Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Prishtina - Bauprojekte

img8193k.jpg



"Ministria e Arsimit"... ajo tjetra spom kujtohet cfar Ministrie eshte^^, wurden aber hier i-wo gepostet...
 
Hat zwar nicht viel mit Prishtina zu tun, konnte den Thread aber nicht finden...


Metrat e parë të autostradës

tringaramadani_autostratavermic05-490x320.jpg

foto: Tringe Ramadani

Ekskavatorët e kompanisë Bechtel&Enka tashmë kanë gërryer metrat e para të dheut nga Vërmica për në Prizren, në pjesën ku do të ndërtohet autostrada. Krahas gërmimeve, po ndërtohet edhe kampi për vendosjen e makinerisë, përbri të cilit do të jetë edhe punishtja për ndërtimin e platformave të urave dhe impiantet e asfaltit. Këta janë hapat e parë për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar

Nga Zekirja Shabani më 19.05.2010 në ora 14:30

Që nga rruga që të çon te kufiri me Shqipërinë, disa kilometra lart në të djathtë, shihen ekskavatorë që gërryejnë shpatet. Poshtë tyre ca të tjerë përgatisin terrenin për ngritjen e kampit.

Një kolonë njerëzish që presin të hyjnë në hotelin Univers, mu pranë kufirit, patjetër të bie në sy. Aty përkohësisht janë vendosur menaxherët e konsorciumit amerikano-turk “Bechtel & Enka” dhe qytetarët po prisnin në radhë për të firmosur kontratat e punësimit.

Ela Ruqi, shefe e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun, shpjegon se të gjitha këto janë pjesë e dinamikës së punës për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar.
“Kemi filluar mbarë”, thotë Ruqi.

Ekskavatorët e kompanisë Bechtel&Enka tashmë kanë gërryer metrat e para të dheut në kilometrin e gjashtë nga Vërmica për në Prizren, andej, kah do t`i bjerë traseja e autostradës. Krahas gërmimeve, po ndërtohet edhe kampi për vendosjen e makinerisë, përbri të cilit do të jetë edhe punishtja për ndërtimin e platformave të urave dhe impiantet e asfaltit.

Ruqi thotë se puna ka filluar në pronë shoqërore. Aty ku kompania e ka pasur më të lehtë të merret vesh me Qeverinë për kontestet pronësore. Megjithatë, ajo nuk sheh ndonjë telash me pronat private. Përkundrazi është mahnitur me banorët se sa mirë e kanë pritur fillimin e punimeve për autostradën. Nëse gjithçka shkon në rregull, Ruqi thotë se 13 kilometrat e para do të kryhen brenda afatit, megjithëse nuk përmend se kur është afati minimal.

“Çdo punë e jonë bëhet në bazë të projekteve dhe afateve. Tani jemi në fazën fillestare të përgatitjes së terrenit dhe dizajnimit të projektit”, thekson Ruqi.

Ajo thotë se tani për tani dihet vetëm traseja nga do t’i bjerë për dy segmentet e para deri në Duhël dhe dimensionet e autostradës, për të cilën inxhinierët janë duke përgatitur detajisht planin e urave dhe aspektet e tjera teknike.

Ura e parë që do të ndërtohet, do të jetë pikërisht në vendin ku simbolikisht krerët e shtetit më 25 prill, patën dhënë dritën jeshile për fillimin e punimeve. Kjo urë do të kalojë mbi rrugën ekzistuese duke e devijuar autostradën drejt fshatit Zhur.

Por, deri në fund të qershorit, Bechte&Enka është fokusuar të bëjë sistemimin e makinerisë, punësimin e stafit të nevojshëm dhe të kryejë matjet gjeologjike.
Deri atëherë, zyrtarët e kësaj kompanie besojnë se Qeveria e Kosovës do të vendosë edhe për pjesën tjetër të autostradës, saktësisht, segmentin e tretë, ku është diskutabile nëse do të shkohet me tunele ose do të ketë devijim.

“Ne i kemi ofruar Qeverisë si alternativë devijimin dhe tash është duke u bërë projekti për të vlerësuar nëse është më mirë me tunele apo duhet të bëhet devijimi”, thekson Ruqi.
Vendimin final për cilëndo alternativë ajo thotë se do ta marrë Qeveria, ndërsa kompania është e gatshme ta respektojë atë. Krahasuar me terrenin në pjesën e autostradës së Shqipërisë, Ruqi thotë se në Kosovë, pjesa ku po zhvillohen punimet fillestare është me më shumë baltë dhe ka pak terren shkëmbor.

Në anën tjetër, ajo pohon se vazhdimisht janë duke punësuar punëtorë të rinj për nevoja të zhvillimit të projektit.

“Bechtel do të ndjekë dy strategji të punësimit. Njëra do të jetë punësimi direkt i stafit udhëheqës, si inxhinierë e punëtorë të specializuar; si dhe përmes nënkontraktorëve”.
Tashmë për pozitat e hapura për punësim direkt në konzorciumin amerikano-turk, kanë konkurruar mbi një mijë persona dhe dhjetë prej tyre janë punësuar. Të tjerët, zyrtarët e kompanisë thonë se do të punësohen në faza.

“Sa herë të përparojë projekti, do të ketë nevojë për staf të ri dhe varësisht prej nevojave do të ketë edhe punësim”, thekson Ruqi.
Ndërkaq, disa nga kompanitë e nënkontraktuara, tashmë kanë filluar punën për Bechtelin dhe kryesisht po përgatisin terrenin për vendosjen kampit dhe punishteve. Edhe materiali për ndërtimin e autostradës, kryesisht do të merret nga Kosova.

Detajet e autostradës

Gjerësia e rrugës është 28 metra. Rruga do të këtë dy shirita qarkullues me gjerësi 3.5 metra. Do të jetë e tipit të mbyllur me hyrje dalje vetëm nëpër kyçje. Do të ketë mburojë mbrojtëse dhe mure kundër zhurmës. Do të këtë taksë rrugore. Kohëzgjatja e punimeve nga dita e punimit do të jetë për 36 muaj. Numri i punëtorëve për ndërtimin e autostradës në total është rreth 6000 punëtorë, prej të cilëve 4 mijë vendorë. Autostrada do të këtë të njëjtat parametra sikur autostrada Split-Zagreb.

Gazeta Express









Ministri Limaj i kënaqur me dinamikën e punëve në autostradë

Publikuar: Sot, më 22 maj 2010


Vërmicë 22 maj- Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT), Fatmir Limaj, është shprehur i kënaqur me dinamikën e punimeve për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare, gjatë një inspektimi që u bëri punimeve të sapo nisura të këtij projekti. Ai ka paralajmëruar se inspektime të tilla të këtyre punimeve do të ketë edhe më shpesh në të ardhmen. Ai këto komente i bëri të shtunën me rastin e inspektimit të punimeve për ndërtimin e projektit madhor të autostradës Morinë-Merdare, të cilat kanë nisur zyrtarisht në fund të muajit të kaluar. “Sot jemi në vizitën e parë për të parë zhvillimet si po shkojnë në vend punimet për fillimin e ndërtimit të autostradës. Kjo është hera e parë, por ne do të zhvillojmë tash e tutje vizita më të shpeshta për të përcjellë hap pas hapi dinamikën e punimeve”, ka thënë ministri Limaj. Punimet për ndërtimin e autostradës është duke i bërë konsorciumi turko-amerikan “Bechtel and Enka”, për të cilin ministri Limaj ka thënë se është fat që ky projekt po realizohet nga kjo kompani serioze dhe profesionale.
Limaj nuk ka dashur të komentojë kontrollimin e zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës në Aeroportin e Prishtinës nga ana e Policisë së EULEX-it, ndërsa ka shprehur edhe njëherë gatishmëri për bashkëpunim rreth hetimeve që po zhvillon misioni EULEX.

22limaj4.jpg
 
... und wieder ein neues Projekt.

Dieses Gebäude wird von einer Kroatischen Firma investiert und soll als zeichen der Freundschaft zwischen KS und Kroatien stehen.


"Kosova Towers" | 2 x 24 fl.

Info:

Architect: Ante Vrban
Investor: Kamgrad
- Website: www.kamgrad.hr
Floors: 2 x 24 fl
Cost: 77 mil €
Location: Center, Prishtina
Construction Start: Spring 2011




Renders:

kroat.jpg


kroat2.jpg


kroat3.jpg


kroat4.jpg


kroat5.jpg


kroat6.jpg


kroat7.jpg

Skanderbeg (SSC)


Noch npaar andere Fotos:


Kosova Towers
32192_395886418755_662903755_3977110_5897564_n.jpg


32192_395887003755_662903755_3977115_1042568_n.jpg


32192_395886848755_662903755_3977113_3517440_n.jpg


32192_395886088755_662903755_3977106_2805833_n.jpg


32192_395886268755_662903755_3977108_5807175_n.jpg

Sahat Kulla (SSC)


Die Präsentation des Projekts:

YouTube - ANTE VRBAN FOR KAMGRAD!
 
Prishtina synon të lidhet me tren me Aeroportin
Publikuar: E martë, më 25 maj 2010


Prishtinë 25maj – Brenda tre vjetësh Prishtina synon ta këtë në dispozicion një linjë të trenit urban, i cili do t’i bartë udhëtarët shtatë herë në ditë nga Bardhoshi deri në Aeroportin e Prishtinës dhe anasjelltas. Sipas planit ideor, i cili është hartuar nga zyrtarët e Komunës së Prishtinës dhe ata të Hekurudhave të Kosovës, ndalesa e trenit për t’i pranuar dhe zbarkuar udhëtaret pritet të bëhet në se paku pesë vende, nga Aeroporti deri në fshatin Bardhosh të kryeqytetit dhe anasjelltas. Linja do të jetë e gjatë afërsisht 18 kilometra. Lidhur me këtë projekt, të hënën, kanë folur edhe zyrtarët e Komunës së Prishtinës dhe atë të Hekurudhave të Kosovës.
Përderisa zyrtarët e këtyre institucioneve shprehen optimistë që do t’ia dalin me nismën e ndërmarrë, më pak optimistë shprehen njohësit e zhvillimeve në kryeqytet, të cilët kanë pohuar që Prishtinës nuk i kanë munguar asnjëherë idetë dhe vullneti, por që ka qenë buxheti ai që është bërë shkaktar i mosrealizmit të shumë nismave. Drejtori menaxhues i Hekurudhave të Kosovës, Xhevat Ramosaj, është shprehur që idenë e trenit urban të Prishtinës e ka diskutuar edhe me udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë vizitës së fundit të realizuar në Bruksel.
“Ne kemi prezantuar në Bruksel skicën dhe pikëpamjen për krijimin e trenit urban të Prishtinës, nga të cilët kemi kërkuar që Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë ta mbështetë financiarisht procesit e matjes se fizibilitetit të këtij projekti dhe se sinjalet janë inkurajuese që BE-ja do të mbështesë këtë projekt, së paku në fazën fillestare”, ka thënë Ramosaj. Sipas tij, vlerësimi i fizibilitetit mund të fillojë gjatë këtij viti.
“Në rast që konfirmimi do të jetë pozitiv nga Zyra e Komisionit Evropian, atëherë vlerësimi i fizibilitetit do të fillojë gjatë këtij viti dhe qysh në pjesën e parë të vitit të ardhshëm ne do të kemi projektin gjithëpërfshirës të kësaj nisme”, është shprehur Ramosaj. Sipas tij, në pjesën më të madhe të linjës së trenit urban do të shfrytëzohet traseja e hekurudhës ekzistuese.
“Dy pikat e skajshme të kësaj linje do të jenë Bardhoshi dhe Aeroporti i Prishtinës. Përgjatë këtij terreni në pjesën dërrmuese janë të instaluara shinat, por që kërkojnë modernizim dhe përforcim. Ndërsa në pjesën e poshtme tek Aeroporti duhet riinstalim i shinave. Po ashtu duhet ndërtuar edhe terminale për udhëtarë”, ka potencuar Xhevat Ramosaj nga Hekurudhat.
Ky i fundit e ka quajtur të hershëm konstatimin se sa pritet të jetë kostoja e krijimit të lindjes se trenit urban.
“Pas procesit të fizibilitetit mund të dihet saktësisht kostoja dhe modalitetet e tjera të ndërtimit dhe krijimit të kësaj linje”, është shprehur Ramosaj, përderisa ka folur për, siç ka thënë ai, dobinë që ka kryeqyteti nga një projekt i tillë.
“Kohëzgjatja e udhëtimit me trenin urban nga Aeroporti deri në pikën më të largët në Bardhosh do të zgjasë jo me shumë se 20 minuta.
Ky projekt do të jetë ekologjikisht më i pranuar, do të ndikojë në zvogëlimin e qarkullimit të automjeteve në rrugët Prishtinë – Fushë-Kosovë dhe njëkohësisht çmimi i udhëtimit do të jetë trefish më i lirë”, ka thënë Xhevat Ramosaj.
Ndërkaq, për zyrtarët e Komunës se Prishtinës nisma për krijimin e linjës se trenit urban ka ardhur nga i pari i Komunës, Isa Mustafa. “Kryetari, edhe me herët ka pasur takime të shpeshta me menaxhmentin e Hekurudhave të Kosovës, nga të cilët ka kërkuar që të shqyrtohet mundësia e krijimit të një linje hekurudhore të trafikut urban”, ka pohuar Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës. Sipas tij, një ide e tillë ka filluar të marrë formë gjatë kohës së fundit.
“Fillimisht është dhënë si ide, por tani po flasim për një nismë e cila falë donatorëve të jashtëm do të fillojë së konkretizuari në praktikë”, ka theksuar Gashi. Ai ka thënë se zyrtarët e Komunës kanë zhvilluar takime me zyrtarët e Hekurudhave dhe me institucionet qendrore për t’i harmonizuar hapat në drejtim të përshpejtimit të nismës për krijimin e trenit të parë urban në Prishtinë.
“Takimet kanë qenë të kohëpaskohshme, por pritet shpeshtimi i tyre, që do të kenë për qëllim koordinimin e hapave dhe të masave në drejtim të funksionalizimit të idesë për trenin urban në kryeqytet”, ka potencuar zëdhënësi Gashi.
Ndërsa Agron Demi nga instituti GAP, i cili monitoron punën e Komunës së Prishtinës ka thënë se ideja për krijimin e trenit urban ka qenë edhe premtim i Isa Mustafa gjatë zgjedhjeve të nëntorit.
“Treni ka qenë në mesin e 103 premtimeve të ndryshme që i ka dhënë Mustafa gjatë vitit të kaluar dhe tani mbetet për të parë se a do të përmbushet një premtim i tillë”, është shprehur Demi. Sipas tij, realizimi i një projekti të tillë nuk do të jetë çështje vullneti, por buxheti.
“Kostoja e krijimit të trenit urban do të jetë bukur e madhe dhe kjo mund të dërgojë idenë dhe nismën drejt dështimit, ngase deri tani të gjitha projektet e parealizuara kanë mbetur të tilla, për faktin e mungesës së buxhetit”, ka thënë Demi.


Prishtina synon të lidhet me tren me Aeroportin - Komuna - Koha Net
 
Zurück
Oben