... und wieder ein neues Projekt.
Dieses Gebäude wird von einer Kroatischen Firma investiert und soll als zeichen der Freundschaft zwischen KS und Kroatien stehen.
"Kosova Towers" | 2 x 24 fl.
Info:
Architect: Ante Vrban
Investor: Kamgrad
- Website:
www.kamgrad.hr
Floors: 2 x 24 fl
Cost: 77 mil €
Location: Center, Prishtina
Construction Start: Spring 2011
Renders:
Npaar andere Fotos:
Kosova Towers
Sahat Kulla (SSC)
Hier ist ein Video dazu:
http://videos.klankosova.com/oraepas...dites_1305.wmv
01:01:30
Kroatët investojnë 77 milionë euro për dy kulla binjake në Prishtinë
Publikuar: Sot, më 15 maj 2010
Prishtinë 15 maj – Kompania “Kamgrad” nga Kroacia ka prezantuar në Prishtinë projektin për ndërtimin e dy rrokaqiejve me nga 24 kate, të cilët sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie do të kenë një gjatësi prej 80 metrash dhe do të ndërtohen në një hapësirë prej 37 arë. Projekti i cili pritet të nisë së realizuari në praktikë më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm, pritet të kapë koston e ndërtimit në rreth 77 milionë euro. Lokacioni për realizimin e këtij projekti është paraparë të jetë qendra e Prishtinës, përkatësisht në afërsi të Gjykatës Komunale. Për përgjegjësit e projektit, por edhe për të parin e Prishtinës, ndërtimi i këtyre rrokaqiejve përveç që do të kenë funksion banues dhe komercial do të ushtrojnë edhe funksionin e simbolizmit dhe përfaqësimit të miqësisë kroate–kosovare. Ata kanë thënë se edhe modeli i projektimit të këtyre dy rrokaqiejve është bërë duke u ndërlidhur rrokaqiejt mes tyre në formën e miqësisë mes dy popujve dhe shteteve. Mbështetjen për realizimin e këtij projekti e ka dhënë edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, i cili nëpërmjet një telekonference ka mbështetur investimin kroat.
“I kemi shumë borxh Kosovës për gjithë atë që ka bërë për Kroacinë. Kur kam mësuar që biznesi kroat do të investojë në Prishtinë, jam ndier i lehtësuar, ngase kjo paraqet përmbushjen e ëndrrës sime të kamotshme”, ka thënë ish-presidenti Mesiq. Ai i ka porositur elitat politike të dy vendeve që perspektivën ta shohin nëpërmjet zhvillimit ekonomik. “Kroacia dhe Kosova kanë pasur qëllim të përbashkët që të çlirohen nga thundra jugosllave, ndërsa kur sot jemi të çliruar nga kjo thundër, prapë kanë mbetur synimet e përbashkëta dhe këto janë integrimi i dy vendeve tona në familjen e madhe evropiane dhe njëkohësisht zhvillimi i gjithëmbarshëm ekonomik, i cili mund të bëhet vetëm duke investuar në projekt si ky i paraparë në qendër të Prishtinës”, ka potencuar mes të tjerash Mesiq. Ndërkaq i pari i Prishtinës, Isa Mustafa, e ka quajtur projektin e ofruar nga kompania kroate në përputhje me vizionin e tij për shndërrimin e Prishtinës në qendër metropolitane. “I kemi ftuar dhe inkurajuar në vazhdimësi investitorët e huaj që të investojnë kapitalin e tyre në shtetin tonë dhe projekti i ardhur nga Kroacia përputhet me vizionin tonë për krijimin e një qyteti i cili do të këtë përmasat e qendrave metropolitane”, ka theksuar Mustafa. Ai u ka garantuar investitorëve kroatë se Komuna e Prishtinës do të kryejë pjesën e punës së saj në mënyrë korrekte. “Komunës i takon që të ofrojë hapësirën e punës dhe kryerjen e obligimeve administrative, ju premtoj që nuk do të kenë asnjë problem të kësaj natyre”, ka precizuar Mustafa. Nga ana tjetër udhëheqësi i grupit të investitorëve kroatë të mbledhur rreth kompanisë “Kamgrad”, Dragutin Kamenski, ka deklaruar se punët në fillimin e ndërtimit të këtyre dy objekteve pritet të nisin më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm. “Fillimi i punëve është ngushtë i varur nga interesimi biznesit dhe i qytetarëve për t’u sistemuar në rrokaqiejt që pritet të ndërtohen. Deri tani jemi relativisht të kënaqur në këtë drejtim dhe kjo do të ndikojë edhe në dinamikën e fillimit të punëve, por nuk presim që kjo të bëhet para fundit të këtij vitit ose më së largu deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka thënë Kamenski, teksa ka shtuar që gjatë realizimit të projektit pritet të punësohen deri në 500 punëtorë. “Koha e kërkuar për realizimin e projektit është e paraparë të kryhet brenda 15 muajve dhe gjatë realizimit të projektit punëtorët dhe makineria e punës do të jenë vendas, ndërkaq vetëm inxhinierët dhe projektuesit do të vijnë nga Kroacia”, ka theksuar Kamenski. Sipas tij, funksioni i dy rrokaqiejve do të jetë i shumëllojshëm. “Bodrumet janë paraparë të shndërrohen apo të shfrytëzohen për parkingje veturash, pjesa e parë mbi tokë do të jetë kryesisht afariste dhe sportive, ndërkaq pjesët e tjera do të jenë për banim privat dhe zyra”, ka potencuar Kamenski. Ky i fundit është shprehur që modeli i ndërtimit i aplikuar në realizimin e këtij projekti është i pari i këtij lloji në rajonin tonë.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,8,21573