'Rrno vetëm për me tregue' - At Zef Pllumbi
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Koment nga Anton Cefa
Ishte më i riu i Etënve të zhgunave shqiptarë të Shen Françeskut, kur At Marin Sirdani, historiani i shquar dhe mësuesi i tij, në kohën që oficera të UDB-ës po merrnin në "dorëzim" nga oficera të Sigurimit tonë materiale të Arkivit të Fretënve (që ishte unik në Shqipëri, fillimet e të cilit mbërrinin në vitin 1415 dhe kishin vazhdimësinë e dokumentave kishtare dhe shoqërore historike-ekonomike deri në ato ditë), për t'i çuar në Beograd, e porositi: "Rrno vetëm për me tregue".
Dhe Padër Zefi, kështu e kemi thirrur gjithmonë, e pati peng të jetës së tij këtë porosi. Rroi dhe tregoi. Me antologjinë e kujtimeve dhe botimet e tjera dhe me gjithë veprimtarinë e tij në dobi të kishës, të Urdhnit të Shen Françeskut dhe të Atdheut, sfidoi vdekjen dhe pavdekësoi veten. Tani që nuk e kemi më fizikisht, e kemi në Panteonin e lavdishëm të personaliteteve më të larta të kombit dhe, sidomos, në një hauz të veçantë të atij Panteoni, në atë të paraardhësve dhe mësuesve të tij të mëdhenj: Gjergj Fishtës, Shtjefen Gjeçovit, Pal Dodajt, Ambroz Marlaskajt, Vinçenc Prendushit, Marin Sirdanit, Anton Harapit, Justin Rrotës, Martin Gjokës, Bernardin Palajt, Donat Kurtit, Benedikt Demës, Gjon Shllakut, etj.
Në shkrimet publicistike, intervistat, veprat, sidomos në "Rrno vetëm për me tregue", ai i ka bërë një analizë shkencore periudhës së diktaturës dhe ka përvijuar detyra konkrete për ndërtimin e një Shqipërie të lirë e demokratike. Para së gjithash, ai na porositi të mos harrojmë për asnjë moment të kaluaren, si kusht të domosdoshëm për të ndaluar kthimin e saj dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të mirë.
__________
Ky liber prej mbi 700 faqesh duket te jete nje burim i pasur dhe i rendesishem rrefyes i kohes ne te cilen ka jetuar shkrimtari. Kohe, te cilen gjenerata e re, se ciles i takoj edhe vete une, nuk mund ta perceptoje.
Si te jem ne Tirane do ta kerkoj kete liber.
- - - Aktualisiert - - -
'Unë jam gegë' - Mustafa Nano
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Koment nga Primo Shllaku
Jam i sigurt se ka njerz sot në Tiranë që titulli i ktij libri "Unë jam gegë" ka për t'i çuditë e tronditë ma fort se sikur ky libër i M. Nanos ta kishte titullin "Unë jam gay". Për nji pjesë të madhe të autoriteteve "misterioze" binomi "gegë – toskë", ose edhe kufizat e tij të marra veç e veç, janë fjalë pa ndonji kuptim, janë "historizëm", fjalë të kohës së Nuhit, gjithsesi pa landësi e përmbajtje.
Kto fjalë si dhe derivatet e tyne që përskajojnë sektorët e mdhenj përkatës të shqipes, janë fjalët tabu që askush ma nuk duhet me i përmendë. Dhe deterrentin e tabusë, fuqinë e tij shkatërruese e përban pohimi se ai që i përmend, automatikisht mund të dyshohet për "përçarës i kombit". Fjalë e madhe kjo... Pra tabuja ka edhe sfinksin rojtës që e mban të gjallë tmerrin para tundimit. Jemi në terren tansisht mitologjik. Kultura shqiptare e tranzicionit e mbërthyeme në çatallet e mitit?! Mozotmakeq!