për ne ishte me rëndësi të shpëtojmë njerëzit që ishin në veturat e mbuluara nga uji. Arritëm të nxjerrim njerëzit që gjendeshin në rreth 15 vetura të cilat kanoseshin të mbulohen nga uji. Kishte aty edhe të rinj edhe të moshuar, kishte edhe fëmijë”, tregon për “Lajm” përjetimin e natës së diel, Berat Limani nga Hasanbegu i Shkupit.Në momentet kur ka filluar rrebeshi i shiut dhe breshrit, Limani ka qenë me veturë duke sjellë në Shkup disa miq të cilët është dashur të marrin pjesë në turneun futbollistik kushtuar Harun Aliut.Kur kanë mbërri te rrethrrotullimi afër hotelit Kontinental, ata kanë vërejtur veturat e mbuluara që po i mbulonte uji. Pasi kanë dëgjuar thirjet dhe britmat për ndihmë ata nuk kanë menduar fare.“Nuk menduam aspak, vetëm u zbathëm, u futëm në ‘liqenin’ e krijuar ujë dhe filluam të ju ndihmojmë personave të ngujuar nga uji. Në mesin e tyre ishte edhe Sonja Ajanovska, e cila sapo e nxorëm nga makina na premtoi se do të na falënderojë publikisht për ndihmën që ja ofruam”, tregon Berati.Shpëtimi i Sonja Ajanovkës nga të rinjtë shqiptarë bëri bujë mediale, sepse ajo publikisht u falënderua për këtë gjest të rinjve shqiptarë, në momentet kur në Maqedoni po ndodhin raste të shumta të urrejtjes ndërnacionale.Ajo në fund të letrës u është drejtuar qytetarëve me ..faleminderit!!, në gjuhën shqipe.Ju sjellim edhe njëherë letrën e saj integrale të publikuar në facebook. “..uji arriti deri tek dyert..pash veturën para meje se si lundron..afër një veturë u mbush me ujë dhe e hodhi në anën tjetër të rrugës, ndërsa brenda një nënë me një fëmijë..disi arritëm në një pjesë të sigurt (në afërsi të hotelit Kontinental) dhe më pas edhe një rrugë e përmbytur..as  andej, as këndej..falënderim i madh për grupin e qytetarëve të cilët me vetiniciativë dolën të zbathur në rrugën me ujë deri në mes dhe në gjuhën shqipe dhe maqedone na treguan që të mos përmbytemi dhe se si të vazhdojmë në të sigurt..jo nesër, këtë ditë dua t’ju falënderohem për njerëzimin dhe ndihmë..faleminderit!! Sonja Ajanovska”.


respekt!!
 
Zuletzt bearbeitet:
am samstag fliege ich nach mk! ich hoffe es ist ein bisschen mehr los als in diesem thread :)
 
Status
Für weitere Antworten geschlossen.
Zurück
Oben